Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Si të transportojmë macen pa e stresuar atë ?

Si të transportojmë macen pa e stresuar atë ?

Nga Dr Atalvin Zhiva : Artikullin e mëposhtëm e kam shkruar me bindjen se për dikë do të jetë i vlefshëm në një moment të caktuar, po ashtu kam bindjen se mund të ketë dhe nga ata që do e lexojnë dhe do të thonë : Ky veterineri nuk paska pasur ndonjë temë më me vlera për të na sjellë ?
Të nderuar lexues; jemi një vend në zhvillim, c’do ditë po shohim ndryshime si në kujdesin ndaj kafshëve të shoqërimit dhe në kërkesat që kemi ndaj tyre.
Në klinikat veterinare, dashamirësit që kujdesen për miqtë e tyre të vegjël, që i quajnë ata pjestarë të familjes, shtohen dita ditës.
Pikërisht për të ndihmuar këta solla dhe artikullin e mëposhtëm .

Pothuajse të gjithë ne, veterinerët që punojmë me kafshët e shoqërimit, mund të themi pa hezitim se qentë janë shumica e pacientëve tanë.

Atëhere lind pyetja: Po macet përse i shohim më rralle sesa lloji tjeter i kafshëve të shoqërimit?
A mos janë më të pakta në numër? Me plot gojë mund të themi se kjo nuk është e vërtetë .
A mos macet sëmuren më pak sesa qeni ( kot nuk ka dalë shprehja se macja ka 7 shpirtëra )?
Edhe për këtë ju sigurojmë me plot bindje se sëmundjet që ne njohim, janë pothuajse të barabarta tek këto kafshë shoqërimi dhe se shprehja e sipërpërmendur është tërësisht e gabuar dhe jo e saktë.

Po atëhere kush na qënka arsyeja që pacientët tanë të llojit mace i shohim aq rrallë?

Dhe nga pothuajse të gjithë specialistët e pyetur ( mjek veterinerë, rritës të maceve, analistë të ndryshëm që shpjegojnë sjelljet e kafshëve, pronarët dhe shumë persona të tjerë që punojnë në këtë fushë) përgjigja vjen e njëjtë : Pasi transportimi i tyre është shumë herë më i vështirë sesa qeni .

Macet janë shumë të frikësuara nga udhëtimi me makinë , apo për tu sjellë tek mjeku veteriner , gjë që e vështirëson dhënien e duhur të kujdesit mjekësor.
Kjo sjellje( frikë) e tyre e bën më të vështirë vendimin e pronarit për ti cuar për vaksinimet rutinë , apo për egzaminimet vjetore , gjithashtu kjo është arsyeja që macet edhe kur janë të sëmura sillen tek veterineri disi me vonesë .

Por dhe macet mund të mësohen ( trajnohen) që të ndjehen më të qeta në transportimet e ndryshme që na lind nevoja të kryejmë apo për tu cuar tek klinikat veteerinare pa u stresuar as ato dhe as pronarët e tyre.
Sigurisht kjo përgatije kërkon pak durim dhe pak kohë, por mos harroni ; në këtë mënyrë lehtësojmë edhe punën tonë si pronarë, edhe miku apo mikesha jonë stresohet më pak. Më posht do të radhisim disa këshilla , sigurisht nëse ju keni pyetje shtesë mos ngurroni të shkruani ne adresën e email apo të konsultoheni me mjekun veteriner qe kujdeset per macen/macokun tuaj.

1.Këshilla që kemi zgjedhur të jetë e para është se është e rëndësishme që të fillojë ky trajnim në moshë sa më të re që të jetë e mundur.Secili që ka një mace duhet të ketë dhe nje kafaz transportimi , si e vetmja mënyrë e sigurt qe të mund të lëvizni me macen tuaj .Këshillojme duke theksuar se macet, ndryshe nga qeni , nuk duhet të lihen të lira në makinë pasi në këtë mënyrë rrezikojmë vërtet jetën tonë. veterineret.com . Pra duke filluar që kotele, ne e mësojmë atë se kafazi i transportit është një vend tjetër ku macja mund të fshihet dhe të luajë në lojrat e saj të zakonshme nëpër shtëpi , apo akoma më mire, pse jo; është një vend ideal ku macja mund të marrë dhe një sy gjumë. Disa transportues që hapën nga lart ( duke ju hequr kapaku) , apo nga anash, janë vertet shumë të favorshme për të kryer këto trajnime. Këto lloje dhe kur macja vjen tek ne (veterineri)për egzaminim është me e lehtë pasi mund të heqim dhe vetëm kapakun dhe kwshtu veterineri mund të kryejë egzaminimin, vaksinimin duke mos ju dashur të lëvizë dhe heqë macen nga transportuesi.
Mbajni këtë transportues në një vend ku macja rri më shumë, psh në një cep të shtëpisë ku bie drita e diellit dhe vendosni në të një peshqir të butë dhe të shihni se macja me dëshirën e saj do të rrijë e shtrire në të .

2.Të inkurajojmë hyrjet brenda kafazit të maces me dëshirën e saj. Kjo mund të kryhet duke vendosur brenda kafazit disa biskota për mace, një ushqim që ajo e ka të preferuar ( ju lutem kini kujdes se mos harroni brenda kafazit një kokë peshku për disa ditë apo javë) dhe kur macja futet brenda përgëzojeni atë me fjalë të ëmbla dhe duke e përkëdhelur njëkohësisht. Kini parasysh se kur macja nuk do që të shkojë dhe ne e nxisim atë duke e detyruar që të hyjë në kafazin transportues , ajo do të dyshojë dhe të jeni të sigurt se do të duhet punë më e madhe për ta bindur se nuk do ti ndodhë asgjë e keqe nëse hyn në transportues. Nëse macja ngurron dhe nuk hyn menjëherë në transportues për të ngrënë biskotën që ju e keni futur aty , ju largohuni dhe lereni të qetë macen , unë ju siguroj se asaj aty do i rrijë mendja, cdo sekonde dhe minute , sesi duhet të veprojë që ta marrë atë bisktotë aq të shijshme. veterineret.com Ky ushtrim mund të kërkojë disa ditë punë deri sa macja të ndjehet më e sigurt që të trajnohet lehtësisht .

3. Të mbyllim derën e transportuesit në mënyrë graduale. Kur macja ka hyrë në kafaz për të ngrënë bisktoën, gradualisht mbylleni derën (shënim i autorit: jo ta përplasni derën e kfazit me sa fuqi te keni, revista “Veterinerët” ), pra mbyllni derën ngadalë dhe i japim maces një biskotë tjetër me derë të mbyllur, më pas e hapim derën në mënyrë që macja të mos ndjehet e bllokuar.

4.Zgjasim periudhën e mbylljes së derës. Pasi të kemi vepruar si më lart , pas disa ditësh rrisim gradualisht kohën e lënies së maces brenda në kafaz, psh duke mbyllur derën dhe largohemi për disa minuta tek dhoma tjetër dhe kur të kthehemi për të hapur derën i japim dhe një tjetër biskotë. Punojmë në këtë mënyrë gradualisht duke e shoqëruar këtë veprim dhe me lëvizje të transportuesit ( me derën e mbyllur me macen brenda) nëpër dhomat e tjera. (Forumi Mjekësia Veterinare Shqiptare)

5.Të fillojmë shëtitjen me makinë. Gjatë ditëve në vazhdim lëvizim transportuesin nga dhoma tek makina , duke bërë një udhëtim të shkurtër ( nëpër lagje) të cilin e zgjasim c’do ditë ngapak. Në një nga ditët në vijim mund ta coni tek klinika veterinare vetëm sa për ti dhënë një biskotë apo thjesht të peshoni macen ( pa kryer ndonje vaksinim apo vizite mjekësore). Nëse në një moment të këtyre hapave shini se macja shfaq shënja nervozizmi apo agresiviteti , mund të tërhiqeni nje hap prapa për të vazhduar pas disa ditësh hapin e radhës, atëhere kur macja juaj të ndjehet me e qetë.

6.Mbuloni kafazin kur udhëtoni. Qoftë kur ecni ( për disa, klinika veterinare mund të jetë larg vetëm disa hapa) , apo kur udhëtoni me makinë , provoni të mbuloni kafazin me një mbulesë apo peshqir , shumica e maceve ndjehen më të sigurta në këtë mënyrë.

7.Shtoni lodrat, biskotat apo shtrojet brenda në kafaz. Nëse macja juaj ka një lodër ( nje lodër plastike ,apo tjetër), apo një mbulesë ku i pëlqen të shtrihet më shumë, merrini ato me vete gjatë udhëtimit tuaj , apo dhe kur vini tek ne në klinikë. Ky veprim do ti japë maces suaj një siguri më të plotë duke e bërë atë të ndjehet më e qetë.

8. Shtojmë se janë disa qetësues të cilët mund të konsiderohen të dobishëm në disa mace të cilat megjithë përpjekjet tuaja , sërisht janë të tmerruara nga fakti se po udhëtojnë me makinë apo po cohen në klinikën veterinare . Në këto raste pyesni mjekun veteriner tju japë një medikament qetësues antistres për macen tuaj.

Mbase dikujt këto hapa që solla në këtë artikull, mund ti duken të tepërta apo të vështira për tu ndjekur, por ju këshilloj të keni durim dhe të shpenzoni disa ditë për të trajnuar macen tuaj , pasi benefitet që do të merrni do të jenë për gjithë kohën .
Ky artikull është marrë nga disa faqe edukuese për pronarët e maceve dhe ndiqet që prej disa dhjetra vjecarësh me sukses në vendet e zhvilluara.
Falenderojmë revistën onine “Veterinerët” që na mundëson në sjelljen e artikujve të ndryshëm edukativë dhe informativë për të gjithë të interesuarit.(autori)

 Përgatiti materialin Dr Atalvin Zhiva

 Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit

 Më poshtë po sjellim disa video ku paraqiten disa prej hapave që duhen ndjekur për ta bërë më të lehtë këtë trajnim.

Ju faleminderit për vëmendjen :

http://www.catalystcouncil.org/resources/video/?Id=102

http://www.catalystcouncil.org/resources/video/?Id=103


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: