Nga Dr.Agim Nelaj
AKARAPIDOZA E BLETËVE
RRIQNA TRAKEALE (ACARAPIS WOODI)
Acarapidosis (Akarioza ose Acarine) është sëmundje e bletëve të rritura. Shkaktohet nga paraziti tarsonemid, i njohur si paraziti trakeal, rriqna trakeale Acarapis woodi.
Ky është një parazit i brendshëm, i sistemit të frymëmarrjes, që jeton dhe riprodhohet kryesisht në trake, në pjesën e paratoraksit të bletëve.
Ushqehet me hemolimfë, te strehuesi i tyre. Efekti dëmprurës që i shkaktohet bletës së infektuar varet nga numri i parazitëve brenda në trake, për shkak të:
– Lëndimeve traumatike, me lezione në brëndësi të trakes.
– Çrregullimeve fiziologjike me pasoja, me pengim të duktusit të ajrit.
– Varfërimit të hemolimfës.
Parazitët zhvillohen në muret trakeale.
Perdorimi vaji esencial.
Vaj Mente
Lënda aktive e bimëve të familjes nenexhik, (dhjozëm ). Vaji ndihmonë në trajtimin e Varroas në të njëjtën mënyrë si thimoli.
Kontrollon parazitin trakeal(Acarapis Woodi) gjatë vjeshtës,dimirit ose herët në pranverë.Temperatura duhet të jetë 16-25 gradë C.
– 1cc ose 25 pika vaj mente, shtohet ne përzierjen: 2 gota sheqer rreth gjysëm kg. në 1 litër ujë te grohët.
-Vaji esencial shkon më shumë me mjaltin se sa me sherbetin.Kur pregatitet sherbeti hidhet fillimisht, pak mjalt, pluhur sheqeri dhe vaji,pastaj shtohet uji i ngrohët,jo shumë i nxehët se shkatron vajin dhe mjaltin.
-Vaji tretet me vështirësi në ujë. Prandaj fillimisht tretet në mjalt, pastaj hidhet në sherbet.
-Përdorimi i vajrave esenciale nuk lejohen, kur mbretëresha pregatitet të dal për tu çiftuar se maskon feromonet.
Pesta amerikane(Paenbacillus larvae)
Konsiderohet një nga sëmundjet më të rrezikshme dhe fatale që ndikon ne jeten e bletëve.
1-Sëmundje tipike e pjelljes.
2- Nuk ndikon në bletët rritura.
3- Individët e rritur mund të kenë spore pa shfaqje të sëmundjes.
4-Shkakëtari i kësaj sëmundje vdekjeprurëse është bakteri(.Paenbacillus larvae)
5- Kjo mund të gjendet ose në një formë spore ose në formë vegjetative.
6-Bakteri është e rrezikshme për bletët,vetëm kur ai është në formë spore.
7-. Parandalimi është kyçi i shpëtimit të kolonive të bletëve nga ky bakter vdekjeprurës.
8- Kur një zgjua është i infektuar ka gjasa të infektoj familjet në afërsi.
9- Larvat që vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje janë ngjyrë kafe të errët ,krijohet një masë ngjitës me një erë tutkalli
10. Larva e vdekur qëndron e ngjitur në fund të qelizës dhe është e pamundur që bletët ta heqin atë.
11-Bletët nuk mund të luftojë sëmundjen vetë.
12-Në mungesë të ndërhyrjes se bletarit,përfundimisht bletët do të vdesin.
Tylan përdoret për parandalimin e sëmundjes.
a-Trajtimi përdoret shpejte ne pranverë dhe ndahet ne katër javë.
b-Trajtimi me antibiotikë mund të bëhet një herë në vjeshtë pas vjeles se fundit të mjaltit.
c-Mjalti me gjurmë antibiotikë nuk lejohet për konsum njerëzor.
d–Antibiotiku nuk ka fuqi për të vrare spore te Paenibacillus larvave; ai vetëm parandalonë zhvillimin e tyre.
e- Një zgjua i infektuar duhet të jetë përherë nën vëzhgim dhe mjekim.
Oxitetraciklina(Terramicina)(Eshtë ndaluar përdorimi i saj)
a-. Otetracycline, një antibiotik me spekter te gjerë, synon bakteret Gram-pozitive dhe Gram-negative
b-Ajo ndikon në anëtarët e shumtë të komunitetit e bakterieve te mira. Janë vërejtur ndryshime thelbësore në përbërjen e komunitetit të këtyre baktereve , e varur nga doza dhe vazhdimesia e trajtimit me oxitetracycline.
c.-Studimet vertetuan se bakteriet bartin gjene rezistencë , madje edhe në familje qe vitet e fundit nuk është përdorur oxitetracikline..
d–Trajtimi me oksitetracikline ndikon në shëndetin e bletëve.
e–Oxitetraciklina është gjetur në zgjua deri në 3 muaj pas trajtimit .
Ekipi i UT Austin, i udhëhequr nga profesori Nancy Moran dhe studiues Akademik Kasie Raymann, ka gjetur se pas trajtimit me oxitetracycline, bletët kishin në mënyrë dramatike më pak bakterie natyrale – dmth baktere të shëndetshme që mund të ndihmojnë për të bllokuar patogjene,te shkaterojne toksinat, të nxitin thithjen e lendeve ushqyesve nga ushqimi etj. Gjithashtu gjetën nivele të larta të Serratia, një bakter patogjen që mundon njerëzit dhe kafshët e tjere. Në bletët e trajtuara, rritja e vdekshmërisë mund të ketë qenë rezultat i humbjes te baktereve që ofrojnë mbrojtje natyrore kundër baktereve të rrezikshme.
Një dekadë më parë, bletarët gjetën zgjojtë e tyre të boshatisura nga ajo që u bë i njohur si çrregullim kolaps koloni. Miliona familje blete ne menyre misterioze u zhduken. Shpjegime për fenomenin kanë përfshirë ekspozimin ndaj pesticideve, humbjen e habitatit dhe infeksione bakteriale, por shkencëtarët tani thonë se antibiotikët e dhënë për bletët mund të luajë gjithashtu te njejtin rol.
Moran: “Antibiotikët mund të jene një faktor me rendesi në vdekjen e bleteve.”
PESTA EUROPIANE
(Sëmundja e larvës së hapur; Sëmundja e kalbëzimit të larvës)
Shkaktohet nga një bakter Streptococcus pluton, por tani është riemëruar Melissococcus pluton. Nuk është sporifikues.
1- Prek larvat e moshës 3-4 ditëshe (ende të pavulosura).
2-Kjo sëmundje, së bashku me sëmundjen e Larvës së fryrë, nozematozën dhe atë të Larvës së ngurtësuar, lidhen me stresin e bletëve.
3-Në disa vënde, sëmundja është një kërcënim shumë më serioz se pesta amerikane.
4- Paraqet rrezik sepse shfaqet më shpesh në kohën që familja është në pikun e punëve.
5-Nga një vëzhgim sipërfaqësor i hojeve të prekura, këto paraqiten lara-lara dhe mund të jenë të shpuara si në pestën amerikane.
6-Vdekja ndodh në fazën larvore (në ditët 3-5)..
7-Paraqitja normale e bardhë e sedeftë, ndryshon në një të bardhë të turbullt, pastaj të verdhë dhe në fund kafe. Ka erë kosi, shkaktuar nga mikrorganizma të tjerë bashkëshoqërues.
8- Përmbajtja në qelizë është kalbëzuese, nuk është ngjitëse si te pesta amerikane.
9-Në 10 vitet e fundit pesta europiane është bërë një sëmundje serioze në disa vende.
Kjo ka ndodhur ngaqë nuk i është kushtuar vëmendje, se bletari nuk i sheh larvat e sëmura ose i sheh rrallë, sepse bletët i pastrojnë larvat e prekura, para se të shfaqen shënjat e sëmundjes.
Larva pëson ndryshime qartësisht të dallueshme për syrin e bletarit.
10-Sëmundja mund të jetë stinore; zakonisht ndodh gjatë dhe menjëherë pas reshjeve.
Bari më i efektshëm për profilaksinë dhe mjekimin është streptomicina 600 mg për familje, në sherbet 2:1, tre aplikime në çdo javë. Efektin më të mirë streptomicina e jep kur përdoret së bashku me norsulfazolin (0.5 g – 1g), në sherbet 2:1. Menjëherë pas përmirësimit të gjendjes, ndërrohet mbretëresha, e cila duhet të hiqet dhe familja duhet përtërire.
Vazhdon…
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Teksti nuk lejohet të përdoret pa lejë të redaksisë të Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare apo autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.