Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Gastriti Akut tek qeni

Gastriti Akut tek qeni

Gastriti Akut tek qeni.

Qen i semureËshtë inflamacion dhe dëmtim i mukozave të stomakut.Gastriti akut është një diagnozë që haset shpesh tek kafshët e shoqërimit.

Pacientët e prekur shpesh shfaqen në klinika me të vjella dhe anoreksi .

Barriera mukozale mbrojtëse e stomakut është përgjegjëse për mbrojtjen e stomakut nga ; acidi , enzimat digestive, dhe materialet e tjera.Gastritis shfaqet atëhere kur një agjent infektiv , toksik, apo përbërës të ndryshëm ; shkakton inflamacion të barrierave mukozale të stomakut.

Gastriti akut haset shpesh tek qentë.Kjo specie është vecanërisht e prirur për “pamaturi të dietës ushqimore ” ( moskontroll të dietës), ushqime të papërpunuara ,shpesh herë duke i gëlltitur ushqimet e papërtypura apo të pacoptuara plotësisht , gëlltijte të trupave të huaj, ngrënie të mbeturinave të ndryshme ( nga kazanët e plehrave ) , toksike , ushqime të mykura etj.Shumica e pacientëve shrohen brenda një periudhe 1-3 ditore duku ju përgjigjur kështu menjëherë kujdesit dhe dietes së vendosur.

Në ato raste kur nuk kemi një përgjigje ndaj masave të marra është shume e rëndësishme të perjashtohen semundjet e tjera.Për të bërë një diagnostikim më të plotë do të mund të duhet një radiografi e rajonit abdominal, analizat e gjakut , dhe analizat e urinës. Gastriti akut mund të shoqërohet me infkesione të tilla si : parvoviroza e qenit , apo viroza të tjera.

Shënjat që shfaq qeni juaj :

Shënjat klinike të Gastritis , zakonisht përfshijnë ; anoreksi, të vjella dhe letargji.

Shënjat mund të jenë të vetë-kufizuara dhe me kohëzgjatje të shkurtër.Pacienti në rastet më të rënda , mund të shfaqë ; dehidratim , ethe , dhimbje barku dhe hematemesis.

Nëse qeni juaj shfaq një, apo disa nga shënjat që kemi përmendur (shihni listën e plotë më poshtë), ju lutemi telefononi menjehere mjekun veteriner për ti shprehur shqetësimin tuaj.

Gastriti akut , është zakonisht një diagnozë që jepet duke u bazuar në historinë , shënjat klnike , dhe rezultatin gjatë egzaminimit të kafshës.

Në rastet kur pacienti nuk i përgjigjet terapisë , teste të tjera diagnostike duhen për të garantuar diagnozën e dhënë.

Disa prej shënjave klinike që mund të shfasë qeni juaj po i përmbledhim:

  • Dhimbje e stomakut
  • Anoreksi, Hiporeksi
  • Kasheksi , humbje e peshës
  • Dehidratim
  • Depresion
  • Formim te ulcerave
  • Hipermotiliti te zorrëve
  • Melenë
  • Oliguri
  • Dhimbje
  • Polidipsia
  • Takikardia
  • Vjellje

Trajtimi dhe Parandalimi:

Trajtim dhe likuidim i shkaktarit kryesor.

Ndihmëse:

  1. Dietë urie për një periudhë 24-48 orë.
  2. Ti jepet ujë në sasi të vogël me interval të shpeshta
  3. Nëse pacienti nuk mund ta mbajë ujin, ose nëse ka dehidratim të theksuar , duhet filluar terapia me serum.

Përgatiti artikullin edukues Dr Atalvin Zhiva.

Nuk lejohet ribotimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit.

Ju lutemi, në rast referimi përmendeni burimin e informacionit dhe autorin e shkrimit.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: