Rajoni i shtrirjes së këtij ekotipi autokton është kryesisht në rrethet Kukës – Krume
• Zona e Hasit Krumë – Gjinaj – Pogaj – Kishaj – Canan – Domaj – Golaj – Morin.
• Rrethi Tropojë– Lekbibaj, Babinë, Llugaj, Zogaj.
• Malësi Madhe -Reç , Shkrel, Tamarë, Theth.
Ky teritor ndodhet në lartësinë 400 – 1900 m mbi nivelin e detit, karakterizohet nga klimë tipike kontinentale, me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë e të ashpër.
Përshkrimi: Manteli i dhive Hasit ka ngjyrë të kuqëreme me fije si të zbardhur, me gjatësi fije më të gjatë se dhitë e ekotipeve të zonës Alpine.
Ka kokë të madhe, me turi më të mprehtë. Femrat kanë brirë të hollë dhe të shtrirë mbrapa kokës, kurse cjepët në të shumtën e rasteve i kanë ngritur përpjetë, të përdredhur , tek disa individë arrijnë deri në 60 cm. Vija kryesore është e drejtë, me kraharor të gjerë. Gjymtyrët i ka të zhvilluara dhe të drejta etj. Thundra të forta dhe të zhvilluara mire. Gjiri i zhvilluar mire, thitha të drejta, të gjata dhe uniformë.



Dhia e Hasit është me drejtim prodhimi të dyfishtë : Mish – Qumësht, ndjek e shfrytëzon shumë mirë kullotat dhe grykat e thepisura malore.
Dhija e Hasit është ekotipi më i madh i dhive në vendin tonë. Kecat në moshën 3 mujore peshojnë 19-22 kg. Rrezja e mishit është mbi 55%.


Matjet janë realizuar në vitet 2015 – 2016, tek fermerët Rezart Jacaj (Rec – M.Madhe), Afrim Gjergji ( Lekbibaj – Tropojë), Ramiz Dine (Gjinaj – Has)
Burimi informacionit: Autorë: As.Prof.Dr. Fatmira Sula / Atif Dema