Qeni fitues i garës “Qeni më i mirë për vitin 2016”
Si fillim do ta fillojme për ata që nuk janë të informuar rreth konkursit të qenve që zhvillohet në New York (Nju Jork) që prej vitit 1877 dhe organizohet nga klubi i quajtur Westminster Kennel Club. Ky konkurs ka pjesmarrjen nga e gjithë bota.
Po ç’farë është ky konkurs për qen i mbajtur nga Westminster Kennel Club ?
Westminster Kennel Club është një show që zgjat 2 ditë. Në këtë konkurs prezantohen të gjitha rracat e konfirmuara si të pastra apo dhe kombinimet (kryqëzimet) e njohura tashmë. Ky konkurs mbahet në muajin Shkurt të ç’do viti në Neë York. Në sallën me emër të njohur “Madison Square Garden”
Shfaqja e parë është mbajtur në vitin 1877. Ky klub ka organizuar 140 takime deri tani (viti 2016) duke pasur prezantimin e 2,500 rracave qensh të paraqitura nga 179 rraca të pastra dhe variatete të ndryshme të njohura nga Klubi Amerikan që merret me shoën e qenve.
Përformimi i parë i këtij prezantimi është mbajtur në 8 Maj 1877 dhe menjëherë u bë konskursi i dytë më i populluar në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. Fillimisht ai filloi si një prezantim i qenve të gjahut , kryesisht Setters dhe Pointers.
Hera e parë e mbajtjes së këtij evenimenti ishte një sukses duke bërë prezantimin e 1200 qenve dhe duke e shndërruar atë nga 3 ditë që ishte vendosur të mbahej në 5 ditë prezantim.
Megjithë popullaritetin dhe sukesin qe ka ky shoë , për shkak të hapësirës ku mbahet , nuk lejohet pjesmarrja e më shumë se e 2,800 qenve.
Sot ky prezantim zhvillohet c’do muaj Shkurt dhe zgjat 2 dite dhe 2 net.
Disa të dhëna rreth këtij konkursi me famë botërore:
- Rracat e qenve konkurojnë fillimisht brenda grupit të ndara në grupet si më poshtë: Sportive, Të gjahut, E punës, Terrier, Lodra, Rajtësit e tufave dhe të tjera.
- Fillimisht qentë konkurojnë brenda për qeni më i mirë brenda rracës së tyre, më pas konkurojnë për qeni më i mirë sipas grupit që i përkasin dhe më pas për qeni më i mirë në këtë konkurs.
Pra tashmë dihet se përvec se është një prej konkursëve më të vjetër për qen, është po ashtu dhe më i madhi me pjesmarrje nga e gjithë bota.
Qeni më i mirë për vitin 2016
Pra në garën që ishte e 140-ta dhe u mbajt në datat 15-16 Shkurt 2016, gjykatesi i cili ishte vendosur të prezantonte qenin fitues doli para 14 qenve të pwrzgjedhur në grup dhe shpalli qenin fitues për vitin 2016. Ai ka një emër të shkurtër (vetëm iniciale) C.J dhe është një qen i moshës 3 vjeare dhe i rracës German shorthaired pointer.
Dukej se qeni me emrin C.J ka qënë i lindur për të fituar këtë cmim ashtu sic thotë dhe pronarja e tij Valerie Nunes-Atkinson. Ajo tregon se C.J është një qen që dukej që në moshë fare të vogël që dinte si të impresiononte ata që e shihnin. Ai ecte gjithmonë më kokën lart dhe me një finesë dhe madhështi që ka kjo rracë. Pronarja e tij ishte vërtet shumë e emocionuar nga kjo fitore. Jam marrë që në moshen 10 vjecare me garat e qenve, tregon ajo, dhe për mua të vish dhe të fitosh një garë në konkursin e organizuar nga Westminster është shumë domëthënëse. Këtu vijnë qentë më të mirë nga e gjithë bota prandaj ka rëndësi mendimi i jurisë në këtë konkurs.
Për qenin C.J kjo garë nuk ishte shumë e lehtë. Atij i duhej të fitonte ndaj disa qenve vërtet të zotë dhe të aftë sic vlen të përmendim : Rumor një qen i rracës German shepherd i cili qëndronte në krye të klasifikimit të rracave të pastra.Po ashtu përmendim Lucy, ajo është e rracës Borzoi dhe vinte si fituese e qenit më të mirë në Japoni për vitin 2015. Annabelle ishte nje tjetër qenushe e rraces Bulldog që fitoi zemrat e të gjithë të pranishmëve në sallë ku merrte pa pushim duartrokitje sa herë që dilte në fushën e garës. Sky, një qen i rracës Terrier, ishte gjithashtu favorit për cmimin e parë ai është një qen që zuri vendin e dytë në konkursin e vitit 2015 (për ata që na kanë ndjekur ne vitin 2015 vendin e parë e zuri Miss P) .
C.J ishte gjithë kohën i qetë. Edhe kur u shpall si qeni më i mirë dhe u vu në qëndër të vëmendjes , ai dukej se nuk shqetesohej aspak nga blicet e aparateve fotografike dhe nuk e ndante për asnjë kohë vështrimin nga pronarja e tij.
Revista “Veterineret” gjithmonë e ka përcjellë këtë konkurs. Për ata që nuk na kanë ndjekur po përcjellim link ku mund të gjeni disa artikujt ndër vite:
Për nder të qenit fitues C.J do të sjellim disa të dhëna rreth qenve të rracës German Shorthaired pointer (GSP):
GSP është një rracë gjahu. Kjo rracë u zhvillua në Gjermani në shekullin e 19. Eshtë një rracë me këmbë të fuqishme dhe tepër e vëmendëshme. Shorthaired pointer është një gjahtar i gjithanshëm. Ai nuk trembet nga krismat e armës së gjahut dhe ka aftësi të mëdha si në gjuetinë në tokë por vecanërisht është shumë i shpejtë në gjuetinë në ujë. Ky qen ka një nuhatje të fortë dhe syve të tij të vëmendshëm nuk i shpëton asnjë lëvizje, sado e vogël që të jetë ajo.
Shpesh herë gjatë gjuetisë vërehet se qeni do të shkojë pranë gjahut dhe do të qëndrojë palëvizur duke u drejtuar në zonën ku ndodhet gjahu, prej kësaj ka marrë dhe emrin.
GSP është me sy ngjyrë të kaftë, ndonjëherë pak të errët, qentë që kanë sy ngjyrë të verdhë quhen një difekt tek kjo rracë. Bishti i tyre zakonisht shkurtohet që të mos i pengojë në gjueti. Megjithëse në disa vende të botës nuk lejohet me ligj që të veprohet në këtë mënyrë, duket se rritësit e tyre vazhdojnë të shkurtojnë bishtin e tij. Shkurtimi i bishtit të tij ka shumë rëndësi pasi nuk duhet të jetë as shumë i shkurtër as shumë i gjatë. Për shkurtimin e bishtit kërkohet një balancim me trupin dhe kokën.
Pesha e trupore e GSP varion për meshkujt nga 25 deri ne 30 kg, me një gjatësi nga 58 deri në 63 cm, si dhe tek femrat pesha trupore nga 20 deri 27 kg dhe gjatësia nga 53 deri ne 58 cm.
Gjëndja shëndetësore e shumicës së tyre është e qëndrueshme. Shorthaired pointer, janë rracë e fuqishme dhe shëndetëshme. Gjithsesi në varësitë punës që kryejnë, kujdesit shëndetësor si dhe bazuar tek gjenetika e rracës, mund të hasim probleme me displezia e kryqeve (Hip Dysplesia), sëmundje gjenetike të syve, epilepsi, tumore të ndryshme etj. Ashtu si dhe tek rracat e tjera, qentë femra të pasterilizuara rrezikojnë për kancer të gjirit. Ky rrezik anashkalohet duke kryer sterzilizmin e qenusheve.
Qentë e rracës GSP rrojnë deri në moshen 10 – 12 vjecare. Në varësi të kujdesit shëndetësore mund të shkojë dhe 13 vjec apo dhe më shumë.
Kjo rracë është e zgjuar dhe mundet të trajnohet lehtësisht nëse i mbani komandat e shkurtëra dhe i praktikoni vazhdimisht.
Burimi informacionit: wikipedia,org, akc,org, gspca,org
Përgatiti MV Egli Ozuni
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.
Në rast referimi ju lutemi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com