Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Infeksioni tek kafshët-Pjesa e tretë

Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Infeksioni tek kafshët-Pjesa e tretë

INFEKSIONI NЁ KAFSHЁ

 rriqnat ne kafshe

SPECIET QЁ PREKEN

rriqnat tek qeniSlide # 5056dhiCCHFV ёshtё gjetur nё shumё specie tё egra dhe kafshёsh shtёpiake, pёrfshi kafshёt e vogla tё cilat shёrbejnё si bujtёs pёr riqnat imature dhe herbivorёt e mёdhenj qё shёrbejnё si bujtёs pёr riqnat mature. CCHFV ёshtё izoluar nga njё numur speciesh kafshёsh, pёrfshi gjedhёt, dhёntё, dhitё, lepujt, iriqёt, qentё dhe minjtё (Mastomys spp). Antitrupa janё vrejtur tek kuajt, gomerёt , derrat, rinocerontёt, xhirafat, buajt dhe nё sisorёt e tjerё. Shumica e specieve tё zogjve janё seronegativё dhe mendohet se janё rezistencё kundrejt infeksionit. Megjithatё antitrupa janё gjetur edhe tek strucat dhe kёto specie bёhen viremikё pas inokulimit eksperimental. Viremia e ulёt e CCHFV ёshtё vёnё re tek laraskat si dhe nё disa shpendё tё tjera tё egra. Megjithёse tek reptilёt jan ёvrejtur riqna Hyaloma marginatum, tё cilat ushqehen tek kёto specie, antitrupat janё parё mjaft rrallё.

PERIUDHA E INKUBACIONIT/SHЁNJAT KLINIKE

Cikli i transmetimit te ethes hemorragjikeInfeksionet e CCHFV janё asymptomatic tek kafshёt, pёrveç rodentёve tё sapolindur tё infektuar eksperimentalisht (minjtё e laboratorit, ratet dhe hamsteret Sirianё). Shёnjat e vetme janё parё tek dhёntё dhe gjedhёt e infektuar eksperimentalisht tё cilat janё tё kalueshme, dhe qё pёrfaqёsohen nga njё temperaturё e dobёt tek to.

Sisorёt, bёhen viremikё, dhe mund tё transmetojnё CCHFV me gjakun e tyre dhe indet. Ruminantёt shtёpiakё, pёrfshi gjedhёt, dhёntё e dhitё janё viremikё pёr njё javё, pas infektimit eksperimental. Shumё specie tё zogjve, duket se janё rezistentё kundrejt infeksionit, porse si u pёrmёnd tek strucat, CCHFV mund tё gjёndet nё gjakun e tyre pёr 1-4 ditё dhe nё organet visherale deri nё 5 ditё pas infektimit eksperimental.

  LEZIONET

Nuk janё vrejtur lezione nё kafshёt e infektuara, me pёrjashtim tё rodentёve tё sapolindur.

TESTET DIAGNOSTIKЁ

laboratorMe anёn e serologjisё, mund tё identifikohen kafshёt, qё kanё qёnё tё infektuara ose tё ekspozuara kundrejt virusit tё CCHF. Njё test ELISA pёr evidentimin e IgG, mund tё zbulojё antitrupat nё kafshёt e infektuara. Testet e tjera si fiksimi i komplementit, imunfloureshenca indirekte pёr antitrupat, zakonisht identifikojnё antitrupat pёr njё periudhё tё shkurtёr. Viremia mund tё evidentohet nёpёrmjet izolimit tё virusit apo teknikave tё tjera diagnostike, porse kёto teste nuk pёrdoren pёr qёllime diagnostike.

Aktualisht, Laboratori i Virologjisё nё Fakultetin e Mjekёsisё Veterinare, ka evidentuar prezencёn e infeksion nё kafshёt shtёpiake dhe ёshtё duke u bёrё njё studim nё gjithё territorin e vendit pёr prezencёn ose jo tё kёtij infeksioni nё kafshёt shtёpiake nёpёrmjet serollogjisё. Aktualisht ne kemi evidentuar antitrupa nё gjedhё nё zonёn e Hasit dhe do tё vazhdojmё me kontrolle nё gjithё vendin. Me mbarimin e tij ne do tju japim njё informacion mё tё gjёrё pёr kёtё problem.

PARANDALIMI

Akaricidet mund tё pёrdoren nё kafshё pёr tё kontrolluar riqnat, sidomos para therjes dhe gjatё eksportit tё tyre. Shpёrthimet nё njerёz kanё ndodhur pas ekspozimit tek strucat e infektuar gjatё therjes. Kёto infeksione duket se janё tё parandalueshme duke mbajtur strucat tё lirё nga riqnat 14 ditё pёrpara therjes. Nё disa vёnde, strucat janё subjekt i njё karantine prej 30 ditёsh para therjes apo pёrpara eksportit. Njё masё e rёndёsishme pёr tё parandaluar infektimin e njerёzve, qё gjatё pastrimit tё kafshёve nga riqnat, e cila ёshtё njё praktikё e zbatueshme nga fermerёt sidomos nё zonat rurale, ёshtё grumbullimi i riqnave tё larguara nga kafshёt dhe djegja e tyre me qёllim qё tё mos ndodhё infektimi i personave gjatё punёs me to por edhe riinfektimi i kafshёve gjithashtu.

 SЁMUNDSHMЁRIA DHE VDEKSHMЁRIA

Herbivorёt e mёdhenj, bazuar nё prezencёn e antitrupave, kanё njё prevalencё tё lartё qё varion nga 13-36%. Ka studjues tё tjerё qё thonё se kjo pёrqindje e infeksionit arrin deri nё 50% tё adultёve nё kafshёt bujqёsore nё regjionet endemike. Kafshёt e mbartin infeksionin e CCHFV asymptomatikisht. Vdekje vёrehen vetёm tek rodentёt e vegjёl tё infektuar nё rrugё eksperimentale.

Profesor Kristaq Bërxholi
Virolog – Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë – Shqipëri

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.

Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com si dhe autori i shkrimit!

Lexoni:Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Pjesa e parë

Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Infeksioni tek njerëzit-Pjesa e dytë


Na shkruani