Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Qentë “Doktora” !

Qentë “Doktora” !

Ata janë të profesioneve të ndryshme!

qeni doktorProfesione që nisin qindra vjet më parë, shpëtonin njerëz nga orteqet, rrënojat e tërmeteve, roje, policë, zjarrfikësa dhe shume profesione të tjera.

Po, po, e keni gjetur, po flasim pikërisht për QENIN, heroin dhe mikun e njeriut!

Kohët e fundit qenit, po i caktohet dhe një detyrë e re; profesioni i DOKTORIT!

Studimet e nisura disa vite më parë, rreth zotësisë së qenve për të nuhatur kancerin e zhvilluar në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut, duket se janë gjithmonë dhe duke u përhapur! Stacioni televiziv CBC, sjell një kronikë të përgatitur pikërisht rreth këtyre studimeve të kryera në një qëndër kërkimore në Kaliforni, USA.

qeni nuhat3Dina Zaphiris, është një pronare që së bashku me qenin e saj janë pjestarë të një prej këtyre studimeve që po kryhen rreth dallimit të kancerit në fazat fillestare. Këto kërkime të zhvilluara pranë fondacionit Pine Street, janë përqëndruar pikërisht në kërkimet që kanë të bëjnë me dallimit nga qeni nëpërmjet aromës së gojës, të kancerit të zhvilluar në vezore.

Schatzi, një prej qenve të përfshirë në këtë program është shumë i përkushtuar pas detyrës që ka, ai më shpejt shkon tek vendi ku është vendosur mostra e kancerit, sesa ku mund të jetë vendosur një bërxollë e sapo pjekur- thotë Dina!

Ajo ka një lidhje personale me këto kërkime, pasi duke qënë se mamaja e saj vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 2010. Mjekët i thanë se nëse do të kishte pasur mundësi të gjendej më shpejt, mbase mund të kishin ndërhyrë në kohë duke i shpëtuar kështu jetën asaj. Pikërisht kjo më shtyu që të bëhesha menjëherë pjesë e këtij studimi.

qeni nuhat2Dina, punon katër orë në ditë, katër ditë në javë, duke trajnuar qenin e saj bashkë me disa qen të tjerë të rracave të ndryshme. Si fillim njerez normale si dhe pacientë të diagnostikuar me kancer të vezoreve, janë udhëzuar të nxjerrin ajër prej mushkërive të tyre nëpër kavanoza ku gjenden disa copa pëlhure pambuku.

Më pas këto mostra vendosen në vende të caktuar ku sillen qentë e trajnuar për të nuhatur kampionet e ndryshme. Kur qeni zbulon mostrën që rezulton pozitive, i jepet një shpërblim.

Një prej qenve që marrin pjesë në këto trajnime, është dhe Schatzi (Shatzi)i cili ishte planifikuar për tu eutanizuar përpara se të futej në program. Ky qen-tregon Dina Zaphiris, hyn ndër ata pak qen që deri më tani nuk kanë gabuar asnjëherë të vetme, duke gjetur kështu gjithmonë mostrën pozitive.

Nuk është hera e parë që kryhen studime të tilla për të trajnuar qenin, që të mund të zbulojnë kancerin në fazat fillestare.

HEALTH URINE 4Në vitin 2006 në emisjonin 60 minuta, o soll një reportazh rreth disa qenve në Angli të cilët ishin trajnuar për të zbuluar kancerin e fshikzez urinare me anën e nuhatjes të kampioneve të urinës. Në atë periudhë këto rezultate ishin përafërsisht 41% të sakta, gjë që është statistikisht pozotive, sipas Dr Carolyn Willis, doktoreshë dermatologe e cila ka punuar në këtë studim.

Në një rast dukej sikur trajnimi nuk po ecte sic duhej dhe të themi të vertetën ishim disi të zhgënjyer nga njëri prej qenve më të mirë në grup, i cili nuhati disa herë një kampion urine të marrë nga një njeri me shëndet të plote, dhe nuk largohej prej aty deri sa e detyruam. U vendos që analizat të kryheshin sërisht tek ky person i cili herën e dytë rezultoi me kancer në veshka dhe në fshikzën e urinës, diagnozë që nuk u vendos dot kur u kryen analizat herën e parë.

1Një studim tjetër është kryer në Spitalin Schillerhoehe në Gjermani, ku qentë përdoreshin për të dalluar me anën e nuhatjes njerëzit e sëmurë dhe të diagnostikuar me kancer të mushkërive. Qentë në këtë studim ishin në gjëndje të zbulonin saktësisht 71 % rstet kur pacientët ishin të sëmurë dhe 93 % e rasteve të njerëzve të shëndetshëm.

Një tjetër studim i kryer ne Japoni, tregon se qentë ishin të aftë të zbulonin kancerin kolorektal (kolon dhe rektum) nga mostrat e fekales, në 98 % të rasteve.

Te gjitha këto studime kanë për qëllim që duke shfrytëzuar nuhatjen, këtë shqisë tej mase të zhvilluar tek qeni, të mund të dallohen sëmundje të ndryshme në fazat fillestare, atëhere dhe kur laboratoret nuk mund ta dallojnë.

Lexoni gjithashtu “Trajnimi i qenve për të nuhatur koronavirusin”

Burimi i informacionit: http://www.cbsnews.com

Përgatiti artikullin Mjek Veteriner Egli Ozuni.

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: