Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Një dhelpër dhe një qen, miq të pandarë!

Një dhelpër dhe një qen, miq të pandarë!

https://i0.wp.com/allzinfo.com/wp-content/uploads/2013/08/9.-The-Fox-and-the-Hound.jpg

Jo, Jo nuk bëhet fjalë për përrallat e La Fonten-it apo të vëllezërve Grim.

Eshtë një histori e vërtetë që vjen nga Norvegjia!

Bëhet fjalë për qenin e Torgeir Berge-së, Tinni, i cili është një qen që është bërë i famshëm jo vetëm në Norvegji, por falë internetit në mbarë botën.

Sniffer and TinniTinni ky qenush lozonjar, nisi një miqësi jo të zakonshme me një…dhelpër. Kjo miqësi nisi jo në ndonjë shtëpi, as rezervat, apo kopësh zoologjik, por nisi në mënyrë krejt natyrale në një pyll norvegjez.

Berge fotografoi lojën e dy miqve që dukeshin sikur njiheshin prej kohësh. Kushdo që sheh fotografitë do të mendojë se “sigurisht dhelpra dhe qeni njihen prej kohesh, apo me siguri që janë rritur bashkë” Mënyra sesi ata vrapojnë, kercejnë, apo pushojnë së bashku, është një lojë shumë e bukur. Këto fotografi së bashku me historinë sesi qenushi Tinni njohu dhelpren Sniffer do të sillen në një libër edukativ. “Kjo është miqësi që lindi në këtë pyll tregon se dhelprat janë shumë të përafërta me mikun e njeriut, qenin” thotë Helberg,në faqen e saj të internetit, shkrimtarja që do sjelle librin. Nga kjo miqësi duhet të mësojmë dhe ne njerëzit. Eshtë e pafalshme që 75 milion kafshë të ndryshme duke përfshirë dhelprat, lepujt, dhe kafshë të tjera, vriten c’do vit për tu përdorur për tregëtinë e gëzofit të tyre.

Më poshtë do të shihni dhe disa nga fotot që frymëzuan nxjerrjen në treg të këtij libri. Të ardhurat që do të përfitohen nga shitja e librit do të shkojnë për donacion në njëshoqatë që mbron dhelprat dhe kafshët e tjera që vriten për gëzofin e tyre.

Burimi informacionit:http://www.berithelberg.net/fremtidige-utgivelser/10-novellesamlinger/110-the-fox-and-the-dog-2014

Veterinerët/Telegraf

Sniffer and TinniSniffer the fox and Tinni the hound playSniffer the fox and Tinni the dog play in the forestSniffer the fox follows Tinni the dog in the snowSniffer the fox and Tinni the dog wrestleSniffer the fox and Tinni the houndSniffer the fox and Tinni the dog play on a fallen treeSniffer the fox and Tinni the dog rest after a hard day of playSniffer the fox and Tinni the dog trot off into the woods


Na shkruani