Dr Agim Nelaj
…Mbështetur në ligjin “Për Shërbimin dhe Inspektoriatin Veteriner”, ka rreth 10 vjet që janë përpiluar nga Profesor N.Misiri 4 rregulloret bazë,në të cilat bëhet fjalë:
1-Mbi hapjen, ndërtimin dhe funksionimin e farmacive veterinare.
2-Mbi importimin dhe shitjen e barnave veterinare.
3-Mbi prodhimin e barnave veterinare
4-Mbi regjistrimin e barnave veterinare
Por në këtë aktivitet të rëndësishëm a zbatohen këto rregullore!?
Kolegët janë të shqetësuar se ka një amulli në këtë fushë.
…Pra çka parashtrohet në këto rregullore dhe nevojave imediate të mjekut veteriner, duhet të kihet parasysh realizimi i dy momenteve kryesore:
-E para lidhet me përmirësimin dhe daljen sa më shpejtë të informacionit.
-E dyta me zellin e mjekut veteriner që vazhdimisht të njihet me këto dije,pra ai duhet të lexojë pashkëputje në rrjedhën e njohurive për farmaceutikën veterinare.
Barnat veterinare shtohen çdo ditë, në çdo 1-2 vjet në Europë hapen ekspozita të preparateve dhe informacioni është i madh.Tek ne sado i cunguar të jetë ky informacion, ka mjaft dritare ku mjeku veteriner merr informacionin e nevojshëm.
Por me rëndësi në etikën profesionale në këtë fushë kanë marrëdhëniet:Firmë importi-Farmaci veterinare;Mjek veteriner( Farmacist)-Mjek veteriner;Mjek veteriner(Farmacist)-Pronar;Mjek veteriner-Klient;Mjek veteriner-Kafshë;Pronar-Kafshë;Kafshë-Konsumator.
Këto janë probleme të gjëra në etikën dhe deontologjinë veterinare, por mendoj se me interes për kushte tona është të evidentojmë disa mangësi., siç janë:
-Tendenca e futjes së barnave jo nga firma serioze, për efekt të çëmimit të ulët që kërkon tregu i barnave,çka është në kapërcim e sipër.Kjo lidhet me dy faktor:
-Së pari lidhet me punën e mjekut veteriner, i cili ende nuk e ka hedhur plotësisht në treg punën e tij, aftësitë dhe shërbimet që bënë në kafshë, por e mbulon këtë në shumicëne rasteve duke e inkuadruar atë në çëmimin e barnave që përdor tek kafsha.Kjo rrit në mënyrë artificiale çëmimin e barnave dhe ul personalitetin profesional.
Në praktikën tonë veterinare duhet të krijohet mëndësia se :Mjeku veteriner është një intelektual, profesionist po aq sa mjeku human dhe ndoshta më tepër.Ky është një detyrim profesional dhe moral i çdo mjeku veteriner.Me qëllim që blegtori, klienti dhe çdo kush tjetër ti vlerësoj dijen, aftësine tij për të përcaktuar situatën, për të vendosur diagnozën, prognozën dhe mjekimin e duhur, çështje këto të cilat nuk mund ti kryej asnjë profesion tjetër…
…Klientat kanë tendencë të kërkojnë biopreparate ose barna me çmim sa më të ulëta, duke mos i njohur dhe vlerësuar rrjedhojat në shëndetin dhe prodhimtarinë e kafshës.Brenda këtij konflikti interesash, përfshihet dhe konflikti pronar-kafshë.Pronari duke u munduar të kursej, padrejtësisht dëmton rëndë shëndetin e kafshës e për pasojë cilësinë, prodhimin, të ardhurat etj.
Konflikti mjek veteriner-klient, ndodh edhe pse veterineri për të realizuar në këto rrethana të ardhurat e tij, pranon të hyjë në marrëdhënie me këto kushte të disfavorshme
2
Për sot dhe në prespektivën e tij.
Ky konflikt zbutet dhe gradualisht kalohet në marrëveshje, po qe se mjeku veteriner paraprakisht i bën sqarimet e nevojshme, i llogarit leverdin ekonomike të përdorimit të një bari apo biopreparati.Kjo ngel vetëm dëshirë, në se mjeku nuk ka informacionin e plotë, nuk ka dhënë shëmbuj pozitiv, pra nuk e ka afirmuar veten.Mjeku duhet të ketë aftësi psikologjike ti imponohet bashkëbiseduesit me llogjikë dhe aftësi profesionale.
Një konflikt tjetër është Mjek – kafshë.Ky konflikt është më kompleksi. Nga zgjidhja e tij varen dhe zgjidhjet e tjera.Përdorimi i barnave cilësore,sasisë së nevojshme dhe
llojshmërisë së duhur, Mjeku kursen kohën e nevojshme, shpenzimet e panevojshme, rrugën,numërin e seancave mjekuese dhe kafshës i kthehet shpejtë shëndeti.Në të njëjtën kohë investon për të arthmen, për rritjen e autoritetit profesional, me efekt rritjen e të ardhurave.
Nuk është etikë profesionale që mjeku veteriner të mos evidentojë dhe të nxjerrë në treg aftësit e tij, vlerën e punës,shërbimit etj.Nga eksperienca ime vrej me kënaqësi që ka mjek,që me përpjekje kanë mundur të shfaqen në këtë kompeks me autoritetin e profesionit të tyre.
Është me interes të theksohet këtu se ka ardhur koha që mjeku veteriner të mbaj shënime për punën e kryer, rast pas rasti.Të lëshoi pas çdo mjekimi një dokument serioz me firmën dhe vulën personale.Dokumenti duhet të pasqyroi barnat dhe vlerën tyre si dhe shërbimin dhe vlerën punës të tij. Ashtu siç ka ardhur koha të përdoren receta për marrjen e barnave në Farmaci veterinare.
…Në praktikën veterinare konflikti Farmacist veteriner-Mjek veteriner
, lidhet me dilemën e çëmimit dhe të cilësisë.Tregtimi i barnave është i konceptuar si çdo treg tjetër ku ballafaqohet ofertë – kërkesa.Por Farmacisti veteriner nuk mund të jetë një tregtar ordiner, ku të verë në plan të parë fitimin dhe vetëm fitimin dhe të humbas çdo vlerë tjetër njerëzore dhe profesionale.Në këtë konflikt Mjeku veteriner ka pjesën
e tij për ta zbutur atë.Në rradhë të parë duhet të njohë, të ketë informacionin e nevojshëm për firmat prodhuese, barnat, biopreparatet, të ketë edhe iniciativën e përdorimit në praktikë të barnave që futen për herë të parë, për të bërë provat e nevojshme…
Në konfliktin interesave në kushtet e sotme e pëson konsumatori.Primar është qumështi, si produkti që konsumohet më shumë dhe kryesisht i freskët.Konsumatori e merr direkt nga lopa nëpërmjet pronarit.Konsumatori i cili është mësuar me vlerat organoleptike të prodhimit,mjafton të ndryshoi ushqimin lopa dhe menjëherë ai e ndjen ndryshimin shijes , erës.Në rastet kur ndryshon e dhe lopën, po e njëjta gjë ndodh.Kjo është një anë e problemit që ka pak rëndësi, me rëndësi dhe pasoja për konsumatorin dhe veçanërisht për fëmijët latantë dhe të moshuarit është përdorimi i barnave,biopreparateve, antiparazitarëve etj…
Nuk mund të anashkaloj këtu edhe një mospajtim tjetër interesash që është sa praktikë aq dhe etiko-ligjor në fushën farmaceutikës veterinare.Në vëndin tonë futen barna, biopreparate nga firmat importuese të cilat regjistrohen në librin shtetëror të barnave.Por strukturat veterinare,Farmacit, mjeku veteriner nuk ka asnjë informacion për to.
3
Në vazhdim të vlerësimit të etikës profesionale dhe deontologjisë në këtë fushë, duhet patur parasysh ndërthurja midis etikës intuitave, etikës faktike dhe etikës ligjore.Në praktikën veterinare përdorimi i preparateve i është lënë spontanitetit.
Për të qënë më racional.Mund të hyni në një farmaci veterinare dhe mund të gjeni të njëjtin preparat ose biopreparat nga disa firma.P.sh.Vaksinë kundër/ Agalaksisë ose ivermectin.Mund tu rekomandojnë 3-4 të tilla nga firma të ndryshme.Nga firmat më të dëgjuara deri në ato të panjohura, me çmim që lëvizin në 1-2 fishin.Në farmaci i merr vaksinat, barnat dhe klienti.Ai duke mos i njohur, ka tendencën ta blej atë me çmim më të vogël.Kuptohet që efekti do të jetë më i pakët dhe krijohet idea se shiten “ilaçe të skaduara”.Ky është tjetër faktor që thellon papajtueshmërinë.Por e njëjta gjë mund të ndodhi dhe me mjekun veteriner i cili ka përpara 4-5 vaksina apo barna të një sëmundje dhe duke mos pasur informacionin duhur dhe konfirmimin e laboratorit të kontrollit të barnave dhe biopreparateve mund të bëj të njëjtin gabim dhe konflikti zgjerohet më tej.Nuk përjashtoj edhe rastet që veterinerit i intereson çëmimi i i ulët se nëpërmjet tij merr dhe vlerën punës së tij.
Për të zgjidhur konfliktin interesave të kësaj natyre dhe vendosja e konkurrencës së ndershme, si dhe të shkohet drejt etikës profesionale relevante, duhet të nxirret një ligj për importimin dhe shpërndarjen e barnave dhe biopreperateve veterinare.Jo vetëm kaq, por dhe dëshira për ta zbatuar atë .
Shkëputur nga libri “Pionerët e veterinarisë shqiptare “ te Dr Agim Nelaj