Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Qeni dhe jeta në apartment

Foto ilustruese

Ndërkohë që skenari tipik për mbajtjen e qenve deri tani ka qënë një shtëpi në pronë private që mund të rrethohej me gardh, tani shumë këlyshë duhen trajnohen për shtëpi që nuk kanë ambjente të jashtme të tyret. Për aq kohë sa të përfundojë vaksinimi i plotë i këlyshit , është me siguri të dyshimtë ecja në vende të tjera (parqe , në rrugët e lagjes etj) ku tashme kanë qënë prezentë dhe qenë të tjerë.Kjo veçanërisht është e vërtetë për rracat e vogla.

Sot ka më shumë këlyshë që rriten në kafaze se në të shkuarën. Në ditët tona ka shumë kompani dhe dyqane në të cilat këlyshet që presin të shiten, sikurse ato ne shtëpi banimi për qen të cilët presin të adoptohen , kanë disavantazhin të rriten në një ambjent të ndotur nga jashtëqitja e tyre. Adoptimi – ose blerja, nëse mendohet e tillë – e një këlyshi nga një prej këtyre burimeve sigurisht kërkon trajnim më shumë se në raste të tjera.

Shumë prej nesh kanë idenë se qentë mund të trajnohen në kuti me rërë po ashtu si macet. Macet kanë instikte që ambjentohen me kutitë e rërës. Qentë nuk i kanë.Kemi shumë raste të qenve të cilët janë rritur në kafaze dhe që humbin shtëpitë e banim , pasi pronarët nuk kanë mundur ti mësojnë apo përshtasin me jetën e re në një shtëpi banimi. Ata ndjehen konfiuzë pasi nuk e dinë se ku tamam në shtëpi është vendi i duhur. Ky koncept është tepër i ndërlikuar për trurin e një qeni.

Trajnimi i suksesshëm në shtëpi varet nga përshtatja e kontrollit tënd me instiktet e qenit dhe sesa ndihmoni qenin për të zhvilluar zakonet që ti dëshiron. Gjithashtu varet nga mbajtja e pjesës tënde të detyrave: dhënija e një orari të mirë për zakonet që duhen eliminuar.

Qeni nuk e kupton plotësisht trajnimin për shtëpi. Një këlysh që mërzitet kur ti zbulon një aksident trajnimi në shtëpi nuk “ndihet fajtor” se ai e “di që është gabim”. Këlyshi tregon bindje ndaj teje, dhe madje dhe frikë prej teje. Në këtë mënyrë asgjë nuk arrihet për trajnimit për shtëpi, dhe temperamenti i këlyshit tënd mund të pësojë dëme të pariparueshme.

Ju mund të bëni një trajnimin me sukses për në shtëpi të këlyshit tuaj, qoftë nëse e keni bërë apo jo këtë më parë, nëse keni resurset e duhura për qenin që keni zgjedhur. Është e rëndësishme të kuptohet që “suksesi në trajnimin për shtëpi” është relativ në varësi të madhësisë dhe rracës së qenit.

Shumë qen meshkuj  të të vegjël nuk do jenë kurrë në gjendje të përballojnë gjithë kohën në shtëpinë tuaj pa aksidente, dhe kjo është gjithashtu e vertetë për disa femra të rracave të vogla. Kjo mund të jetë një shok për ata që kanë zgjedhur një qen te vogël vetëm se nuk duan të merren me trajnimin për shtëpi! Ngatërrimi mbi kutinë e rërës mes menaxhimit të maces dhe qenit po shkakton problem serioze për këto qen të vegjël.

Nuk ka asnjë arësye pse problemet e trajnimit për shtëpi të shkatërrojnë shtëpinë tënde nëse ti menaxhon siç duhet një qen që nuk është i tranjuar për shtëpi. Rritësit e qenve e bëjnë këtë shumë shpesh. Disa qen të vegjël meshkuj të përdorur për shartime nuk mund të trajnohen kurrë për shtëpi.

Por ndërsa qeni është një këlysh ti mund të bësh gjërat e duhura për të krijuar shansin më të mirë të mundshëm për trajnim shtëpie. Ka dritare mundësish për të zhvilluar këto zakone në mënyrën më të lehtë në një qenush. Nëse ti dështon të trajnosh qenushin tend duke filluar nga minuta që putrat e tij prekin pronën tënde, kjo e vendos qenin në një disavantazh. Ky disavantazh do rritet e do rritet, dhe në një pikë mund të bëhet e pamundur qoftë dhe për një ekspert për ta trajnuar qenin për shtëpi.

NJerzit më parë heqin nga shtëpia qentë që kane aksidente urinimi në shtëpi , sesa ata që kafshojnë njerez. E çuditshme siç është, kjo do të thotë që dështimi i trajnimit të qenushit për shtëpi është shumë e padrejtë ndaj vetë qenushit. Ju mund të jeni të gatshëm të jetoni me një qen të patrajnuar për shtëpi (por mos jinni shumë të sigurtë – rrëmuja do ju lodhi me kalimin e kohës) – por nëse për ndonjë arësye ju duhet ta jepni qenin për ndonjë shtëpi tjetër, askush nuk do jetë i gatshëm të jetojë me atë problem.

E gjithë kjo do të thotë që duhet të bësh disa gjëra përpara se të fusni një qenush në shtëpi:

1. Studioni trajnimin për shtëpi që të keni një plan që më pare(duke blerë një libër apo duke gjetur material ne interet).

2. Zgjidhni një qen ose qenush që i përshtatet ndërtesës, kohës, dhe aftësisë qe ti mund të ofrosh.

3. Merreni këlyshin në shtëpi gjatë kohës që do mundni ta bëni trajnimin për shtëpi një prioritet dhe ndiqeni deri në fund. Shumica e qenve nuk janë në gjendje të kontrollojnë plotësisht fshikëzën dhe zorrët nëpër shtëpi deri në moshën 4 mujore. Qentë e vegjël shpesh kanë nevojë për shumë më tepër. Trajnimi i plotë për shtëpi rrallë arrihet në një fundjavë, edhe pse ju mund të filloni një program menaxhimi gjatë një fundjave të gjatë ose gjatë pushimeve.

4. Prisni të adoptoni derisa të jeni në gjendje të siguroni mundësi të përshtatshme eliminimi. Deri atëherë, ju mund të merrni një specie tjetër kafshe shoqëruese që do të përshtatet me vendin dhe vëmendjen qe mund t’i siguroni.

Orari

Element i parë i trajnimit për shtëpi është një orar i mire. Orari do të thotë që ju të përkushtoheni ta nxirrni qenushin tuaj jashtë në kohë të caktuara, të rregullta. Qeni atëhere mesohet të ketë besim tek këto si mundësi për lirimin e fshikëzës dhe stomakut.

Ju nuk mund t’i shpjegoni qenushit gjithë gjërat që do donit t’i shpjegonit në lidhje me trajnimin në shtëpi. As qenushi nuk mund të thotë egzaktësisht se çpo ndodh me trupin e tij të vogël. Në fakt, qenushi as nuk merr mjaftueshëm paralajmërim për të dalë deri jashtë. Në fund të fundit, kjo do të thotë që duhet të fitojë vemendjen tënde, duke të të bindur të ndalosh atë që po bën për ta nxjerrë qenushin jashtë, ndërsa pret që të bëhesh gati dhe ndërsa e shoqëron për njëfarë distance deri jashtë duke kaluar shume dyer, derisa ne fund, lirim.

Përveç pengesave të mëdha që qenushi do ketë për të të motivuar ti japësh akses në zonën e nevojës, kjo metodë hap potencial për problem sjellje. Qentë qe kërkojnë për leje për të bërë nevojat e tyre shpesh kërkojnë dhe gjëra të tjera. Qentë e mësuar që ti do i lësh ata jashtë vetëm kur ata lehin mund të bëhen lehës problematikë.

Qentë që zhvillojnë një frikë të dali (si frika që ti do i lësh ata jashtë për shumë kohë)  mund mos të të thonë që duan të dalin – sepse nuk duan! Ata kanë nevojë, por nuk duan. Kjo është shumë shqetësim për një qen.

Fatmirësisht, programimi e zgjidh këtë problem. Disa parime të thjeshta do jua lehtësojnë punën:

1. Lejeni qenushin pa akses në një zonë nevojash për jo më shumë orë se numri i moshës së qenit në muaj, plus një. Kjo do të thotë që një qenush 8-javësh nuk duhet lenë pa një mundësi për nevoja për më shumë se tre orë. Nëse ti je i ikur për 8 orë në punë, një këlysh kaq i vogël do ketë më shumë se një “aksidente”.

2. Mos lër asnjë qen të çfarëdo moshe për më shumë se 8 orë pa akses në një vend ku mund të shkarkojë nevojat e tij. Kjo krijon një problem për njerëzit me përgjegjësi të gjata, por shkelja e këtij parimi mund të shkaktojë problem fizike tek qeni si dhe frikëra serioze ku përfshihet ankthi i ndarjes. Është e lehtë të shohësh se pse në shume vende, ecësit e qenve, mbajtësit e kafshëve shtëpiake, dhe kujdesjet ditore për qen kanë shumë klientë.

3. Kur ju jeni në shtëpi dhe zgjuar, jepi qenit tend një mundësi te përdori “banjën” të paktën një here në orë. Fakti që qeni mund ta mbajë gjatë gjithë natës ose për 3 deri 8 orë gjatë ditës NUK do të thotë që mund ose duhet t’i kërkohet të bëjë këtë me orar.  Në të kundërt, trupi i qenit duhet të rekuperojë eliminimin e shkarkimit për të kompensuar.

4. Kontrolloni qenin ose qenushin tuaj për shenja që një here në orë nuk mjafton. Disa qen të vegjël dhe qenushë të vegjël nuk mund të durojnë kaq gjatë. Nëse qeni juaj ishte mirë me atë orar dhe krejt papritur nuk mund t’ia dali, çoje qenin tend për një kontroll tek veterinari. Të shumtë mund të jenë shkaktarët që mund të shkaktojnë probleme trajnimi për shtëpi, qofshin ato për arsye të problemeve në sjellje apo probleme mjekësore, duhen trajtuar shumë shpejt. Zakonet në jetë formohen tani, dhe ju doni gjithçka të përputhur në mënyrë që ato zakone të jenë të duhurat.

5. Para se të largoheni nga shtëpia për në punë, nxirreni qenin tuaj jashtë të paktën dy here. Nxirreni pastaj përsëri kur të ktheheni, edhe nëse është pas pak kohe. Gjithashtu, nxirreni qenin tuaj jashtë para dhe pas çdo here që do udhëtoni bashkë me qenin tuaj në një udhëtimi jashtë shtëpise. Është e rëndësishme të stabilizohen rutina të tilla, në mënyrë që qeni juaj të ketë siguri për to. Kjo ndihmon qenin të mësojë të kryejë nevojat para largimit tend dhe të ketë besim që ti do kthehesh në shtëpi në kohë dhe do e nxjerrësh në kohën e duhur.

6. Lidhni një fjalë ose fraze për kryerjen e nevojave, në mënyrë që të keni një paralajmërim për ti dhënë kur të keni dalë nga shtëpia ose kur jeni në ndonjëlloj rrethane ku ju duhet ti thoni qenit që ky vend dhe kjo kohë janë të pranueshme për jashtiqitjet. Perdorni fjalë sipas dëshirës, si “kryej nevojat” ose “nxito” ose “jepi tani.”

7. Nxirre qenushin tënd për “shkarkim” kurdo që qeni të “kërkojë,” me gjuhë trupore duke indikuar nevojën. Ndonjëherë një ndryshim diete, trajnimi, ushtrimi ose arësye tjetër mund t’i shkaktojë kohës së programuar një ndryshim duke e bërë të jetë shumë larg ajo që ju keni programuar.

Shumica e njerëzve dhe qenve zhvillojnë komunikim natyrshëm rreth kësaj – por mos i mbani shpresat tek kjo për trajnimin në shtëpi. Një orar është shumë më mirë si strukturë bazë.

Kur qeni kërcen ose hidhet, duke të të ngulur sytë, duke vënë mjekrën mbi gjurin tënd ose duke të të shtyrë dorën me hundë janë sinjale të mirë. Për ta inkurajuar qenin të përdorë një sinjal të caktuar, sigurohu t’i përgjigjesh pozitivisht atij sinjali, në këtë rast duke e nxjerrë qenin jashtë. Disa njerëzve u pëlqen një zile tek dera si shtesë.

8. Nëse mendoni se qeni juaj ka zhvilluar një zakon kërkimi për të dalë jashtë më shpesh seç duhet, ju mund të provoni ta zgjasni pak kohën. Por në të vërtetë, ta lëni qenin të dalë disa herë më shumë është shumë  më pak punë sesa të pastroni një lëmsh se nuk “besuat” që qeni po ju paralajmëronte! Çdo aksident heq nga zakoni që ju po mundoheni të ndërtoni, dhe vendos gjithashtu erën e gabuar nëpër shtëpi. Ja vlen shumë punë për të ndihmuar qenin tënd të shmangë aksidentet.

9. Ndërsa qenushi juaj rritet, ju mund të jeni në gjendje të reduktoni orarin e daljeve. Kini kujdes se cilat dalje qeni nuk i përdor për eleminim, dhe ju mund të jeni në gjëndje t’i leni ato. Mbani në mendje, që gjëndja fizike e qenit mund t’i shkaktojë nevojën për eleminim urgjent, ose për më të shpeshtë se normalja. Qentë e mplakur shpesh e kanë këtë. Mos e konsideroni këtë një “problem sjellje”. Është një nevojë fizike .

Falenderojmë doktoreshën Blerina Angoni për këtë material shumë të vlefshëm.Nuk lejohet ripublikimi i materialit pa lejën e redaksisë.


Na shkruani