Shikojini mirë këto duar.
Janë duar fermeri.





Duar që kujdesen që prodhimi të mbërrijë në familjet tona.
Duar që fillojnë të punojnë që pa çelur agimi, kur akoma shumë nga ne bëjnë gjumin e ëmbël të mëngjesit.
Duar që vazhdojnë të punojnë edhe kur bie nata dhe shumë nga ne janë shtrirë dhe po shohin televizor pas një darke të bollshme.
Janë duar të pista, të shëmtuara dhe të rrudhura.
Janë duar që nuk kanë “shijuar” ndonjëherë kremin për të zbutur lëkurën dhe kallot, që nuk kanë shkuar asnjëherë në sallone bukurie për “kujdes estetike”
Këto duar që shikoni, nuk e kalojnë kohën duke ‘lundruar’ mbi celularë të shtrenjtë, mbi tastierën e kompjuterit dhe nuk e kalojnë kohën duke mbajtur gazetën dhe filxhanin e kafesë.
Këto duar e kalojnë gjithë ditën duke punuar: Nga mëngjesi deri në darkë!
Herë duke u kujdesur për perimet dhe herë duke u kujdesur për frutat.
Herë duke u kujdesur për lopët e herë duke u kujdesur për kuajt e kafshë të tjera.
Këto duar nuk ankohen asnjëherë, as në dimrin e acartë dhe as në zhegun e verës.
Por MOS I ZEMERONI këto duar, ooohhh JO, MOS!
Mos gaboni dhe ti zemëroni këto duar se ato mund të rrëmbejnë një shat a një lopatë, një kazmë a një sopatë, dhe pastaj mjerë JU. Pastaj mjerë JU se askush nuk mund të ndalë dot këto duar të forta, nëse i zemëroni ato.
Këto duar durojnë edhe mundin edhe punën e rëndë, por nuk e durojnë dot talljen dhe përbuzjen.
Shikojini dhe një herë këto duar fisnike dhe mbajini mënd mirë, MOS i harroni ato!
Kujtohuni për to sa herë të blini fruta e zarzavate, sa herë të hani djathin me një simite gruri te ngrohtë, mbani mënd se këto duar i kanë prodhuar, ja; këto duar…
Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare