Pyetje :
Desha te dija se perse macja qe kam ne shtepi kollitet dhe me pas vjell nje top ( lemsh) me qime , a duhet ta coj tek veterineri per ta vizituar apo nuk ka problem?Nese eshte dicka normale a ka mundesi te bej dicka qe ta ndihmoj se me vjen shume keq per macen dhe trembemi se mos pesoje gje sa here qe e kryen kete veprim.Faleminderit
Pergjigje nga Dr Gerta Dhamo
Si fillim deshiroj te them se eshte shume e rendesishme qe te sigurohemi qe nuk kemi te bejme me nje problem tjeter shendetesor , pra macja mendoj se duhet kontrolluar ne nje mjek veteriner per te pare shkakun e kolles, shkaku i kolles mund te mos jene qimet, por ndonje problem me rruget e frymemarrjes. Shpesh here probleme te tilla ndodhin ne laringite, ku kolla ngacmuese behet shkak i vjelljes dhe sebashku me vjelljen dalin dhe qimet qe ndodhen ne stomak si pasoj e lepirjes qe ben macja. Pra macja duhet pare per ndonje problem te frymemarrjes dhe njekoheshit ju si pronar si profilaksi per lemshat e qimeve duhet te perdorni krehjen sa me shpesh te maceve qime shkutra dhe sidomos atyre qime gjata dhe dhenien e disa pastave te gatshme nga goja (si psh “Malta paste”), qe sherbejne si parandalues qe te mos formohen lemshat ne stomak ose ne zorre. keto pasta jane teper te shijshme per macen dhe rekomandohen ti jepet gjat gjithe kohes. Gjithashtu disa mace mund te shihen qe hane bar duke provokuar keshtu vjelljen e lemshave te qimeve. Egziston rreziku se keto qime mund te behen shkak per megakolon.
Përgatiti përgjigjen Dr Gerta Dhamo
Lexoni për më tepër artikullin “Lëmshat e qimeve tek macet “