Nga Fadil Kukleci
Në tërë literaturën e bletarisë shkruhet se; prodhimi i mjaltit në një zgjua varet nga numri i bletëve punëtore që ndodhen në atë zgjua, dhe kullotat në të cilën ndodhet bletorja. Ndërsa numri i bletëve në zgjua varet nga mosha dhe cilësia e mëmës. Po ashtu të gjithë e kemi të qartë se mëma e re është më produktive se mëma e vjetër. Maksimumin e lëshueshmërisë së veve ajo e jep në vitin e parë dhe të dytë, ndërsa pas vitit të dytë produktiviteti i saj bije.
Mirëpo edhe në këtë moshë nuk janë të gjitha mëmat njësoj produktive, sepse në kushte të njejta, në moshë të njejtë disa japin më shumë ve e disa më pak, gjë që për bletarin është me rëndësi që mëma të pjellë sa më shumë ve me qëllim që familja të jetë sa më e fortë gjë që është një ndër kushtet kryesore për të prodhuar sa më shumë mjaltë.
Në mënyrë eksperimentale është vërtetuar se një familje me rreth 60.000 bletë prodhon 50% më shumë mjalt se sa katër familje të bletëve me nga 15.000 bletë.
Nga tabela e mëposhtëme shihet numëri i bletëve në familje dhe numëri i bletëve të cilat duhet të jenë të angazhuara në punët shtëpiake dhe numëri i bletëve që mund të dalin në fushë për të kërkuar ushqim.
Numri i bletëve në familje |
Numri i bletëve të fushës |
% |
15.000 |
2.300 |
15 |
20.000 |
5.000 |
25 |
25.000 |
7.500 |
30 |
30.000 |
12.000 |
40 |
40.000 |
20.000 |
50 |
50.000 |
30.000 |
60 |
60.000 |
39.000 |
65 |
Pra sic po shihet nga tabela optimumi biologjik për një familje të bletës është rreth 60.000 bletë në një zgjua.
Tani për bletarin është me rëndësi se si të arrihet ky numër i bletëve në zgjua.
Një ndër kushtet themelore është që të ketë mëmë të re dhe me cilësi gjenetike të njohura, respektivisht të ketë një mëmë selektive. Tani është me rëndësi të vecantë se si të prodhojmë mëma kualitative dhe selektive .
Egzistojnë një mori metodash të ndryshme për përfitimin e mëmave për të cilat unë nuk do të shkruaj sepse për shumicen e tyre është shkruar pothuaj në të gjitha tekstet profesjonale të bletarisë. Mirpo unë do të përqëndrohem në atë se cila prej këtyre metodave sipas shumicës së shkenctarëve që merren me prodhimin e mëmave është më e përshtatshmja dhe pse ?
Mirëpo para se të përshkruaj këtë do ta citoj profesorin e nderuar Dr.Kristaq Thomo i cili në tekstin e ti “Për ju që keni bletë ,, faqe 64 rreshti 19 shkruan: “Egziston një mendim se prodhimi i mëmave është më shumë art se shkencë. Pa patur për qëllim ta mohojmë dhe gjithësesi nuk mund ta evitojmë ,mendoj që ky “ art pa shkenc është amatorizëm me shumë pasoja prapa .
Metoda më e mirë dhe më bashkohore sipas shumicës së bletarëve që merrën me prodhimin e mëmave kualitative është ajo me anë të aparatit të Karli Jenterit.
Përparsit e përdorimit të këtij aparati për prodhimin e mëmave janë të shumta :
-
Transplantimi i larvës bëhet në stadin më të hershëm , në momentin kur larva del nga gëzhoja e vezës dhe që në start asaj i mundësohet që të ushqehet me qumësht mëmash .
-
Transplantimi bëhet pa e prekur fare larvën gjë që eliminohet cdo mundësi e lëndimit të larvës e cila kishte për të lënë pasoja të mëvonëshme .
-
Mëma në aparat prodhon vezë më të mëdha së zakonisht e që edhe ky është një kusht që të fitohen mëma më cilësore .
-
Larvat të cilat transplantohen janë të një moshe , dallimi në mes më të vjetrës dhe më të resë është vetëm disa orë.
-
Mbartja e amëzorëve (cibukëve ) bëhet në momentin kur ata janë plotësisht të pjekur , të 14 apo 15 ditë.
-
Pasi që amëzorët janë të një moshe eliminohet mundësia e lindjes së ndonjë mëme para kohe e të na i dëmtojë amëzorët e tjerë .
-
Përparsia tjetër qëndron në atë se kupëzat lëvizëse me lehtësi vendosen në kornizën shartuese .
-
Dhe në fund’ të gjitha pjesët e aparatit dhe vet aparati me përdorim të kujdesëshëm kanë përdorim të pa kufizuar.
Teksti nuk lejohet të përdoret pa lejë të redaksisë të Mjekësia Veterinare Shqiptare apo autorit të shkrimit.
Autori: Fadil Kukleci
Bletar profesionist
Kosovë
Prishtinë
Maj2017