Shumica e njerëzve mendojnë se për të krahasuar moshën e qenve dhe maceve me moshën e njeriut është fare e thejshtë.
Mjafton që mosha e tyre të shumëzohet me shtatë.Për shembull një qen ose mace 4 vjecar është ekuivlent me moshën e një njeriu 28 vjecar.
Nuk është fare e vërtetë.
Si mund të thuhet se një qen 1 vjecar është njësoj nga mosha si një fëmijë 7 vjecar ?Sa njerëz në moshën 7 – vjecare janë seksualisht aktivë dhe të aftë për të riprodhuar ?
Qentë dhe macet në moshën 1 vjecare janë të aftë të kenë fëmije .Po ashtu dhë në moshën 10 vjecare ( që sipas llogarive në moshën e një njeriu 70 vjecar.
Po si llogaritet mosha e miqve tanë të vegjël?
QENI :
Pjekuria ecën shumë shpejt 2 vitet e para në një qen, por ndryshon në rraca të ndryshme.
Rracat e mëdha ( me peshë të madhe) , piqen shpejt dhe rrojnë pak.Kur ata arrijnë moshën 5 vjecare , konsiderohen “moshë madhore”
Rracat mesatare ( me trup mesatar) e arrijnë zakonisht këtë moshë kur bëhen 7 vjec.
Kurse rracat e vogla ( trup vogël) , e arrijnë moshën madhore kur bëhen 10 vjec.
Shumë veterinerë janë dakord se formula që do të sjellim afrohet më shumë me ekuivalentimin midis moshës së qenit dhe moshës së njeriut.
Mendohet se një qen i moshës rreth 1 vite është pak a shumë sa një fëmijë i moshës 12 vjecare dhe një qen i moshës rreth 2 vjec , është barabartë me një të ri të moshës 24 vjecare.
Pas kësaj moshe shtohen 4 vjet të moshës së njeriut për 1 vit të moshës së qenit ( Shembull : Një qen 4 vjecar do të jetë barabartë me një njeri të moshës 24 vjecare )
Kjo metodë është bazuar duke marrë parasysh fillimin e moshës së maturimit , në vitet e para të jetë së një qeni , dhe gjithashtu ngadalësimin e maturimit në vitet e mëpasshme.
Pak më poshtë po paraqesim një tabelë të moshës së qenit e krahasuar me atë të njeriut.:
Mosha e qenit | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
Mosha e njeriut | 12 | 24 | 28 | 32 | 36 | 40 | 44 | 48 | 52 | 56 | 60 | 64 | 68 | 72 | 76 | 80 | 84 | 88 |
Jetëgjatësia mesatare e një qeni është llogaritur rreth moshës 13-14 vjecare, por theksojmë se kjo varion në varësi të rracës së qenit.Sa më trup madh të jetë qeni juaj , aq më pak kohë do të jetojë. Qentë femra sipas studimeve jetojnë më gjatë.
MACET:
Tani të bëjme një paraqitje të shkurtër të një formule të thjeshtë për llogaritjen e moshës së moshës së maceve e krahasuar me atë të njeriut:
Supozohet se një mace e moshës 1 vjecare është ekuivalente me një njeri të moshës 15 vjecar dhe një mace e moshës 2 vjecare e barabartë me një njeri të moshës 24 vjecar. Dhe pas kësaj shtohen 4 vjet të moshës së njeriut për cdo vit të moshës së maces ( Shembull : Një mace e moshës 4 vjecare do të jetë sa një njeri i moshës 32 vjecar )
Tabela e mëposhtme tregon llogaritjen e kësaj formule:
Mosha e maces | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
Mosha e njeriut | 15 | 24 | 28 | 32 | 36 | 40 | 44 | 48 | 52 | 56 | 60 | 64 | 68 | 72 | 76 | 80 | 84 | 88 | 92 | 96 |
Marrë nga faqja sociale yahoo.com
Përshtati për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” MV Egli Ozuni
Nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .