Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kam frikë nga qeni

e trembur nga qeniPyetje ne inbox: Mjekesia Veterinare faleminderit qe me pranuat ftesen ne faceb do te desha tu pyes dicka, cfare qeni duhet te zgjedh qe ta mbaj ne shtepi. une jam 38 vjec dhe i kam shume frike qente mbase se kur kam qene e vogel qeni i komshies me ka kafshuar dhe qe atehere asnjehere nuk kam perkedhelur ndonje qen por tani qe djali po me kerkon nje qen po ju pyes se cfare qeni duhet te marr qe te mos jete i rrezikshem. faleminderit E.T

——————————————————————————————————————————

Përgjigje nga Dr Atalvin Zhiva:

Përshëndetje! Do të bëni shumë mirë që do ta mundësh frikën që keni. Tashmë ne të gjithë e pranojmë se qeni është miku më i mirë i njeriut, POR… kur trajtohet dhe trajnohet ashtu sic duhet. Duke qene se ju keni dhe një fëmijë do të jetë patjetër me interes që të merni një qen. Të gjitha anët pozitive do ti gjeni tek shkrimi: Adopto një kafshë, shpëto një jetë” .

Pyetja juaj është interesante dhe me të drejtë, jam i sigurt se zgjon interesimin dhe të personave të tjerë, prandaj po zgjatem pak më shumë sesa thjesht t’ju jap një përgjigje të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë.

. . . . . . . . . . .

Në pyetjen që na keni drejtuar nuk na shkruani sesa vjeçar është djali juaj? Kjo është shumë e rëndësishme. Po ashtu një rëndësi të madhe ka dhe koha që do të keni mundësi ti kushtoni qenit, nëse jetoni në apartament, apo në shtëpi private (nëse keni shtëpi private a keni oborr të rrethuar me mur apo jo)? Prandaj si fillim këshilla ime e parë është që te na shkruani sërisht ku të na përgjigjeni kundrejt këtyre pyetjeve apo të shkoni në një prej klinikave veterinare dhe te bisedoni drejtpërsëdrejt me një Mjek Veteriner për të marrë mendimin e specialistit.

. . . . . . . . . . .

Gjithsesi unë po ju shkruaj disa këshilla të përgjithëshme për ju dhe të interesuarit rreth kujdesit dhe trajnimit që duhet ti kushtoni mbajtjes së qenit në familje. Si fillim do ta filloj me trajnimin që i bëhet qenit.

. . . . . . . . . . .

Nisur nga natyra qeni i kushton shumë rëndësi se kush është udhëheqës (dominant) në këtë mardhënie, në familjen ku ai do të jetojë, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ti tregohet se NE, njerëzit, jemi udhëheqësi, apo e thënë ndryshe “bosi”. Si arrihet kjo? Duke i treguar se jemi a) të mirë; e ushqen, e nxjerr shëtijte, luan, pastron etj, por dhe b) të rreptë; i mëson komanda të ndryshme, e shan kur bën gabime, i tregon c’farë është mirë dhe c’farë është keq etj. Kjo do ta bëjë atë që t’ju respektoje dhe ta kuptojë që ju jeni mikja/miku më i mirë i tij si dhe po ashtu se jeni ju ajo/ai (bosja) që vendos dhe merr vendimet. Të kihet parasysh se në asnjë nga pikat nuk duhet të abuzohet. Tek pika b) të rreptë, vlen të theksohet se në asnjë mënyrë nuk duhet të krijohet ky respekt apo frikë duke përdorur dhunë, NJE QEN QE EDUKOHET ME DHUNE, NE NJE MOMENT DO Të BEHET DHE AI I DHUNSHEM DHE I RREZIKSHEM! Pra; Jo duke e goditur dhe ndeshkuar me vënd dhe pa vënd.

. . . . . . . . . . .

qeni komandNjë prej ushtrimeve që une e rekomandoj shpesh, është mësimi i komandave të ndryshme; më jep kembën (dorën), ulu, shtrihu. ndalo, ec, etj. Këto ushtrime shoqërojini duke i dhënë dicka stimuluese kur zbaton komandën që i jepni, psh një biskotë për qen. Përvec aspektit argëtues tek qeni ka tepër rëndësi ky ushtrim pasi nxit ndjenjën e të dëgjuarit më mirë pjestarët e familjes. Kur një qën mëson të dëgjojë komanda nga i zoti i tij, është shumë herë më e lehtë të menaxhohen disa situata në momente të caktuara.

. . . . . . . . . . .

Kushtojini qenit kohën e duhur! Kjo pikë është akoma më e rëndësishme nëse jetoni në apartament. Nxirreni qenin shëtitje sa me shpesh të mundeni. Por edhe nëse jetoni në shtëpi private dhe keni një oborr të madh dhe të rrethuar, sërisht nxjerrja shëtitje është me rëndësi pasi ndihmon në shoqërimin me qen të tjerë, njerëz të ndryshëm qëe mund të takoni në shëtitjen tuaj etj. Shoqërimi i qenit tuaj me qenushër të tjerë është një pikë tjetër që ka një rol të rëndësishëm në edukimin e tij. Aty qeni juaj do të mësojë disa rregulla të tjera (rregullat e lojës që mësojnë dhe fëmijët e vegjël) që do të ndihmojnë në ndërtimin e ekuilibrit të tij. Daljen shtëtitje bëjeni gjithmonë duke e pasur qenin në një litar të gjatë mjaftueshëm që ta kontrolloni lehtësisht. Kur dalja në publik bëhet problematike (qeni nuk dëgjon, i leh gjithkujt, apo sulet ndaj kujtdo) atëhere është koha për një trajnues profesional që të merret me qenin tuaj, aq më shumë nëse qeni është i rracave trupmëdha dhe i vështirë për tu kontrolluar.

. . . . . . . . . . .

Një pikë tjetër që luan një rol të rëndësishëm në sjelljen e qenit është dhe faktori hormonal. Qentë meshkuj ( por dhe femra disa herë) kur nuk janë të sterilizuar (kastruar), janë shumë herë më tepër agresivë (duan me patjetër të jenë dominantë). Bisedoni me Mjekun Veteriner se kur është periudha me e mirë që të kryhet kjo procedurë.

. . . . . . . . . . .

qeni luanAktiviteti fizik jo vetëm që ndikon shumë mirë për shëndetin e tij, por gjithashtu stimulon qenin që të krijojë një balancim pozitiv të energjive që ka. Të luani me qenin është e rëndësishme, por kini kujdes; të evitohen lojrat që mundet të shtojnë agresivitetin tek qeni (psh kur qeni kap një shkop dhe ti ja tërheq me dhunë nga goja, apo kur ti vrapon dhe qeni të ndjek duke të kafshuar pantallonat etj), kur është vetëm një këlysh këto lojra janë argëtuese, por mendoni se ai së shpejti do të rritet, aq më shumë nëse është një qen i rracave të mëdha.

. . . . . . . . . . .

bisedo me veterinerinKujdesi ndaj shëndetit. Sigurohu se qeni jot do te ketë kujdesin e duhur shëndetësor. Sapo ta adoptosh apo të blesh një qen, gjëja e parë që të këshilloj të bësh është të shkosh tek Mjeku Veteriner. Veterineri do të kontrollojë shëndetin e qenit, po ashtu së bashku mund të bisedoni dhe rreth vaksinave, apo ushqimit që qeni jot do të ketë nevojë për një jetë të gjatë dhe të shëndetëshme.

. . . . . . . . . . .

Dhe këshilla që e kam lënë për në fund pasi është tepër e rëndësishme është: Edukimi i fëmijëve në lidhje me mardhënien me qenin. Fëmijët duhet të mësojne se ndaj c’do qeni, qoftë i familjes apo i panjohur, gjithmonë duhet të veprohet me kujdes dhe përgjegjësi. Mesojini fëmijët që të luajnë lojra të duhura dhe të përshtatshme për qenin. Forumi Mjekësia Veterinare Shqiptare, ka sjellë disa broshura shumë të rëndësishme në lidhje me edukimin e sjelljes së fëmijëve ndaj qenit.

. . . . . . . . . . .

NJE FEMIJE TE VOGEL NE ASNJE MENYRE MOS E LINI VETEM ME QENIN NE DHOME, PA SHOQERINE DHE KONTROLLIN E TE RRITUREVE !

TREGONI KUJDES DHE PERGJEGJSHMERI!

Përgatiti përgjigje Dr Atalvin Zhiva.

Në rast referimi nga ky artikull ju lutemi përmendeni burimin e informacionit nga veterineret.com si dhe autorin e shkrimit.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: