Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Aflatoksina M1 nё QUMESHT(pjesa e dytё)

Aflatoksina M1 nё QUMESHT(pjesa e dytё)

Nga Profesor Kristaq BЁRXHOLI:

Problemet shёndetёsore tek njerёzit

qumesht ne goteAflatoksinat tashmё njifen mirё se janё pёrgjegjёse pёr dёmtimin e mёlçisё si dhe janё pёrgjegjёse pёr shkaktimin e kancerit. Krahas kёtyre dёmtimeve, toksinat  e myqeve shkaktojnё ndrydhje tё sistemit imun si dhe interferojnё me cilёsitё ushqimore tё  ushqimeve tё ndryshme. Nivelet e ulta tё aflatoksinave nё organizmin e njeriut, shkaktojnё efekte tё  pakta patollogjike, por tё vazhdueshme, nёse kёto merren nga  pak  por pёr kohё tё gjatё dhe si pasojё, kёto efekte dёmtuese nё organizёm grumbullohen duke  shkaktuar atё qё quhet shumim i efektit patollogjik, fenomen ky i vrejtur  edhe tek kafshёt e eksperimentit sidomos tek minjtё. Ёshtё kjo arsyeja qё  niveli maksimal  i aflatoksinave nё ushqimin (qumёshtin)  qё lejohet tё jetё ёshtё 0.05 ng/kg. Kjo dozё toleruese ditore siguron pёrpdoruesit e prodhimeve tё ndryshme pёr rrezikun e jetёs. Kёto doza janё vendosur nga organizmat  si Autoriteti i Sigurisё Ushqimore Europiane dhe Komiteti  Shkencor i Ushqimit Europian. Kёto norma janё vendosur mbi atё bazё qё ёshtё e mundur tё arrihet nga praktikat e mira agrobujqёsore dhe tё tregёtimit nё Europё.  Disa vёnde  tё EU, si p.sh Gjermania etj e kanё akoma mё tё ulёt kёtё nivel. Agjensia ndёrkombёtare e kancerit, qё nё vitin 1993, i ka klasifikuar aflatoksinёn B1 dhe aflatoksinёn M1 si tё klasёs 1 dhe 2b si pёrgjegjёse tё kancerit nё njerёz. Aflatoksinat janё gjetur nё gjakun e grave  shtatёzёna, nё gjakun e kordonit umbilikal si dhe nё qumёshtin e nёnёs, nё vёndet Afrikane, nё nivele 30-32 ppb(me variacionet sezonale(30±32). Nё Angli, aflatoksina B1 ёshtё gjetur edhe tek heroina qё pёrdoret intravenoze. Mykotoksinat e tjera shkaktojnё probleme nё veshka, traktin gastrointestinal, problem tё riprodhimit etj

Nga vijnё aflatoksinat?

Siç u pёrmёnd dhe mё lartё, Aflatoksinat janё metabolitё, produkte tё prodhuara nga myqet, nё ushqimin e njeriut dhe tё kafshёve. Ka njё numur  aflatoksinash qё prodhohen nё ushqimet. Kёtu pёrfshihen aflatoksinat B1, B2, G1 dhe G2. Drithёrat(misri, gruri etj), farat e pambukut, kikirikёt etj koncentratet sidomos, janё  vёnde mjaft tё pёlqyeshёm pёr shumzimin e myqeve dhe prodhimin e mykotoksinave. Krahas kёtyre edhe bari i thatё, kashta e misrit sidomos, janё vёnde  tё mundёshme  ku gjёnden  myqet. Kontaminimi i kashtёs sё misrit, gjatё periudhёs sё dimrit dhe konsumimi i tyre nga kuajt, shkakton sёmundje tё rёndё me vdekje tё sigurt tё kafshёs qё quhet polioencefalomalacia. Arsyeja pёrse nё dimёr, qumёshti i kafshёve, pёrmban mё shumё aflatoksina, ёshtё sepse ato nё kёtё periudhё ushqehen mё shumё me koncentrate dhe si pasojё koncentrimi i aflatoksinё B1 nё gjakun e kafshёs rritet mjaft dhe po kёshtu edhe nё qumёsht do tё ketё mё shumё Aflatoksinё M1 tё konvertuar nga B1. Nё kёtё periudhё  A.flavus dhe A.parasiticus rriten shumё lehtё nё ushqimet e kafshёve tek tё cilat  gjejnё  lagёshtinё e nevojshme 13% dhe 18%. Kjo favorizohet dhe nga lagёshtia e ambientit e cila arrin  nga 50%  deri 60%. Ndёrsa niveli i ulёt i aflatoksinave nё verё ndodh pasi kafshёt ushqehen me ushqime tё gjelbёrta dhe  nё kullotё.

Prezenca e aflatoksinёs M1 nё qumёsht  dhe nё produktet e qumёshtit ёshtё  mjaft e pёrhapur nё thuajse gjithё vёndet e botёs. Pёr kёtё arsye qumёshti dhe produktet e tij duhet tё jenё nёn kontroll periodik, nёpёrmjet teknikave analitike tё pёrshtatёshme tё sakta pёr evidentimin e aflatoksinёs  M1. Po pёr ta arritur kёtё duhet qё ushqimi i pёrditshёm i lopёve  duhet tё  mbahet sa mё shumё qё tё jetё i mundur  larg kontaminimit. Gjithashtu ky ushqim duhet tё kontrollohet rregullisht  pёr aflatoksina (theksojmё aflatoksina)  dhe kushtet e mbajtjes dhe te ruajtjes sё tij duhet tё kontrollohen rigorozisht.

Sipas legjislacionit europian, ёshtё veprim illegal, prodhimi dhe shitja  e barit apo koncentrateve me nivele mё tё larta se 20 ppb tё aflatoksinёs, pёr lopёt e qumёshtit dhe pёr pasoj shitёsit e barit, kashtёs etj duhet tё jenё pёrgjegjёs pёr shitjen e njё produkti tё tillё.

Nё çfarё kushtesh ndodh rritja e myqeve prodhues tё aflatoksinave nё ushqimin e njeriu apo tё kafshёve?

Prodhimi para grumbullimit i aflatoksinave  tek kikirikёt, apo dhe kallirit tё misrit  p.sh favorizohen nga niveli i lartё i temperaturave, thatёsira e zgjatur si dhe aktiviteti i insekteve.  Myqet rriten mjaft mirё dhe nё produktet mbas grumbullimit  dhe ruajtjes sё tyre, sidomos kur kёto janё tё favorizuara nga temperaturat  e larta,  si dhe nga lagёshtia  e lartё. Shpesh , mos tharja e misrit tё grumbulluar nё nivelet e pёrcaktuara  bёhet shkak pёr  rritjen  masive tё myqeve. Myqet  (Aspergillus flavuis dhe Aspergillus parasiticus)  qё prodhojnё toksina rriten mjaft mirё  nё lagёshtirё nga 14-30% si dhe nё temperaturёn 250   dhe ata nuk rriten mirё kur kjo temperaturё ёshtё  mё pak se 11 gradё dhe mё shumё se 41 gradё. Megjithkёtё kampionet qё kontrollohen por nuk  pёrmbajnё  nё dukje myqe, ato mund tё kenё aflatoksina bile dhe nё nivel tё lartё. Nё  USA, kontaminim i madh i ushqimeve me myqet toksina prodhues ёshtё serioz dhe i lidhur  me  klimёn me  temperaturё mesatare  mbi normёn dhe thatёsirё jo normale. Kёto faktorё sipas , Hurburgh 1991, shtojnё shumё incidentet e  prezencёs sё tyre nё ushqime.

Si shkon aflatoksina nё qumёsht?

Aflatoksina  nё qumёsht ёshtё  e tipit M1. Kur lopёt  ushqehen me ushqime ditore tё cilёt pёrmbajnё  aflatoksinё  sidomos tё tipit B1, ajo kthehet nё M1 dhe ekskretohet nё qumёsht. Tё dhёnat shkencore tregojnё se 1-3% e  aflatoksinёs sё ushqimit  tё konsumuar sekretohet nё qumёsht. Kёtej konkludohet se sa mё i madh tё jetё niveli i aflatoksinёs nё ushqime, aq mё i madh do tё jetё niveli i M1   nё qumёsht si dhe nёse ushqimi nuk pёrmban aflatoksinё edhe qumёshti nuk do tё ketё  tё tilla. Qё kёtej rezulton edhe njё herё se kontrolli i ushqimeve, nё kёtё rast, ёshtё baza dhe domosdoshmёria pёr tё parandaluar kontaminimin e qumёshtit.

Si shpёrndahet aflatoksina  nё qumёsht?

Shpёrndarja e aflatoksinёs  M1 (AFM1) nё qumёsht nuk ёshte e njёjtё. Prezenca mё e madhe e saj vrehet tek kremi i qumёshtit, pasi 80% e  aflatoksinёs lidhet me kazeinёn  e kremit  (Grant dhe Carlson), pёr pasojё , gjalpi  nё kёtё mёnyrё ёshtё elementi mjaft i rёndёsishёm qё pёrmban  gjithashtu shumё aflatoksinё.

Kёrkimet kanё treguar se prezenca e  aflatoksinёs nё qumёsht  ndodh 12-24 pas konsumimit tё ushqimit tё kontaminuar me nivel tё lartё mykotoksine. Dhe ky nivel bie  mbas 1-4 ditёsh, nёse hiqet nga dieta ditore e tё ushqyerit tё lopёve ushqimi qё pёrmban aflatoksinё.

A ka kimikate  qё po tё shtohen nё ushqimet  e kafshёve tё  shkaktojnё uljen e  nivelit te  aflatoksinave?

Tё dhёnat kёrkimore pёr pёrdorimin e produkteve tё tillё nё ushqimet e lopёve sidomos,  ende nuk janё  shumё premtuese, megjithёse ato kanё filluar tё eksperimentohen tek ushqimet e lopёve tё qumёshtit nё USA. Kёshtu disa hydrate  tё  alumino-slikateve kanё treguar aftёsi pёr ti lidhur ato nё ushqime , betonitet dhe qelizat e majase glucomannas  kanё treguar gjithashtu aftёsi pёr tё lidhur aflatoksinat. Ende kёrkuesit nuk kanё vendosur pёr kёtё problem, pasi ata kanё gjetur shumё produkte tё tilla, por vetёm pak janё duke u provuar nё praktikёn  e pёrditёshme dhe pёr kёtё arsye deri tani zyrtarisht asnjё produkt nuk ёshtё miratuar. Disa nga kёto priten tё  aprovohen si pёrdorues nё ushqimet e peletuara.

Po kosi a ёshtё i sigurt nga aflatoksinat ?

Deri tani janё bёrё disa studime  lidhur me efektin e kosit qё tregёtohet  nё drejtim tё aflatoksinave. Ka mjaft tё dhёna pёr ndikimin  e fermentimit  gjatё pёrgatitjes sё kosit nё uljen e koncentrimit tё aflatoksinave. Kjo ulje i dedikohet pH tё ulёt, formimit tё acideve organike dhe ose produkteve tё tjera fermentuese apo dhe prezencёs sё bakterieve acido laktikё. pH  i ulёt gjatё fermentimit tё kosit, duke ndryshuar strukturёn e proteinave tё qumёshtit, sidomos tё kazeinёs, ku lidhen mё shumё aflatoksinat, ndikon nё lidhjen e kёtyre tё fundit me kazeinёn me strukturё tё ndryshuar, duke shkaktuar thithjen e saj ose preciptimin. Duke patur parasysh  qё:

1. Aktualisht konsumi human  i kosit ka pёsuar njё rritje drastike

2. Ende nuk ka studime tё pёrfunduara pёr ndikimin e kosit nё aflatoksinёn

3. Prezenca e aflatoksinёs nё kos  mund tё ulё vlerat ushqyese tё tij, ёshtё domosdoshmёri  studimi i mёtejshёm i kёtij fenomeni. 

Nё fund tё kёtij materiali tё shkurtёr mund tё themi se:

Nёse  aflatoksina M1 zbulohet nё qumёsht, duhet tё kontrollohet menjёherё ushqimi dhe tё zёvёndёsohet me ushqim me pёrmbatje  brёnda niveleve  ose  mungesё tё aflatoksinave. Nё USA do tё rekomandohet edhe  perdorimi i produkteve qё pёrmbajnё betonite dhe pёrdorimi nё dietёn ushqimore tё lopёve tё kimikateve absorbent qё ulin nivelin e aflatoksina. Gjithsesi nё tё gjitha rastet bari dhe koncentratet duhet tё testohen pёr nivelin e aflatoksinave. Pёr produktet ushqimore pёr kafshёt, duhet tё synohet tё   mos ndodhё sidomos kontaminimi me aflatoksina qё pёrpara prodhimit tё tyre duke kultivuar varietete tё pёrshtatёshme, fertilizim tё pёrshtatshёm, kontrolli i barёrave tё kёqija si dhe vaditje tё nevojshme. Kёto masa sipas Horn, ulin dukshёm nivelin e prodhimit tё aflatoksinave para prodhimit tё produkteve, por jo eliminimin total tё kontaminimit.

 
Profesor Kristaq BЁRXHOLI
Fakulteti i Mjekёsisё Veterinare
Universiteti Bujqёsior Tiranё

Lejohet ripublikimi i këtij artikulli vetëm me lejën e redaksisë ose autorit !

Lexoni gjithshtu Aflatoksina  M1 nё QUMESHT(pjesa e parё)


Na shkruani