Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Mjek Veterinerë që kanë dhënë kontribute dhe në fusha të tjera! » Dr.Vasfi Samim Visoka, jo vetëm personalitet i shquar i Mjekësisë Veterinare

Dr.Vasfi Samim Visoka, jo vetëm personalitet i shquar i Mjekësisë Veterinare

Nga Dr Agim Nelaj :

Dr.Vasfi Samimi(Visoka)

dr-vasfi-samimi

Jeta dhe vepra e tij tregoi, se Ai mbetet pishtar i Rilindjes së Vonuar Shqiptare

Në serinë e shkrimeve për kontributin e personaliteteve veterinare në fusha të tjera , Dr.Samimi është më i njohuri për mua. Kam patur mundësinë ta njoh nga afër,të bisedoj dhe të përfitoj nga një kolos si Ai. Por vonë shumë vonë, kur më duhej të shkruaja një libër (700 faqe) për aktivitetin e tij veteriner dhe si Drejtor i Shërbimit Veterinar e Zooteknik (1933-1943),vetem atëhere kuptova madhështin etij.

Ky personalitet i shquar në disa fusha, ende nuk ka marrë vlerësimin që meriton. Para pak kohe Shkrimtari ynë i madh I.Kadare ka shfaqur mendimin se krahas 3-4 figurave të shquara , duhet të ndërtohet shtëpia muze e Dr.Vasfi Samimit. Puna ,vepra dhe aktiviteti i Dr.Smimit duhet të studiohet në tërësi , për tu bërë pjesë e kulturës dhe shkencës shqiptare.Mjafton që të lexosh një libër nga kolana në një fushë të caktuarp.sh(sporti) dhe kupton se sa shterues është në atë që ka lëvruar. Ka mjaft thënie, mendime, vlerësime, komente, kujtime nga dijetarë, shkencëtarë, shtetarë, specialist gazetarë, shokë dhe miqë etj. Vlerësimet e tyre duhet të bien si kambanat e një faltorje të madhe në veshët e qeveritarëve dhe institucioneve akademike shqiptare.Kolana elibrave prej 28 volume përmbledhë një botë të tërë nga fusha të ndryshme.Vështirë se mund të ketë ngelur ndonjë fushë ku Samimi të ketë ngelur pa ngjyer penën etij të artë. Janë më se 20.000 faqe në këtë kolanë dhe dhjetra mijëra faqe që flenë në galerinë e pafund të arshivës të trashguar nga ky mendimtar i madh.Figura poliedrike e Samimit të mahnit me përmasat e interesit dhe angazhimit në jetën shqiptare të shekullit XX .Samimi , simbol i mënçurisë , mirësisë dhe qëndresës , me punën dhe jetën e vet është shprehje e vërtetë e potencialit të pasur shpirtëror dhe fizik të popullit më të lashtrë të ballkanit. Ai, me veprat e tij për ringjalljen kombëtare , në dy periudhat më të vështira të kohës moderne për vendin , atë të regjimit feudalo monarkist , pas pavarësisë dhe inkuizicionit pasues pas luftës së dytë botrore,m përcjell mesazhe që duhen gdhendur në lapidarine art të historisë sonë. Ai, po ashtu si Konica,Noli,Mithat Frashëri , përballoi me trimëri dhe stoicizëm shtërngatat e historisë dhe zullumet e qeveritarëve dhe nuk rreshti së treguar rrugët e shpëtimit nga pasojat e shkatrimit biblik në historinë e popullit tonë, fatëkeqësisht në të gjitha fushat ejetës .ëndra etij ka qenë ta shihte Shqipërinë si vëndet më të zhvilluara të Europës .Bindja e tij ka qe se ky popull i gëzonte të gjitha virtytet e një kombi fisnik,të zgjuar , paqësor e krijues….

vazhdon…

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.