Masat Orale / Ulcerat
C’farë janë masat orale ?
Disa qen dhe mace zhvillojnë rritjen e disa masave ne gojën e tyre.Të ngjashme me njerzit , keto rritje mund të jenë tumore beninj apo malinj.Kur vihet re një masë e tillë analizat janë të nevojshme për të përcaktuar shkakun e rritjes.
C’farë e shkakton një masë tumorale?
Disa masa janë për shkak të infeksioneve në mishrat e dhëmbëve ose të vetë dhëmbit. Shumica shkaktohen për shkak të tumoreve.Disa rraca janë më të predispozuara ndaj rritjes se tumoreve ne gojë( psh; Cocker Spanielët e zinj janë të prirur per melanoma në gojë)
Kush janë shenjat?
Qentë/macet kryesisht nuk tregojnë shënja të rritjes së këtyre masave në gojë për deri sa rriten aq sa pengojnë përtypjen e ushqimit apo gëlltitjen.Në disa raste mund të kenë frymë të keqe, jargëzim të tepruar me /apo jo gjak .
Si diganostikohet masa orale?
Në gjithe trupin eI pacientit duhet të bëhet evaluimi për tumoret para operacionit.Zakonisht egzaminimi në rajonin e nyjave limfotike dhe radiografia e pjesës së gjoksit kryhen para operacionit.
Veterineri mund të marrë një kampion të qelizave nga masa dhe të përgatisë një lamë mikroskopike për të krijuar një ide nëse kemi të bejmë me infkesion apo tumor.Në shumë raste masa hiqet dhe mund të dergohet ne laborator për analiza më të detajuara.
Si trajtohen masat orale?
Pacientët qe kanë tumore jo malinj zakonisht kurohen me anën e heqejs se tumorit në rrugë kirurgjikale. Tumoret malinj kanë nevojë zakonisht per një operacion më “agresiv” dhe kimoterapi për të ulur përhapjen e tumorit.
Kush është prognoza e masës orale?
Prognoza ështe e lidhur direkt me llojin e masës.Me trajtim , tumoret beninj zakonisht rezultojnë më nje jetgjatësi normale.Ata pacientë që janë të prekur me tumore malinj aggressive , mund të jetojnë disa javë-disa muaj pas diagnostikimit me apo trajtimin e marrë.
Si trajtohen ulcerat orale?
Terapia e ulcerave orale varet nga shkaku.Nëse është shkaktuar për shkak të sëmundjeve periodentale ,atëherë pastrimi i dhëmbëve dhë një diete ushqimore strikte në shtëpi mund të ndikojnë në shrim.
Shumë herë dhëmbët që janë afër (ngjitur) me ulcerën duhet te hiqen në mënyrë që ulcera të shërohet (mbyllet) plotësisht.Disa tretje për përdorime orale që përmbajnë zink janë të dobishme në procesin e shërimit.
Cila është prognoza për ulcerat e gojës?
Në përgjithësi prognoza është e shkëlqyer për ulcerat orale përsa është gjetur dhe është kontrolluar shkaku që ka shkaktuar atë.
Materiali u përgatit nga Dr Atalvin Zhiva
Nuk lejohet ripublikimi i materialit pa lejën e redaksisë