Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Kafshët e fermave- Blegtoria » Kujdesi ndaj kafshëve bujqësore në periudhën e dimrit

Kujdesi ndaj kafshëve bujqësore në periudhën e dimrit

vicat ne stalle ne dimer2

Në këtë artikull, sillen disa sugjerime dhe këshilla rreth kujdesit ndaj stallave dhe ushqimit tek kafshët bujqësore.

Stallat ku mbahen viçat duhet të jene sa më pastër dhe të ajrosen mire.

Dyert dhe dritaret duhet të vendosen në drejtimin e kundërt nga fryjnë erërat në mënyrë që të mënjanohen rrymat e ajrit.

Bokset e kafshëve duhet të kenë pjerrësinë e duhur në mënyrë që të mënjanohet sa më tepër lagështia.

Plehu duhet nxjerrë nga stalla rregullisht çdo ditë dhe kur është i lagur duhet zëvendësuar – detyrimisht me shtresë të pastër dhe të thatë në mënyrë që viçat të qëndrojnë në vend të thatë gjatë gjithë kohës.

lopa ka nevoje per shtroje ne dimer

 

Në qoftë se ka kashtë ajo duhet të shtrohet në mëngjes apo në mbrëmje duke u shpërndarë në mënyrë uniforme në të gjithë stallën dhe veçanërisht në vendet që shtrihen për të pushuar viçat- mesatarisht rreth 1 kg në ditë për krerë.

 

 

Sëmundjet kryesore që prekin viçat e vegjël janë ftohja dhe diarreja.

Për ta mënjanuar këto probleme merren masat e mëposhtme:

  • – Mënjanoni ndryshimet e mëdha të temperaturës në stallë

  • – Evitoni dhënien e ushqimeve të ngrira

  • -Kur shfaqet ftohja thërrisni sa më shpejt Mjekun Veterinar.

  • -Jepuni viçave qumështin në temperaturën që e marrin atë nga nëna.

  • -Enët që u jepet qumështi duhet të pastrohen rregullisht, duhet tu jepet sasia e nevojshme për çdo shujtë sipas nevojave.

  • -Respektoni rregullat higjeno- sanitare në të ushqyerit e viçave duke pasur parasysh se në këto ditë të ftohta racioni ditor duhet të rritet me 10-15 % më tepër për të përballuar të ftohtit.

  • -Duhet pasur kujdes nga bari dhe kashtërat e mykura pasi shkaktojnë intoksikim, diarre dhe ulje të shtesës peshës.

Ritheksojme kujdesin gjatë kësaj periudhe, sidomos në zonat e ftohta, nga ushqimet e ngrira.

Ngrica nuk influencon shumë në cilësinë e ushqimeve, por ushqimet e ngrira mund të shkaktojnë shqetësime në aparatin tretës të kafshëve.

Mirë është që ushqimet e ngrira të rrijnë në ambientin e stallës deri sa të shkrijnë para se ti japim për konsum.

Kullotja gjatë kësaj periudhe duhet të përdoret me kufizime pasi kemi dëmtime si rezultat i lagështirës.

Kafshët duhen nxjerrë në kullotë pas orës 10 kur janë larguar ngrica dhe bryma dhe temperatura e ambientit është rritur.

Para nxjerrjes së kafshëve në kullotë duhet të jepet një sasi bari të thatë ose koncentrat.

Burimi informacionit: Rrjeti social në facebook “Bujqësia”