Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kontrolli i insekteve të dyllit

Nga  Dr Agim Nelaj

Larva endacake largohet nga familja e bletës dhe transformohet në pupë( në tokë). Ajo futet në thellësi rreth 10 cm, në një rreze prej 90 cm në afërsi të zgjoit.

Kontrolli i këtyre insekteve bëhet në varësi të kushteve. Luftimi i tyre në këtë fazë zhvillimi bëhet me spërkatje të tokës me insekticide që përmbajnë permethrin. Për familjet e prekura përdoren kurthe me kumafos.

Edhe pse kontrolli kimik është mjaft efektiv mbart rrezikun e rezistencës së dëmtuesve, si në rastin e Varroas, veç mbetjeve kimike në produkt. Qasje alternative për të kontrolluar bletoret dhe tokën ku janë vendosur,janë të dëshirueshme brenda një programi të integruar të menaxhimit të dëmtuesve.Studiues mundën të shqyrtojnë trajtime dhe strategji te ndryshme kontrolli. Disa rekomandojne përdorimin e kurtheve të pajisura me agjentë të lëngshëm brenda zgjoit,si p.sh uthull me vaj. Ne kemi testuar potencialin e lendeve (gëlqere,acide organike).Për më tepër, ne vlerësuam potencialin e këtyre substancave dhe gëlqeres pluhur për të kontrolluar larvat tokë.
Pluhur gëlqere ose gëlqere e shkrirë (Ca (OH) 2, e njohur edhe si gëlqere e hidratuar. E cila karakterizohet si hidrofilik dhe rrit nivelin e pH. Ajo mund të ndikojë mbi pupën ose të shërbejë si një agjent alternativ i kontrollit në kurthe të zgjoit.Duke synuar një kontroll alternativ në tokë, kemi sukses veçanerisht në kontrollin e A. Tumida, duke përdorur doza të ndryshme të gëlqeres pluhur ose uje gëlqere.Për të rritur efekti kontrollues të gëlqeres së shkrirë, shtohet acid citri
Top of Formk(Limon tos).

Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.

Përdoren gjërësisht, formalin,acid formic,acid acetic( uthull) apo acid oksalik. Përdorimi i tyre duhet të jetë më i përqëndruar (3-4 herë) se pregatitjet normale për trajtimin e varoas. Me interes është vendosja midis kornizave në vend grumbullimin e tyre, bimë eterovajore si: sherebele,lavande,rrigon etj. Këto mund të përdoren edhe në tymëse duke i perzier me lënde tymuese. Mirë është që këto bimë të mbillen pranë bletoreve.Ato nuk lejojnë afrimin e fluturave dhe insekte të tjera.

Ende përdoret gjërsisht squfuri,fostoksinadhe naftalina.Gradualisht duhet të mos përdoren dhe te zëvendësohen me mënyra të tjera alternative më pak të dëmëshme.Në shtete me bletari te zhvilluar përdoren dhoma ftohëse për ruajtjen tyre. Në zona me dimër të ftohet,krijohen të gjitha kushte që të mbrohen, pa përdorur lëndë të tilla.Me efekt të mirë,është përdorur fumigim: formaline me permaganat kaliumi,duke e perdorur në mjedise të mbyllura.Bletarët duhet të ken parasysh se këto insekte parapëlqejnë mjedise të mbyllura, të pa ajrosura.Këto insekte, zgjedhin si mjedis të preferuar për zhvillimin dhe shumimin e tyre hojet e pjelljeve.

Artikulli u përgatit për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare nga Dr.Agim Nelaj.
Teksti nuk lejohet të përdoret pa lejë të redaksisë apo autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.