Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » Naki qeni me të 4-ta këmbët proteza

Naki qeni me të 4-ta këmbët proteza

naki3Ai quhet Naki!
Por as emri i tij, as pamja e tij (ai është një qen simpatik i zakonshëm, i një përzjerje rracash), nuk e ka bërë atë të famshëm.
Pasi REUTERS publikoi historinë e tij, Naki u bë një qen tepër i njohur duke marrë pjesë në emisione dhe programe të ndryshme televizivë, duke qënë në disa prej kopertinave të revistave të ndryshme, si dhe një nga qentë më të klikuar në iternet.
Naki ishte braktisur kur ishte vetëm një këlysh rreth 8 javësh. I gjendur në një shtëpi të pabanuar prej Christie Pace në Colorado, USA, e cila e çoi tek Mjeku Veteriner në një gjëndje shumë të mjerë; pasi nga ngricat ju desh të humbiste të katërta këmbët.
Naki2Por Christie nuk e braktisi atë. ajo e mbajti duke e shëtitur me një karrocë deri sa mundi të gjejë mjekët veterinerë të specializuar për të ndërhyrë dhe bërë të mundur vendosjen e protezave në të katërta këmbët e tij. Ai u bë qeni i parë “bionic”.

NakiNaki tashmë i është kthyer jetës normale duke qënë kështu i pari qen që pas amputimit të të katërta gjymtyrëve i është kthyer jetës normale.

 

 


Nga vënde të ndryshme të botës, falenderime të shumta ju dërgohen këtyre heronjëve të kësaj historie.


Pronarja e tij shkruan ne Facebook:

Protezat ndryshuan tërësisht jetën e tij dhe tonën, falenderojmë tej mase mjekët veterinerë që bënë të mundur këtë ndërhyrje. Falë tyre tashmë ne mund të dalim shëtitje me Naki-n në rrugicat e lagjes.

Në raste referimi nga ky artikull, ju lutemi përmendeni linkun përkatës: veterineret.com !


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: