Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Pyesni Mjekun Veteriner » Krimbat e zemrës tek njerëzit ?

Krimbat e zemrës tek njerëzit ?

Pershendetje mbase kjo pyetje nuk eshte per ju, por serioziteti i faqes suaj te internetit me shtyu qe tju pyes nisur dhe nga artikulli qe lexova rreth krimbave te zemres tek qente. Kam degjuar se prek dhe njerezit , a eshte e vertete dhe nese po a eshte rreziku si tek qeni ?Ju kuptoj nese nuk keni informacion te plote rreth kesaj. nga A.R
cikli i krimbave te zemres
Nga Dr Atalvin Zhiva:
Eshtë e vërtetë se kur pyetet për sëmundjet, simptomat dhe trajtimet tek njerëzit, nga një Mjek Human mund të merrni informacione me të plota dhe te detajuara sesa nga një Mjek Veteriner. Por kjo është një pyetje që ne e hasim shpesh nga klientat tanë, prandaj dhe kemi informacion të cilin unë po e përcjell për ju, sigurisht mund të verifikoni me një Mjek Human për të pasur dhe ndonjë iformacion shtesë rreth infeksionit nga ky lloj paraziti.

Pra sic e kemi përmendu Krimbat e Zemrës; Dirofilaria Immitis, kanë ciklin e jetës në këtë mënyrë ( po i bëj një përshkrim të shkurtër); kalojnë nga mbartësi ( mushkonja) tek bujtësi ( qen, mace etj) nga pickimi i mushkonjës të infektuar ( dhe përgjigja është PO , mjafton një pickim i vetëm nga mushkonja e infektuar) me anën e jargëve dhe solucionet që lëshon mushkonja në procesin e pickimit. Krimbat e rinj ( mikrofilaria) rriten brenda bujtësit duke u strehuar në pjesë të ndryshme të trupit deri në momentin kur maturohen dhe fillojnë dhe lëvizin drejt zemrës ( destinacioni i tyrë është në të gjtha organet por ajo që na intereson është barkushja e djathtë, dhe pikërisht në aortën pulmonare ). Megjithëse krimbat e zemrës mund të vendosen në organe të ndryshme të trupit, zemra është ajo që pëson dëmet më të mëdha, pasi sistemi imun i lufton këto trupa të huaja duke krijuar kështu një numër të konsiderueshëm të simptomave autoimune.

Simptomat:

Tek qeni dhe macja simptomat e shkaktuara nga infeksioni nga krimbat e zemrës mund të jenë nga: verbim, kollë, këputje e përgjithëshme, diarre, rënie qimesh si dhe vdekje në rstet e rënda, ndërsa tek njeriu nuk ka simptoma klasike të kësaj “sëmundje”. Sistemi imun kundërpërgjigjet dhe duke qënë se krimbat nuk mund të arrijnë të depozitohen në zemër, ky reagim ( nga sistemi imun ) quhet dirofilarioza pulmonare tek njerëzit. Shpesh nuk haset asnjë simptomë që lidhet me krimbat e zemrës. Në ato rste kur janë zbuluar zakonisht ka ndodhur kur një person ka kryher radiografi ( për arsye të tjera) dhe në të dallohen krimbat e zemrës në organet ku janë vendosur. Gjithsesi nëse shfaqen disa shënja ato mund të jenë: kollë, temperaturë,lodhje, apo dhimbje gjoksi.

Të kihet parasysh se:

Nga të dhënat e mbledhura është parë që krimbat e zemrës tek njerëzit janë hasur tek personat që banojnë në zona ku popullsia e qenve nuk është mbajtur në kontroll të vazhdueshëm për krimbat e zemrës, si dhe nr i personave mbi moshën 50 -vjecare , ishte dyfish në krahasim me moshat e reja, por mendohet se kjo vjen si rezultat i bërjes së mundur të diagnostikimit pasi këto mosha kryejnë radiografi më shpesh ( per shkaqe te ndryshme) sesa moshat e reja. Po ashtu theksohet se njerëzit që jetojnë në vende ku aktiviteti i mushkonjave është më i lartë ( në zona mocalore), janë më të rrezikuar nga prekja nga paraziti D.Immitis 

Prognoza:

Deri më sot nuk ka raste vdekje nga infeksioni i krimbave të zemrës, të raportuara tek njerëzit. Për shkakun se trupi i njeriut nuk është një bujtës i mirë për krimbat e zemrës, pasi krimbat ngordhin, trajtohen simptomat e shkaktuara si dhe infeksionet sekundare të mundëshme dhe pas kësaj kemi një shërim të plotë.

Mjekësia humane vazhdon dhe ka paqartësi rreth jetës dhe ciklit të plotë të këtij paraziti në trupin e njeriut. Rezultate kontadiktore vijnë nga studimet dhe kërkimet e ndryshme që janë bërë në këtë fushë.

Përgjigja u përgatiti nga Dr Atalvin Zhiva

Burimi informacionit:Departamenti i Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë Mjekësore, Fakulteti i Mjekësisë Humane, Universiteti i Kalifornisë, USA


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: