Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Qumështi i bletës

Qumështi i bletës

qumesht blete 3qumesht blete qumesht blete1

 

Qumështi i bletës është një produkt i krijuar nga gjëndrat hipofaringeale të bletëve të reja dhe shërben për ushqimin e mbretëreshës dhe larvave.

Përbërësit e qumështit të bletës dhe % e tyre në përbërje, varion nga zonat dhe vendet e ndryshme. Një shembull i përbërësve të gjetur tek qumështi i bletës është si më posht vijon:

Përbërja kimike e qumështit të bletëve :

  – ujë 66%
  – karbohidrate 14%
  – proteina 13%
  – yndyrna 4.5%
  – lëndë minerale 0.7%
  – vitamina 1.5%
  – të tjera 0.3%


Dozimi dhe përdorimi
Qumështi i bletës duke qënë një superushqim mund të përdoret nga cdo person që dëshiron që nga shtatëzania deri në moshat e thyera. Dozat e përdorimit në këto raste shkojnë për moshat mbi 14 vjec, 300-400 mg në ditë, ndërsa për moshat nën 14 vjec rekomandohet të perdoret 5 mg qumësht për 1 kg peshë trupore. Për rastet kur qumështi perdoret nga të sëmurë atëhere, dozat minimale rekomandohen 100-400 mg, ato mesatare 400-800 mg dhe doza e sulmit deri në 1 gr. Përdorimi i tij rekomandohet të bëhet esell në mëngjes duke e marrë nën gjuhë.Arsyeja e marrjes nën gjuhë është se aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak. Mënyra e marrjes bëhet me anë të lugës plastike. Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

qumesht blete

Ruajtja
Ruajtja më e mirë e qumështit bëhet në shishe qelqi të errët të mbyllura hermetikisht. Shishet ruhen në frigorifer në temperaturen 2-6 gradë C dhe nxirret prej aty vetem gjate kohës së përdorimit.

Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Efektet kuruese

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Kur nuk duhet të përdoret

Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Efektet anësore

Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.

Kura

Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret

-Hipertiroidisem

-Diabet

-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)

-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut

-Sëmundje kronike të mushkërive

-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit

-Sëmundje të veshkave

-Artrite reumatoide

-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës

-Kancer

-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë.

 
Burimi informacionit:

1) Bletaria Mehmetaj

2) http://gazeta-shqip.com/lajme/te-gjitha-semundjet-qe-sheron-qumeshti-i-bletes/


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: