Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Respekt mbi varrin e një qeni

Qenushi me emrin Reks!

Në një varrezë të famshme në Bruklin, Nju Jork (Brooklyn, New York), gjenden shumë njerëz të njohur. Kjo varrezë është banesa e fundit për shumë muzikantë dhe artistë si Leonard Bernstein, Charles Ebbet, Jean-Michel Basquiat si dhe shumë të tjerë.

Shpesh vizitorët shkojnë dhe tregojnë respektin duke çuar buqeta me lule në varret e tyre, duke bërë foto dhe duke i shpërndarë (share) në rrjetet sociale me mbishkrime dhe diçitura të ndryshme.

Por arsyeja që po e sjellim këtë artikull, ka të bëjë me faktin se aty është dhe një varr tjetër, që vizitohet më shumë se personalitet që përmendem.

Bëhet fjalë për një statujë bronxi që është vendosur pranë një varri të pronarit të qenit që ka vdekur më shumë se 100 vite të shkuara. Bëhet fjalë për statujën e qenit të quajtur Reks (REX).

Për vite të tëra, njerëzit vijnë dhe vizitojnë këtë varr duke sjellë shkopinj (që dihet sa qejf i kanë qentë) dhe duke i vendosur në këmbët e Reksit.

Pronari i Reks, i quajtur Xhon Stou, ishtë një prej tregëtarëve të njohur të frutave në Nju Jork. Ai vdiq në vitin 1884 dhe në testamentin e tij ishte shkruar se ai kërkonte statujën e Reks të derdhur në Bronx të vendosur si gur varri. Nuk ështe e qartë nëse eshtrat e Reks ndodhen së bashku me ato të pronarit. Por gjithsesi kjo nuk ka penguar njerëzit të supozojnë  se Reks, gjendet në këtë varr duke sjelle me kënaqësi shkopinj për ti vendosur si shënjë respekti në kujtim të Reksit, qenit besnik që nuk u nda me pronarit e tij në asnjë moment.

Ky varr, ka filluar të vizitohet akoma më shumë, si shkak i kohës së lirë në këtë periudhë pandemie (SARS-CoV-2) si dhe falë mediave sociale dhe fotove të shumta që njerëzit postojnë të shoqëruara me diçiturën : “Reks një qen i mirë” (Redaksia: shqipëruar nga “Rex a god boy”). Këtu mund të gjenden dhe foto të qenve të tjerë të shoqëruar me mbishkrime si: “Reks kujdesu për qenushin tim të vogël”.

Nuk mungojnë as aludime se ky vend po kthehet në një peligrinazh, ku njerëz të shumtë nuk mungojnë të tregojnë respektin dhe pëlqimin e tyre për statujën  e qenushit të dashur “Rex” dhe jo vetëm…

Gjithsesi një gjë është e sigurt, se Reks është vërtet :

NJE QEN I MIRE DHE BESNIK!

Më poshtë po përcjellim disa foto të shpërndara në rrjetet sociale nga admirues të ndryshëm: