Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Bleta dhe kanabis (Cannabis)

Nga Dr.Agim Nelaj

Agim Nelaj

Ka mjaft diskutime dhe debate shkencore për marrëdhëniet e bletëve me bimën canabis. Një studiues thotë se:

Kur u kam thënë njerëzve se bletët kanë akses në kanabis, reagimi ka qenë gjithmonë e njëjtë; pyetën nëse bletët janë (dehur) dhe nëse mjalti i tyre do ti bëj njerëzit (edhe të dehur).

Unë kam qenë i hipnotizuar nga këto pyetje!

A do të prodhojnë bletët mjaltë psikoaktive?

Ineresimi dhe pyetjet më nxitën,për të përcaktuar nëse bletët janë të interesuara për kanabis, çfarë mund të grumbullojnë pak nga pak nga kanabis, si dhe efekti mbi bletët i produkteve e tyre…Kam pasur një mundësi për të kontrolluar zgjojtë, të paktën një herë në javë,duke shpresuar për disa vëzhgime.Kryesisht nëse bletët janë në punë për grumbullim nektari ose poleni. Unë u zhgënjeva.

Pse?

bletet-dhe-kanabisHipoteza se bletët nuk tërhiqen nga aroma e bimëve të kanabisit, ishte e dyshimtë. Bletët kanë një sens të hollë nuhatje. Ato përdorin atë, për të zbuluar ferromonet e bletët e tjera dhe për të gjetur nektar. Gjithashtu e tërheqin edhe ngjyrat. Të dya këto janë për shqisat si tabela neoni për gjetjen e ushqimit. Kanabisi nuk i ka këto atribute. Pra, ka arsye që bletët nuk do ta gjejnë kanabisin, si bimë tërheqëse… Gjithësesi ekziston mungesa e informacionit specifik,për të sugjeruar tërheqjen e kanabisit ((bletëve) në literaturë.

Ndonëse një pjesë e pamjeve filmike,të shfaqura në mediat sociale në dukje ishin kontradiktore. Pamjet filmike tregojnë bletët duke gumëzhitur mbi një bimë kanabis. Ato u shfaqën duke kërkuar ushqim (Nicolas, 2015). Shikuesit duke parë pamjet,besojnë se bletët shfaqin disa eksitime kimike nga kontakti i tyre me bimën. Ndonëse kjo është shumë e vështirë. Bleta nuk ka neuroreceptorë që do ta lejojnë atë, për të kapur elemente psikoaktive të pranishëm në bimë Studiuesit:McPartland,J. DiMarzo, V. De Petrocellis, L. Mercer, A. qelqi, M),.zbuluan se insektet nuk prodhojnë acid arachidonic.Ai është një pararendës i nevojshme.Mendohet se CB (cannabinoid) receptor,ka humbur në insekte gjatë rrjedhës së evolucionit.Autorët gjithashtu kanë vënë në dukje se receptor CB,duket se është i vetmi neuroreceptor që njihet. Ai është i pranishëm në gjitarët dhe mungon në insektet. Për shkak të mungesës së tij të dokumentuar,ne në mënyrë të besueshme mund të themi se bletët janë në gjendje të përjetojnë kanabis në të njëjtën mënyrë si njerëzit. Secili nga ne natyrshëm shtron pyetjen; nëse mjalti i prodhuar nga bletët që kanë qasje në bimë kanabis përmban THC. Dhe nëse ajo ushtron një efekt psikoaktive mbi ata që e konsumojnë ?

bletet-dhe-kanabis2
Pyetje që nuk kanë përgjigje përfundimtare.Kërkimet vazhdojnë.Studiues të tjerë sqarojnë se:bima nuk prodhon ndonjë aromë që të jetë tërheqëse për bletët.E rëndësishme është që bima nuk është në gjendje të ofrojë një shpërblim në formën e nektarit të luleve.Bima mashkull në disa rrethana nuk ofron polen. Cannabis Artikulli shkencor për kanabis (Dalio, J.S., 2012) vë në dukje se tek kjo bimë, poleni duhet të jetë ushqimi i fundit për bletët. Autori vëren se bletët (në Indi,ku kanë ndodhur vëzhgimet) gjejnë burim proteine në bimën kanabis. Bleta siguron këtë lëndë në bimët meshkuj, gjatë kohës kur organet riprodhuese të kanabisit mashkull lëshojnë polen. Bletët janë të interesuara vetëm për atë polen, në mungesë të tij në natyrë. Duke kërkuar përgjigje për disa pikëpytje, Norman Carreck (Drejtor Shkencës dhe drejtor i lartë i revistës /Kërkime në Bletari/) i cili sugjeroi se burimi i mundshëm i atraktivitetit të kanabis femër për bletët, mund të jetë “nektari jashtë lules”). Nektari shtese i lules buron nga gjëndrat që ndodhen jashtë luleve prodhuese ( lëngë i embël ). Në bimë të kanabisit, trichomes bulbor, janë disa lloje. Kjo e fundit përmban shumicën e cannabinoideve psikoaktive (THC, THCV, CBN). Duket se trichomes kanë evoluar me qëllim që ta bëj këtë bimë, pak më të shijshme për kafshët dhe insektet (Anonymous, 2016). Ai hedh iden se; ka më shumë të ngjarë që bletët të mbledhin rrëshirën( propolis),ujë dhe lëngë të embël në sipërfaqe të gjetheve. (Dr.Caron,2016).

Gjithësesi,canabisi dhe meslidhja me bletët, duket se në disa aspekte të marrëdhënieve ndërmjet bletët dhe kanabis nuk janë verifikuar ende. Duke gjykuar nga deklaratat që jepen në diskursin publik,ka dezinformata rreth këtyre marrëdhënieve. Tashmë është vërtetuar se; edhe në qoftë se mjalti rezulton me alkaloide të tilla, produktet e bletës nuk mund të kenë efekte psikoaktive pa ngrohje .Kjo lidhet me konvertimin alkaloide që nga gjëndje pasive të kthehet në një gjendje aktive (decarboxylation). Kështu personat që raportojnë se, pasi ka në ngrënë mjaltë direkt nga bletët, që kanë qasje në kanabis, ka më shumë gjasa të flasin për një fenomen psikologjik,sesa një fiziologjik.

Gjithësesi vëzhgimet e ardhshëme, ka të ngjarë të japin më shumë informacion në meslidhjen kanabis-Apis mellifera.

Për aq sa dihet, ende nuk ka shqyrtime të përmbajtjes së zorrëve të bletëve, për vërtetuar dyshimete mësipërme.

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: