Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

A i dallon qeni ngjyrat ?

qeni sheh ngjyratNjë prej pyetjeve që na bëhet në klinikat tona është: Doktor a i dallon ngjyrat qeni im?

Në të vërtetë shumë persona mendojnë se qeni nuk mund ti dallojë ngjyrat. Nëse dhe ju mendoni kështu atëherë duhet tu themi se gaboheni rëndë. Shkenca moderne, me anën e testeve të ndryshme i është përgjigjur kësaj pyetje shumë qartë: Qentë mund ti shohin ngjyrat, por jo në të njëjtën mënyrë që i shohim dhe ne. Ata nuk mund të dallojnë gjithë atë shumëllojshmëri të ngjyrave që jemi në gjëndje të shohim ne, njerëzit.

Syri ka në në përbërje “shufra” dhe “kone” për të na ndihmuar të dallojmë ngjyrat. Shufrat na tregojnë kur hasim dicka të ndritëshme, këto shufra janë përgjegjëse për dallimin e ngjyrave të bardhë dhe të zezë, kurse kone-t na ndihmojnë të dallojmë ngjyrat. Njerëzit kanë tre lloje kone-sh të cilat na ndihmojnë të dallojmë ngjyrat e verdha, vjollcë dhe të gjelbër.

Syri i qenit ka prezent vetëm 2 nga këto kone, pra do të thotë se ata mund të shohin të verdhë dhe blu. Blu-jeshile tek sytë e tyre mund të shfaqet si gri kurse ngjyra e kuqe tek ta shfaqet e zezë. Pra me fjalë të tjera qentë e shohin botën që na rrethon në ngjyra bazë si e verdhë, blu. Ngjyra të tilla si jeshile, e verdhë dhe portokalli, tek ta shfaqen si “ të verdhëta”

Eshtë qesharake si shumica e lodrave për qen kanë ngjyrë të kuqe të theksuar, ngjyrë qe qeni mund ta shohe vetëm si të zezë, dhe nëse për ju është një objekt që të tërheq shikimin lehtësisht, nuk ndodh e njëjta gjë për qenin tuaj. Kijeni parasysh këtë kur ti hidhni lodrën e kuqe në barin jeshil të pranverës. Mos prisni që Balo ta gjejë menjëherë atë :)Në të kundërt rekomandojmë një top blu i cili do te shihet shume lehtë prej tyre në një fushë me bar jeshil.

Shihni më posht spektrumin e sjelle nga një studim i bërë në Universitetin e Kalifornisë, në Amerikë.

shikimi tek qeni1

Përgatiti për telegraf MV Egli Ozuni

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redakisë

Në raste referimi nga ky artikull, ju lutemi shoqëroheni atë me linkun përkatës!


Na shkruani