Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Bletaria Shqiptare- Informacione të ndryshme » Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (pjesa e katërt)

Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (pjesa e katërt)

Trajtimet natyrore me Acide organik dhe vajra esenciale.

kornize-dylli

Acide organike- Trajtimet natyrore bazohen në përdorimin e acideve organike dhe vajrat esenciale. Këto kimikate (po, ato janë me të vërtetë kimikate), shpesh janë referuara si “kimikate të buta.” Përdorimi i termave “Trajtime natyrore” në vend të “kimikateve buta” apo “biopesticide”,nuk do të thotë se këto acide ose vajra, mund të përdoren lehtësisht duke tejkaluar dozën. Mjeku / alkimist Paracelsius paralajmëroi se; helmimi është pasojë e sasisë, jo e substancës(lëndës). Pra ka të bëjë me sasinë dhe mund të vrasi bletët nëse mbidozohet. Ato janë helme të pastërta dhe thjeshtë të zhvilluara nga bimët (dhe në rastin e acidit formik, edhe nga milingonat).Fjalë kyçe është se ato janë helme “natyrore”, dhe kanë përparësi të caktuara në këtë përcaktim.Trajtimet me” biopesticide “ janë pak më të komplikuara se trajtimet që përdoret me acaricidet sintetike. Në rastin e fluvalinatit (Apistan), për shembull, bletët nuk vdesin deri sa të arrijë një dozë 800-1000 herë më e lartë,se ajo që përdoret për të vrarë varroat.Trajtimet me biopesticide natyrore, e kan kufirin e sigurisë shumë të ngushtë, nuk mund të jetë më shumë se në shkallën e 2-4 herë! Me fjalë të tjera, doza është shumë kritike, si bleta dhe varroa janë një llojë insekte.Doza e lartë vret pjelljet, ose fillon rënia e numëri të bletëve.Këto janë “kimikate memece” për bletarë të zgjuar. Prandaj kërkohet respektimi rigoroz i udhëzimeve. “Thembra e Akilit” e Varroas,duket se në të arthmen e afërt, do të jenë këto acide. Natyra na ofron një bollëk të acideve organike për të luajtur me to. Disa acide janë testuar për efektin mbi Varroat.

Ato janë: Acetik, Citrik, Laktik, Oksalik, Formik.etj

Më i përdorshëm është acidi oksalik. Është një nga acidet organike që përdoret gjërësisht në Europë për kontrollin e Varroas.Ka një efikasitet mjaft të lartë në trajtimin e familjeve që nuk kanë pjellje. Acidi oxalic nuk vepron në pjellje ndaj larvave të varroas.Prandaj,ajo duhet të përdoret kur pjelljet janë minimale.Familjet e bleteve trajtohen me acid oksalik vetëm kur nuk kanë pjellje, d.m.th. ku rriqrat gjinden në trupin e bleteve. Temperatura e ajrit duhet te jete +3°C deri +10°C, d.m.th. bletet duhet të jenë grumbulluara në lemsh (grumbull), si dhe lagështia e ajrit të jetë e lartë.Në këto kushte efikasiteti i acidit oksalik është mbi 90%-95%.Në thelb është një acid organik,që gjendet në natyrë. Disa perime,zarzavate,si dhe barishte natyrale janë të pasura me acid oxalic.Mund të përmëndim : spinaqin, ravenën, panxhar, lakër jeshile dhe çokollatë etj. Acid oxalic gjëndet në natyrë dhe është një përbërës natyror i mjaltit. Përdorimi i acidit oksalik konsiderohet trajtim “natyror”. Gjithësesi, në se vendosni të përdorni acid oxalic ( acid i fuqishëm ) kërkon kujdes për të shmangur dëmtimin e bletëve dhe veten tuaj.Acid oksalik përdoret në formë lëngu ose gazi. Në qoftë se ju do të përdorni metodën e lëngëshme ju nevoiten:-Sasia e Acidit oxalik sipas numërit të familjeve,shiringa 30-50ml,një enë për matjen esheqerit dhe ujit, ena që do të bëhet përzierja,si dhe pajisjet personale të bletarit. Përdoret Acidi oxalik midis 95 dhe 100 % i pastër. Për të pregatitur një litër përzierje duhet; 35 gram acid oksalik (kristale të dihydratuara) të tretura në sherbet sheqeri( 600 ml ujë i vakë dhe 600 gram sheqer ).Fillimisht hidhet në enën përzierse 600ml uji i vakët(jo më pak se 30 gradëC), shtohen kristalet e acidit oxalik,kur ato janë tretur, shtojmë 600g sheqer,llokoçitet mirë. Në çdo kornizë të plotë blete, përdoret 5 ml ,për kornizat me 60%, 3 ml. Duhet të kihet kujdes me ujin që përdoret.Po qe se është i pasur me kalcium(gëlqere) formohen precipitate. Acidi ka nevojë për ujë të ngrohtë. Temperatura e ujit nuk duhet ti kalojë 37gradë C., Sheqeri dhe acid oksalik në tempertaura më të larta, formojnë një lëndë toksike për bletët (hydroxymethylfurfural (HMF). Nëse tepron shurup me acid, për trajtim të mëvonshme, duhet të ruhet në frigorifer.Acid oxalic nuk ndikohet shumë nga temperatura e mjedisit në dallim me acid formik, por ajo mund të shkaktojë dëmtim të mbretëreshave dhe humbje të bletëve punetore (rënie popullsisë) së familjes,nëse përdoren doza të larta.Koha më e përshtatëshme për përdorimin e acidit oxalik është vjeshta e vonë dhe dimëri.

-Përdorimi; duke filluar nga fundi i kornizave, hidhet pikë-pikë 3-5 ml përzierje përgjatë hapësirave midis kornizave( mbi bletë).Nëse bleta ka formuar lëmshin dimror hidhet direkt mbi lemsh. Në çdo rast, nuk mund të përdoret më shumë 30 ml për familje.. Bleta dhe varroa janë të dy insekte,nuk i dëmton njëlloji acidi oxalik?-Varroat janë shumë më të ndjeshme ndaj acidit oxalic sesa bletët. Studimet tregojnë se janë rreth 100 herë më të ndjeshme. Gjithësesi, acid oksalik dëmton pjelljet e hapura.Kjo është më shumë se një arsye për të bërë trajtim, kur ka shumë pak pjellje BienenWohl. Ka mëse 10 vjet që përdoret në europën qëndrore kundër varroas.Përbërësit e saj janë të padëmshme për bletët.Kjo lëndë është shumë e lehtë për t’u përdorur. Për të siguruar që bletët të kenë një fillim të mirë në pranverë është sugjeruar për të përdorur 6-10ml gjatë muajit dhjetor, në varësi të motit. Kjo mund të filloi që nga Nëntori.Duke u mbështetur në efektin e mirë të kësaj përzierje organike që ka si lëndë bazë acid oxalic u pregatit në zonën tonë(Sarandë) një përzierje me efekt të kënaqshëm. Konispol -1” ( emërtimi lidhet me zonën ku përdoret me sukses prej tre vitesh ) Pregatitja që përdoret sipas projektit është mbështetur në përbërjen e BienenWohl.Që nga 8 korrik 2014 Bienenwohl është i autorizuar si bar veterinare sipas ligjit veterinar të drogës të BE-së në Austri. Përbërësit origjinal Bienenwohl: sherbet sheqeri ( 1: 1) , 3.5% acid oxalic, 1% acid citric, alkoole, vajra esenciale. Ne(Sarandë)pregatitëm dhe e përdorëm me rezultate premtuese përzierje” Konispoli 1” Kjo përzierje dha efekt të kënaqshëm. Ka në përbërje Sherbet sheqeri 1:1,acid oxalic 3.5%;,Acid citrik ose lëngë limoni ose leng greenfruit 1%,Alkol etilik 1% vaj esencial 0.5%.,propolis1%. Para përdorimit, ngrohet në temperaturën (rreth 30 gradë C) dhe tundet mirë, që përzierja të jetë uniforme. Trajtimi me përzierjen “Konispoli 1” ka përparësi se përdoret në dimër,në një periudhë ku puna në kalendarin e bletarit është minimal. Para përdorimit bletët duhet të ushqehen.Gjatë kësaj periudhe,nëse dotë ushqeni bletët me sherbet sheqeri. Për çdo një litër i hidhet 100ml( 10%) uthull molle.Kjo ka veprim të dyfishtë ;ndaj varroas dhe sëmundjeve mykotike. Kujdes! Toksiciteti i oksalik (OA) për Varroa ka qenë i njohur për gati tre dekada.Kjo bazuar në eksperimentet e kryera në Azi dhe më vonë në Evropë.Testet fillestare krahasuan dy mënyrat: me rrjedhje mbi bletët dhe tymosje .Të dy këto metoda demonstruar efikasitetin shumë të lartë dhe janë miratuar shpejt nga bletarët.Ne preferojmë me rrjedhje.Hulumtuesit vërteuan gjatë kontrollit të Varroas në me përqendrime OA midis 2.1% dhe 4.2%. Përqëndrmet e 2.8% dhe 3.5% konsiderohen më të mira përsa i përket efektit varoa.Eksperimentet tregojnë se rritja dozës OA mbi 3.5% nuk përmirëson efikasitetit.Nëse përdoret dëmtohen bletët.Në përfundim u arrit se efekti mksimal i OA arrihet në fund të vjeshtës / fillim të dimrit Shkencëtarët kanë identifikuar edhe çështje që lidhen me efektet negative të trajtimit jo normal OA. P.sh. 1-Përdorimet e përsëritura e OA mund të rezultojnë me vdekëshmëri të lartë të bletëve të rriturve,dëmtim të mbretëreshës me reduktim të sasisë së vezëve që mund të zgjasë për dy muaj.

2- Bletët e ushqyer me shurup sheqeri OA kanë një nivel të ritur të vdekjes së qelizave, (Kjo mund të shpjegojë pse një raport i kohëve të fundit ka deklaruar se bletët që trajtohen me OA kanë një incidencë të ulët Nosema.

3- Në disa raste bletët tregojnë tolerancë të dobët gjatë përdorimit OA.Familjet që marrin një mbidozë (sasi të tepërta,përdorime afatshkurtë të përsëritura ose përqendrimet e tepruar, dalin të dobëta në pranverë ose vdesin gjatë dimrit. Disa studime kanë gjetur se familje të caktuara nuk tolerojnë OA edhe në doza normale.

4-Temperaturat e ulëta ose të larta mund të zvogëlojë efikasitetin e trajtimit OA.

5- Mund të ketë një korrelacion rritja e vdekshmërisë bletëve kur përdoret gjatë periudhave të lagështa.

6- Ruajtja për një kohë të gjatë e shurup OA rezulton me ndryshim të ngjyrës,ngjyrëkafe. . Përvojë praktike: Një parakusht për një fillim të mirë në pranverë,është në varësi të motit dhe gjendjes së bletëve.Koha më e përshtatëshme për trajtim është periudha Nëntor-Janar.Trajtimi i Varroas në interval kohor prej 7 ditësh me 30ml. Në dimër jo nën 0 ° deri + 5 ° C temperatura e ambientit më mirë 8-10 ° C .

Me këtë përmbledhje, unë vetëm dua të bëjë të qartë se lufta kundër varroas gjatë gjithë vitit duhet përqafuar si një operacion, që varet nga ritmin e zhvillimit të familjes së bletëve. Kjo do të thotë në tekst të thjeshtë: menaxhim i qëndrueshëm i varroas.Popullsia varroa duhet të mbahet gjatë gjithë vitit nën pragun e dëmit dhe e kontrolluar.

Në projektin tim, “Konispol -1” dhe “Pagane-1” ( biologjike) ka shënuar deri më sot rezultatet më të mira.Këto dy përzierje përmblidhet në një pikë:-e thjeshtë –e sigur – të sigurt – tolerohet mirë nga bletët – pa mbetje – e qëndrueshme! Rezistenca ende nuk dihet,mund të priten të dhënat e ekspertëve.Rezistenca ndaj akaricideve tradicionale sintetike eshtë rritur gjithnjë e më shumë çdo vit.Rregulloret e reja për cilësinë (Bashkimit Europian) ndalojnë praninë e mbetjeve në produktet e bletës. Koncepti i kontrollit ekologjik të varroosis,nënkupton përdorimin e masave dhe trajtimeve mbështetur në preparatet me përbërje vajra eterike dhe acide organike, adekuate bioteknike dhe biofizike.Propolisi është i njohur si mbrojtje kimike ndaj infestimeve të parazitëve.Përbërja e tij kimike është e ndryshme.Ajo varet nga specifikat e florës lokale. Ndonëse ka pak të dhëna lidhur me raportin ndërmjet përbërjes kimike propolis dhe shëndetin të familjes bletë.Rezultatet e kërkimeve kanë treguar se familjet e jo-tolerante për varroan, mbledhin më shumë propolis…

Vazhdon-Acidet organike;Acidi citrik,Acidi lactik,Acidi acetik,Acidi formik-Efektet mbi varroosis.

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: