Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Gomari, kjo kafshë fisnike dhe e zgjuar

Për mijëra vjet, gomari ka ndihmuar njerëzimin pa u kursyer. Në shumë vënde të botës në kushte, terrene dhe në situata nga më të ndryshmet, janë përdorur si mjet transporti i vetëm dhe i sigurt. Po ashtu, Gomerët janë kafshë mjaft inteligjente, pavarësisht keqkuptimit që është krijuar rreth tyre.

(Për të lexuar disa kuriozitete rreth kësaj kafshe të zgjuar dhe punëtore, klikoni këtu: Fakte interesante rreth Gomarit!)


Gomari i takon llojit Equus asinus, gjinisë Equus
Futet në familje Equidae
Si kafshë për ngarkesë dhe tërheqje, gomerët kanë rëndësi të madhe ekonomike. Karakterizohen me qëndrueshmëri dhe jetë të gjatë.
Një gomar mund të jetojë deri 50 vjet jetë!


KARAKTERISTIKAT FIZIOLOGJIKE
Koka përbën rreth 40-45% të lartësisë së xhidavisë
Veshët përbëjnë rreth 60% të gjatësisë së kokës ose 25% të lartësisë se xhidavisë.
Gjoksin e kanë më të cektë (rreth 40% të lartësisë së xhidavisë) dhe më të ngushtë.
Qafa është me vendosje të ulët, xhidavia jo e theksuar, kurse kurrizi i gjatë dhe i drejtë. Shpatulla është e shkurtër dhe për këtë gomarët kanë hapë të shkurtër (vogël).
Vithet janë në formë kulmi, kurse të shikuara anash janë të shkurtra. Bishti është poshtë i lidhur, i hollë dhe më tepër i ofruar në zgavrën anale.
Thundrat janë të vogla dhe shumë të forta.

KUSH JANË DISA NGA RACAT E GOMARËVE
Të gjitha racat e gomarëve të sotëm mund të përfshihen në tri nënlloje:
• Equus asinus Africanus – gomari i Afrikës Veriore, ku hynë edhe gomari ballkanik.
• Equus asinus Somaliensis – gomari i Afrikës Lindore (Somali, Tanzani, Keni).
• Equus asinus Europeus – ku hyjnë gomari Spanjoll, Italian, Francez dhe gomari i Amerikës Jugore.
GOMARI I BALLKANIK -Është i përhapur në regjionet malore me kushte të vështira të kultivimit dhe në mungesë të ushqimit të bollshëm ku kultivimi i kuajve nuk ka arsyetim ekonomik.
Karakterizohet me trup të vogël dhe thundra të forta e të qëndrueshme që u rezistojnë terreneve malore dhe gurishtave.

Ngjyra: më së shpeshti e përhimët, e më rrallë e përhimët në gështenje

Pjesa e trupitFemraMashkulli
Lartësia e xhidavisë99100
Gjatësia e trupit101100
Gjerësia e gjoksit2020
Thellësia e gjoksit4343
Perimetri i gjoksit109108
Perimetri i kërcirit1213
Gjatësia e veshëve2524
Gjatësia e kokës4545

Burimi informacionit : Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare dhe Blegtori e veçantë 2013