Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Mos bini në dashuri me një grua që i do qentë

Mos bini në dashuri me një grua që i do qentë

Besojmë se të gjithë biem dakord se; dashuria është ndjenja që lëviz botën, ndjenja e çdo qënieje njerëzore, thjesht gjëja më e bukur në jetë.
Por sërisht biem dakord kur themi se ndonjëherë dashuria mund të lëndojë, mund të dëmtojë.
Kjo ndodh kur ndjenja është e pajustifikuar, ose kur doni personin e gabuar, llojin e personit që duhet të shmangni sepse është shumë ndryshe nga ju. Dhe tregohuni shumë të kujdesëshëm nëse personi është një grua që i do qentë.
Pse?
Lexoni këtë letër që shpjegon psenë dhe që ka pushtuar të gjithë webin dhe rrjetet sociale:
Kujdes nga gratë që ju përkushtohen qenve:
Asnjëherë mos bini në dashuri me një grua që i do dhe i njeh qentë. Ajo është e çmendur. Ajo beson në dashurinë e vërtetë. Ajo beson se, kur kthehet nga puna, ka dikë që përkundër ditës së lodhshme, është aty duke pritur që ta ledhatojë dhe ta puthë. Ajo beson se një vakt i mirë ose një shëtitje në natyrë mund t’ju bëjë të lumtur.
Ajo e do thellësisht dëgjimin e heshtjeve të pafundme. Ajo do t’ju mësojë se si ta gjeni lumturinë në një puthje. Si për të rritur thjeshtësinë e gjërave të vogla. Ashtu si jeta, kur ke një mik të ngushtë, mund të të përkulë, por kurrë nuk do të të thyej. Ajo beson se besnikëria nuk është detyrë, por një gjë e natyrshme.

Kurrë mos bini në dashuri me një grua që i do qentë.

Ajo mund të kuptojë para se ti tregoni nëse ka diçka që nuk shkon. Ajo zbulon gjëra që as vetë ju nuk i dinit. Ajo di se si të jetë e ëmbël si një qenush, por ajo lufton si një ujk.  Ajo mund të falë, por nuk mund ta harrojë.

Dhe nëse ti bie në dashuri, atëherë nuk ke shpëtim, sepse mund të përpiqesh ta harrosh, por do të vazhdosh ta kërkosh atë në sytë e të tjerëve. Mos bini në dashuri me një grua që njeh qentë, do të humbisni heshtjet e saj, dëmet e saj, ju do të humbisni praninë e saj të bërë me gjeste të vogla. Edhe më të pakuptimta. Sepse dashuria e një qeni është përsosmëri dhe ajo do të përpiqet të gjejë një të tillë.
Por pa dyshim, ajo do të jetë në gjendje ta dhurojë atë.

Burimi informacionit: Revista Psikologji