Shumë shpesh në klinikat tona na pyesin nësë macja (apo qeni) që kanë është shtatzënë (barsë) apo jo? Si ta kuptojmë nëse është? Sa ditë i mban qeni këlyshët?Po macja kotelet? Si ta kuptojmë nëse qeni apo macja është afër të lindurit?
Por ajo që na shqetëson është se shumë mace po shtohen duke bërë kotele përsëri e përseri (sic e dini macja mund të lindi deri në 3 herë në vit). Dhe ajo ç’ka është më shqetësuese është fakti se macet mund të ngelen shtatzanë që aq herët siç është mosha 5-6 muajsh. Akoma më shqetësues fakti se këto kotele shumë rralltë mund të gjejnë një familje të kujdeset për to. Shpesh i shohim të enden rrugëve apo kazanëve të plehrave duke u perpjekur të gjejnë ushqim dhe me shumë vështirësi mund të gjejnë familje që ti adoptojnë.
Dhe lind pyetja: Po si duhet të veprohet që të mos kemi këto problem?
Përgjigja është : Sterilizmi dhe kastrimi sigurisht.
Akorduar një studim te vitit 1995 (siç e shohim shumë vite më parë) të bërë nga Shoqata e Kafshëve të Amerikës, 80 % e maceve dhe e qenve ne Amerikë dhe Kanada, janë të sterilizuar.
Normalisht lind pyetja: Ç’farë dinë keta njerez në këto vënde qe ne nuk e dimë?
Ja disa fakte që duhen konsideruar:
Një maçok i kastruar ka më pak gjasa që të bredhë, më pak gjasa për të luftuar (dhe më pak të ngjarë të kushtojë të holla për ta mjekuar atë), dhe më pak të gjasa të urinojë për të shënuar territorin e tij. Ai ka më shumë mundësi të jetojë më gjatë, sepse maçoku i cili është në kërkim të një partnere është me të vërtetë duke kërkuar për telashe. Maçok që ikën nga shtëpia për ditë të tëra në kërkim të partneres së tij, që zihet me të tjerë maçokë, duke marrë kështu plagë të ndryshme. Nëse një makinë nuk e ka shtypur atë, sëmundjet infektive (të cilat përhapen duke luftuar apo kryqëzuar) gjithashtu dhe kanceri ka rrezik të shkaktojë një vdekje të hershme.
Një femër e sterilizuar është një kafshë më e vëmendshme dhe më e dashur, për shkak se energjia e saj nuk është e drejtuar vazhdimisht drejt gjetjes së një partneri. (Macet janë në afsh pothuajse gjithë kohën deri sa të ngelen shtatzanë.) Në qoftë se ju sterilizoni macen tuaj, ju e mbroni atë nga disa sëmundje siç janë kanceri dhe infeksionet gjithashtu dhe semundjet infektive sukesualisht të trasnmetueshme.
Sterilizmi që në moshë të re parandalon kancerin e gjirit tek macet dhe qentë, sterilizmi në ç’do moshë parandalon mbipopullimin e maceve dhe qenve dhe shpesh herë ndalon urinimi dhe shënimi i zonave të caktuara nëpër shtëpi.
Edhe pse procedurat janë ndër më të zakonshme, shumë njerëz nuk e kuptojnë se çfarë proçedure ndiqet:
Sterilizimi është heqja e gjithë sistemit riprodhues tek femra: mitrës, tubave fallopiane dhe vezoret. Qepja që kryhet gjatë këtij akti është ajo e brendëshme( e cila është totalisht e absorbueshme) dhe e pjesës se lëkurës.Disa veterinerë përdorin qepje të cilat duhet të hiqen në kohën e rreth 10-14 ditë, ndërsa të tjerët përdorin catgut që është i absorbushëm, gjithashtu ka veterinerë të cilët perdorin masha inoksi. Rimëkëmbja është e shpejtë, duke marrë vetëm disa ditë, gjatë të cilave ju duhet të kufizoni aktivitetet e kafshës tuaj – nuk duhet të lejohen të hedhurat ose lojrat e rrëmbyera.Mirë është qe për disa ditë macen ta mbajmë vetëm brenda.
Në kastrim, testikujt tek maçoku hiqen me prerje në scrotum, qesja që mban testikujt. Këto prerje lihen në përgjithësi pa qepje pasi është një procedurë relativisht e vogël. Kujdesi pas operacionit përfshin mbajtjen pastër të plagës. Mund të përdorim gazeta të copëtuar për kutinë ku maçoku kryen nevojat personale(per ta mbajtur plagën të pastër dhe të thatë) deri në mbylljen e prerjes,e cila zakonisht ndodh brenda tri deri në pesë ditë.Disa veterinerë rekomandojë mbajtjen e maçokut brenda (nëse ai nuk është tashmë një maçok shtëpie) .
Shumica e kilentëve që na pyesin janë ata që janë përballur me suprizën e koteleve pa pasur as idenë më të vogël që macja e tyre ishte shtatzanë.Do ju luteshim mos të prisni më.Merrni në telefon nje Mjek Veteriner për të biseduar dhe diskutuar sterilizmin dhe kastrimin e maces apo qenit tuaj.
Nëse aksidenti ka ndodhur tashmë dhe macja juaj është shtatzanë dhe në pritje, atëhere jeni ju që duhet të vendosni por gjithmonë duhet të keni parasysh që macete e ardhshme duhet t’ju gjeni një familje.Që tashme mbipopullimi i maceve e ka veshtiresuar se tepermi mundesine e gjetjes se nje familje per adoptimin e tyre.
Përgatiti materialin për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare Dr Atalvin Zhiva
Nuk lejohet ripublimi dhe përdorimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë Mjekësia Veterinare Shqiptare