Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Helmimet te shkaktuara nga Antifriza

Helmimet te shkaktuara nga Antifriza

Helmimi nga Antifriza

Helmimi nga Antifriza

Sic dihet Antifriza është shumë toksike për kafshët apo njeriun .Antifriza e konsumuar nga qentë apo macet shkakton dëme  në veshkat dhe organet e tjera.Prandaj kjo situatë është një situate emergjente që duhet vepruar pa humbur kohë.Ju lutemi çojeni  kafshën tuaj tek Mjeku Veterinerer sa më parë të mundeni.Rezultati pozitiv i trajtimit varet nga dhënia e shpejtë e ndihmës së parë.

Ç’farë është Antifriza ?

Antifriza përdoret për të ruajtur ujin e makinave nga temperaturat ekstreme të periudhës së dimrit.

Antifriza është një lëng, zakonisht me ngjyrë jeshile ose rozë e lehtë.E shohim shpesh tek makinat që pikojnë antifrizë në vapën e periudhës së verës apo dhe në dimër.

Antifriza përmban kimikate të ndryshme, është pa erë të fortë dhe ka nje shije të embel ç’ka e bën tërheqëse nga kafshët kurioze për ta provuar apo pirë atë.Shume kujdes duhet të tregohet në mbajtjen apo ruajtjen e antifrizës nëpër shtëpitë apo garazhet tona, pasi janë raportuar disa raste intoksinimi dhe në femijë  të moshave të vogla.

Toksiciteti i antifrizës dhe ndihma e parë

Shënjat akute të intoksikimit nga antifriza (brenda 12 oresh te marrjes) paraqiten të njejtat si të një te alkolizuari:  me pengim gjatë ecjes,vjellje, shafqje të depresionit etj.

Gjithashtu mund të shihet dhe shtim I volumit të urinës( në fillim , më vonë volume mund të bjerë) dhe nje gjëndje etje e theksuar, kafsha kërkon te pijë shumë ujë.

Si i prek veshkat toksikimi nga antifriza?

Veshkat pësojnë dëmtime të theksuara megjithëse mund të kemi një rikuperim të plotë dhe të shpejtë tek qeni apo macja, nuk shohim një rikuperim të njejtë të veshkave.Veshka zakonisht pushon funksionin(3-5 ditë pas konsumimit të antifrizës) duke shkaktuar një ndërprerje të prodhimit të urinës.

Ketë ndërprerje të punës së veshkave e shohim zakonisht të ndodhe në 12-24 orët e para(pas konsumimit) tek macja dhe tek qeni rreth 36-72 orët e para pas konsumimit te antifrizës.

Suksesi i trajtimit varet tek shpejtësia e fillimit të trajtimit përkatës.Në rast se shihet që kafsha konsumoi apo thjesht dyshohet që ka konsumuar antifrizë, nuk duhet pritur por duhet cuar menjëherë në Klinikën Veterinare më të afërt sa më shpejt te mundeni.
ky nuk është një nga ato rastet “të presim si do të bëhet qeni apo macja” pasi dëmi që mund ti shkaktohet veshkave rritet akoma më shumë me kalimin e kohës(orëve).

Nëse dyshoni se qeni apo macja juaj ka rënë në kontakt me antifrizë kontaktoni menjëherë Mjekun Veteriner.

Materiali është pronë e revistës onlinë “Mjekësia Veterinare Shqiptare” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: