Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Mbjelljet e vjeshtës-Të lashtat

Mbjelljet e vjeshtës-Të lashtat

Disa këshilla për fërmerët gjatë mbjelljeve të vjeshtës:
Fermerët ka disa ditë që kanë filluar përgatitjen e tokave dhe mbjelljen e grurit dhe thekrës.
Gruri ka kohën më të mirë për mbjellje kryesisht në zonat malore, pasi gjenden kushte optimale lagështire dhe temperature.
Gruri i mbjellë në muajin Tetor ka kohën e vet të plotë të mund të mbijë e të vëllazërojë, të futet në dimër dhe ti shpëtojë ngricave, të dalë në pranverë me një bimësi shumë të mirë duke premtuar rendimente sa më të larta.
Për të patur rezultate sa më të mira në prodhim, fermerët gjatë mbjelljes duhet të kenë parasysh si më poshtë:

  • Si rezultat i masave agroteknike te arrijme ne krijimin e shtreses siperfaqesore te shkriferuar e cila do te jete si baze e mire per mugullim dhe mbirje homogjene te fares
  • Gjate plehrimit baze te perdoret DAP ne masen 25-30 kg / dy ose 3 x 15 ( NPK ) ne masen 25 – 30 kg/dy, nese kerkoni qe te keni rezultate sa me te larta ne prodhim keshillojme qe ne plehrimin baze te perdoren sasi me te larta fosfori dhe kaliumi per arsye se keto dy element ndikojne ne forcimin e sistemit rrenjore te bimes te sapo mbire ( gruri ne kete rast rrezohet me pake). Per nje percaktimin me te drejt te elementeve kimik do ishte e nevojshme berja analizave agro-kimike te tokes
  • Sygjerojme te gjithe fermeret te mbjellin fara cilesore me potencial te larte gjenetik pasi pavaresishtsht çmimit e justifikojne ne rendimentin i cili varion 50-60 kv/ha.
    Porosi e veçante per fermeret eshte te mos mbjellin grure te hambarit pasi ka kapacitet te ulet gjenetik per pasoj dhe rendimenti do te jet i ulet.
  • Fara qe perdoret per mbjellje duhet te jet e kontrolluar dhe ne çdo rast para mbjelljes duhet te behet dezifektimi i saj per te shmangur gjate vegjitacionit shfaqjen e semundjeve si hiri, ndryshku, bloza etj.
  • Pas mbjelljes per te larguar ujrat e teperta gjate dimrit keshillohet qe te hapen kanalet kulluese dhe nese toka eshte e pjerret per te shmangur erozionin te hapen kanalet antierozive.
    Per te gjitha rastet e mesiperme dhe te tjera u bejme thirje fermerve keshillohuni me specialistet e Sektorit Ekstensionit Bujqesor pasi do te keni mbeshtetjen e plote si gjate mbjelljes ashtu dhe per sherbimet qe do te behen pas mbirjes se fares.

Agronomi: Qemal Memishi