Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Ushqimi për njerëz, një rrezik për kafshët shtëpiake

Ushqimi për njerëz, një rrezik për kafshët shtëpiake

foto ilustruese

Një numër i madh ushqimesh që njerzit përdorin , janë të rrezikshme për kafshët shtëpiake.Shumë nga këto ushqime mund të jenë të  shijshme për kafshët tona , por me pasoja të rënda nëse konsumohen prej tyre.

Sigurisht joshja është e madhe për ti dhënë një qeni ushqimin prej tavolinës , por gjithashtu e rrezikshme.

foto ilustruese

Nëse dyshoni se qeni apo macja juaj ka ngrënë një ushqim të rrezikshëm , njoftoni menjëhere veterinerin.Në shumë raste c’do vonesë mund të kushtojë rëndë.

Ketu do te radhisim disa nga ushqimet më të rrezikshme për mikun tuaj:

Xylitol ( Ksilitol )

Xylitol është një sheqer artificial që gjendet në produkte të tilla si ; çamçakëz , karamele , mente dhe pasta e dhëmbëve .Xylitol është e dëmshme për qentë pasi shkakton një rritje te insulinës në trup duke cuar ne hipoglicemi (ulje të sheqerit në gjak ).Xylitol gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë.Brënda 30 minuta pasi qeni e ka ngrënë  , mund të vjellë  , të jetë përgjumësh , i lodhur ) ose të bëjë lëvisje të pakoordinuara.Disa shënja të toksicitetit mund të shtyhen në disa orë , apo edhe për disa ditë.

Toksiciteti i shkaktuar nga Xylitoli tek qentë mund të jetë fatal nëse nuk trajtohet.

Akoma nuk dihet nëse Xylitol ( ksilitoli ) është toksik për macet.

Çokollata , Kafe , Kafeinë

Çokollata përmban theobrominë , një kimikat që është toksik për qentë kur konsumohet prej tyre në sasi të konsiderueshme.Cokollata gjithashtu përmban kofeinë, e cila gjendet gjithashtu dhe në çaj , kafe , dhe në soda të tjera ( Coca Cola , Sprite etj) .Llojet e ndryshme të çokollatave kanë në përmbajtje sasi të ndryshme të theobrominë dhe kafeinë. Për shembull , çokollata e zezë ka në përberje më shumë nga komponentët e sipërpërmenduar , sesa çokollata me qumësht.Kështu që sasia e cokollatës me qumësht për një qen qw duhet të hajë që të shfaqë shënja toksiciteti ,është më e madhe sesa nësë ha çokollatë të zezë.  Gjithsesi edhe pak gram çokollatë mund të jetë e rrezikëshme për të shkaktuar problem në një qen të vogël , kështu që asnjë sasi apo lloj çokollate duhët të konsiderohet “ e sigurt” për ti dhënë qenit tuaj.

Toksiciteti nga çokollata mund të shkaktojë vjellje , diarre, njw aritmi të zemrës , shqetësim ,nervozizwm  , dridhje muskulare , dhe shwnja epilepsie .

Vdekja mund të ndodhë brenda 24 orëve pasi është konsumuar.

Rrushi

Si rrushi i fresket , ashtu dhe rrushi i thatë mund të shkaktojnë papritur) një mosfunksionim të veshkave në mace dhe qen.Akoma nuk është e qartë kush është agjenti toksik në këto fruta që shkakton problemin.

Megjithatë shënjat klinike mund të shfaqen 24 orët e para pasi është kosnumuar duke u paraqitur me vjellje , diarre  dhe letargji ( lodhje ) të përgjithëshme.

Shënja të tjera kanë të bwjnë me mosfunksionim total të veshkave.

Hudhër dhe qepë

Hudhra dhe qepa kanë në përbërje të tyre kimikate që dëmtojnë qelizat e rruazave të kuqe të gjakut tek qentë dhe macet.Qelizat e gjakut që preken mund të humbasin aftësinë e tyre për të transportuar oksigjenin në mënyrë efektive.

Të freskëta apo të gatuara , këto produkte janë njësoj të rrezikëshme për qentë dhe macet.Ndonjëhere këto produkte gjenden dhe ne ushqimin e fëmijëve , ushqime qe ne i përdorim ndonjëherë kur kemi kafshët të sëmura , prandaj rekomandojmë të lexoni etiketën para përdorimit.

Parandalimi  

Shumë raste të  toksicitetit të ushqimit të njerzve në kafshët shtëpiake  ndodhin aksidentalisht.

Qeni mund të gjejë një pako me çimçakiz apo karamele kur na ka rënë pa dashje , apo edhe ti vjedhë ato nga tavolina .Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë është ti mbajmë të gjitha karamet apo sendet ushqimore në një sirtar të mbyllur mire ç pse jo dhe me çelës ).Kjo mund të jetë vecanërisht e vështirë gjatë sezonit të festave ( Krishtlindje , Vit i Ri , apo festa te tjera )  kur më shumë karamele , çokollata , shporta me fruta , apo sende të tjera janë përreth nëpër shtëpi.Gjatë kësaj kohe vigjilenca duhet rritur për të parandaluar aksidentet që mund të ndodhin.

Për fat të keq kemi dhe rastet kur ne me dorën tonë kemi ushqyr qenin apo macen duke i dhënë ushqime që janë për njerëzit dhe kanë përbërës të rrezikshëm.Në përgjithësi rregulli është që ushqimet për njerëz nuk duhet t’ju ofrohen për konsum kafshëve shtëpiake .Ka përjashtime vetëm në ato raste kur mjeku veteriner e rekomandon atë.

Fëmijët duhet të mësohen që të mos i japin çokollata , karamele , çimçakiza apo ushqime të tjera kafshës shtëpiake.

Klikoni titullin ” Ushqimet që qeni juaj nuk duhet të konsumojë” për më shumë informacion.

Materiali është shkëputur nga  rrjeti social; yahoo.com

Përgatiti materialin MV Egli Ozuni

Materiali është pronë e revistës onlinë “Mjekësia Veterinare Shqiptare” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: