Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Dermatiti Pyotraumatik

hotspotDermatiti Pyotraumatik (Hot Spot)

Me ngrohjen e kohës në klinikat tona veterinare i kemi të shumta rastet me probleme të ndryshme të lëkurës dhe një nga më të shpeshtit është dhe Dermatiti pyotraumatik.

Por c’fare janë këto lloj dermatitesh?

Në zona të ndryshme të lëkurës, ju vëreni disa zona të lagështa dhe me rënie qimësh, skuqje e lëkurës, ndonjëherë të përgjakura kur janë të freskëta si dhe të thata dhe me kore sipër kur janë duke u shëruar. Këto zona mund të kenë përhapje të gjerë në pjesë të ndryshme të trupit, apo të përqëndruara në një zonë të caktuar. Këto inflamacione të lëkurës, krijohen nga lëpirjet dhe kruarjet me dhëmbë, që qeni juaj j’u bën vazhdimisht këtyre zonave, duke u krijuar shumë shpejt, brenda 10 minutash nëse qeni kafshon një zonë të caktuar mund të krijojë një inflamacion të tillë (Hot spot) që ne e quajmë “dermatit pyotraumatik” . Zakonisht, nëse këto probleme të lëkurës, dallohen shpejt dhe sillen në kohë tek veterineri, shërohen shumë shpejt me një trajtim që mund të shkojë nga 1 deri 3 ditë. Në këto raste infeksioni është kryesisht sipërfaqësor dhe mund të kërkojë vetëm një trajtim topikal.

Problemet që detyrojnë qenin tuaj të lëpijë dhe kruajë vazhdimisht këto zona mund të jenë disa: 30 % e qenve që paraqiten në klinikat veterinare për këto probleme, zakonisht kanë disa lloj sëmundjesh të tjera të lëkurës ; si psh një infeksion të thellë të lëkurës, plagë të shkaktuara nga kafshimet, apo trauma të llojeve të tjera ( pickim nga insektet etj).

Gjithmonë nëse ju dalloni tek qeni juaj, problemet e lëkurës që përshkruam më lart (ne fakt, c’do lloj problemi të lëkurës), kontaktoni mjekun veteriner për të gjetur shkakun e vërtetë dhe për ti dhënë qenit tuaj mjekimin e duhur që mund të ketë nevojë.

hotspot2hotspot3hotspot4

C’farë e shkakton këtë dermatit pyotraumatik?

qen me hotspotPra sic thamë qeni i shkakton këto probleme duke i lëpirë dhe kafshuar vazhdimisht zona të caktuara të trupit të tij. Pyetja se c’farë e detyron qenin të kryejë këto veprime, është histori më vete. Qeni mund te jetë alergjik, mund të ketë pasur kontakt me një substancë irrituese, mund të ketë një acarim të zonës nga një gërvishtje kur doli për shëtitje dhe vrapoi pa pushim si i cmendur nga gëzimi, apo mund të ketë dhimbje dhe acarim në indet e nënlëkruës.. C’do gje që mund ta detyrojë qenin të lëpihet dhe kruajë më dhëmbë këto zona, por ju siguroj se së shpejti do të hasni dermatiti pyotraumatik.

Si duhet të veproj kur shoh një problem të tillë tek qeni im?

Ndihma e parë: Mos e lejoni qenin të lëpijë ato zona. Përpara se të filloni aplikimin e ndonjë medikamenti që mund të keni në shtëpi, ju këshillojmë që filimisht të kontaktoni me mjekun veteriner nëse është e lejushme të përdorni atë medikament apo jo. Duhet të kihet parasysh se nëse përdorim ndonjë medikament për trajtim topikal, nga ato që kemi për veten tonë, kur ta përdorim tek qeni dhe ai do e lëpijë, mund të shkaktojë helmime. Përshembull në shumë kremra për lëkurën që përdoren nga njerëzit, një nga përbërësit mund të jetë dhe oksid Zinku, i cili është toksik nëse gëlltitet nga qeni juaj. Prandaj një bisedë me veterinerin është gjithmonë e rëndësishme para aplikimit të c’do lloj medikamenti human. Dua të theksoj se është me rëndësi që të jeni të përgatitur si duhet, pasi këto zona janë të ndjeshme dhe mund të jenë dhe të dhimbëshme dhe qeni mund të reflektojë ndaj prekjes duke ju kafshuar.

Pse është mirë të mos humbasim kohë, por ta cojmë qenin tek mjeku veteriner?

Si fillim paraqitja sa më shpejt, gjetja e shkakut kryesor, si dhe këshillat për ditët në vazhdim, luajnë një rol kyc në përmisimin dhe shërimin e dermatitit pyotramatik. Ndonjëherë këto zona inflamacioni, janë të mëdha dhe kërkojnë një pastrim të detajuar që të shërohen sa më shpejt. Ndonjëherë këto zona janë të shumta, dhe një trajtim i tyre kërkon më shumë sesa thjesht vendosja e një pomade kremi mbi to. Ndonjëherë infkesioni në këto zona është i thellë, dhe trajtimi me një pomadë nuk do të jetë mjaftueshëm. Ndonjëherë tek rastet me këto lloj dermatitesh, kemi të bëjmë më shumë sesa më një infeksion sipërfaqësor, si psh kemi të bëjmë me një infkesion të veshit, c’ka do të thotë se do të kemi një terapi më të gjërë mjekimi.

Dermatitet pyotraumatike mund të kërkojnë një rajtim më të gjerë ku të përfshihen përdorimi i kortikosteriodeve me injeksion ose orale si dhe/ose antibiotik oral, që në kombinim me pomadat antiseptike dhe medikamentet kundërdhimbjeve (anti-inflamatore) ta bëjnë sa më komode dhe të shpejtë shërimin e mikut tuaj!

Referencat: Jon Hall MA, VetMB, CertSAS, MRCVS Fakulteti Kembrixh,

Dr. Rosenkrantz DVM, DACVD, Kolegji Amerikan i Dermatologjise Veterinare

Përgatiti materialin Dr Atalvin Zhiva

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose të autorit.


1 Koment

  1. Markel Begolli thotë:

    me falni por kjo gje mua me ndodh tek macja si te veproj mund te me ndihmoni

Na shkruani