Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » Informacion: Ujku i Zi një specie në zhdukje

Informacion: Ujku i Zi një specie në zhdukje

Ujku i zi, Kosove.
Foto Arian Mavriqi dhe Besnik Jakupi

Ujku i zi, Kosove. Foto Arian Mavriqi dhe Besnik Jakupi

Me kënaqësi pamë disa foto të fotografit Arian Mavriqi dhe Besnik Jakupi, të cilat tregonin një egzemplar të ujkut të zi në Kosovë!
Këto foto më të drejtë tërhoqën vëmendje dhe u ndanë në shumë media online. Për gjithë ata që nuk i kanë parë foto po i përcjellim për kënaqësinë tuaj dhe tonën.
Në vazhdim dëshirojmë të sjellim dhe disa informacione rreth Ujkut të Zi një specie në zhdukje në vendin tonë në veçanti dhe në Europë në përgjithësi.

Ujku i Zi
Ujku i zi është një varacion i ujkut gri (Canis lupus) që hasim shpesh ne zonat tona. Ujku i zi ka përfituar ngjyrën e tij si pasojë e një mutacioni gjenetik dhe nuk ka asnje ndryshim nga ujku gri megjithëse shpesh haset pak më i madh në trup.
Në Europë, botanisti suedez Linnaeus (1707-1778), duke pasur përshtypjen se ujku i zi vinte si frut i kryqëzimit mes ujkut të bardhë dhe ujkut gri e quajti Canis lycaon këtë specie. Pas kësaj shumë prej botanistëve dhe natyralistëve e quajtën me të njëjtin emër këtë specie ujqërish.

Europë:
Speciet e ujkut të zi, konsiderohen shumë të rrallë në Francë e ndërsa në Europën jugore hasen më shpesh në habitatet e tyre. Ujku i zi haset në Itali (Friuli) dhe Mal i Zi (Kotor). Ujku i zi është raportuar dhe në Siberi, Suedi etj. Prezenca e tyre sa vjen dhe po rrallohet në Europë.
Azi:
Në Azi prezenca e ujkut të zi është raportuar shumë rrallë, Në malet Arabe, jugun e Sirisë dhe disa zona të Tibetit. Arabët e konsiderojnë më shumë si një kryqëzim i qenit me ujkun.
Në Amerikën e Jugut:
Ujku i zi, haset në disa zona të Amerikës së jugut. Megjithëse i raportuar fillimisht si e njëjta specie me ujkun europian të zi, më vonë studime të ADN dëshmuan; se megjithëse shumë gjëra që i bashkojnë, sërisht ka dallime mes specieve të këtyre dy ujqërve të zinj, atij amerikan dhe atij europian.

Një prej studimeve të fundit i vitit 2008 Dr Gregory S Barsh përdori analiza e ADN-së me anën e molekulave gjenetike nga 150 ujq, gjysma e tyre të zinj, dhe u vërtetua dyshimi se ngjyra e zezë vinte nga një mutacion gjenetik e njohur si “K locus” që haset dhe tek qeni. Rracat e qenve që kanë prezencë të të njëjtit mutacion gjeneteik janë: Tedesku gjerman (German Shepherds), Tedesku Belg (Belgian Shepherds) dhe qeni i ruajtjes së bagëtive në Australi (Australian Shepherds).
Kërkimet vazhduan për të mësuar më shume rreth prejardhjes së këtij mutacioni dhe pasi u gjend një mutacion i njëjtë me ujqërit e analizuar nga zonat e Alpeve Italiane, Dr Barsh dhe kolegët e tij të studimit arritën në përfundim se ky mutacion mund të ketë ndodhur para rreth 46.886 vjet të shkuara. Besohet se fillimisht ishte qeni që kishte këtë mutacion që më pas i kaloi dhe ujkut.
Tashmë dihet përshtatja e kafshëve në lidhje me zonën e banimit (psh ujku bardhë në zonat me borë) , por akoma nuk është arritur në një spjegim të pranueshëm përse duhet kjo ngjyrë e gezofit tek ujku i zi.
Kuriozitet: Ndryshe nga qeni, ujku i zi, vazhdon dhe e ruan ngjyrën e zezë të gëzofit edhe kur plaket.

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Burimi informacionit: Black wolf Mystery Solved / Ne World Wolves and Coyotes Owe Debt to Dogs Molecular and Evolutionary /History of Melanism in North American Gray Wolves/Wikipedia

Nuk lejohet publikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë

Këtë e pëlqejnë %d blogues: