
Rreth 807 milion-1.2 miliard njerëz në botë janë të infektuar me Askaridoza (Ascaris ose ascariasis). Paraziti mund të përhapet nga kafshët tek njeriu. Njerëzit mund të infektohen duke ngrënë pa dashje vezët e parazitit të cilat merren nga prekja me dorë e vendeve të kontaminuara, nga ngrënia e perimeve dhe frutave të palara etj. Personat e prekur nga ky parazit i brendshëm, zakonisht nuk shfaqin simptoma. Në rste të rralla njeriu shfaq shënja të lehta që mund të paraqiten me dhimbje të stomakut (dhimbje abdominale), simptoma të tjera si kolla, mund të shfaqen kur paraziti migron në pjesë të tjera të trupit. Infeksioni, nëse është serioz mund të shkaktojë bllokim të zorrëve, mos funksionim normal të tyre dhe ngadaleson zhvillimin normal tek fëmijët. Ascariasis mund të trajtohet lehtësisht nga Mjeku i familjes suaj.
Njerëzit mund të infektohen dhe nga Ascaris lumbricoides (nga njeriu tek njeriu), Ascaris suum (nga derrat tek njeriu), gjithashtu njeriu mund të prekët dhe nga Toxocara canis dheToxocara cati (nga kafshet shtëpiake tek njeriu).
PARANDALIMI: Higjena dhe trajtimi për parazitët e brendshëm tek kafshët shtëpiake!
Ankilostomozat (hookworms) dhe Askaridoza( toxocariasis) janë parazitë nematodë që jetojnë në aparatin gastrointestinal të qenve( toxocariasis canis) dhe maceve( toxocariasis cati). Këto parazitë mund të prekin dhe njerëzit (zoonoze) .Janë raportuar më shumë se 600 milion raste në njerëz të prekur nga këto parazitet. Mendohet se 30 deri 50 % (në Shqiperi kjo % është më e madhe) e qenve dhe maceve kanë prezente këto parazitoza.Njerëzit infketohen nga i njejti parazit që prek kafshët . Fëmijët dhe njerzit me sistem imun te dobët janë më të rrezikuarit .
Qentë/macet infektohen me Ankilostomozat (hookworms) dhe Askaridoza duke ecur (shëtitur) ne vëndet ku kanë kaluar dhe defekuar qentë/macet e infektuara. Vezët dhe larvat e parazitit (me madhësi mikroskopike) ngjiten në këmbët e kafshëve të shëndosha . Kështu kur qeni/macja pastrohet apo lëpihet , larvat dhe vezët kalojnë në aparatin tretës duke infektuar kshtu kafshët e shëndosha. Tre javë më vonë kafsha e infektuar përhap vezët dhe larvat e parazitëve kudo dhe në sasira të mëdha me anën e jashtëqitjes.
Nëse qeni/macja juaj pastrohet (lëpihet) dhe më pas lëpin fëmijët , nëse fëmija juaj luan me qenin/macen apo e prek ate, ai/ajo kanë marrë në këtë mënyrë vezët apo larvat e parazitëve duke u infektuar në këtë mënyre me këto parazitë.
Qentë mund të kenë këpusha të cilat mund të trasnmetojnë tek njeriu sëmundje të ndryshme :anaplazma, babezioza, tularemia,borrelia etj.
Fëmijët mund të preken nga këto sëmundje nëse luajnë me qenin/macen duke ekspozuar veten ndaj kepushave, apo atëhere kur macja fle ne krevatin tonë duke bërë të mundur lëshimin e këpushave në krevat.
Macet mund te infektohen nga Ankilostomozat (hookworms) dhe Askaridoza atëhere kur gjuajnë (dhe hanë) në natyrë kafshë që janë të prekura.Por edhe në qoftë se macja juaj qëndron vetëm brenda , infektimi mund të ndodhë në mënyra te tjera, psh kur nje” mi” I prekur mundet të hyjë në shtëpinë tonë.
Si mund të parandalojmë transmetimin tek fëmijët tanë?
-
Mbajeni qenin/macen tuaj ne preventivë kundër parazitëve të jashtëm dhe të brendëshëm, përgjatë gjithë vitit.
-
Pastroni kopshtin tuaj sa më shpesh të mundeni nga jashtëqitja e qenit tuaj.
-
Bisedoni me Mjekun Veteriner për të bërë të mundur analizat e feçes ( jashtëqitjes) se qenit/maces suaj, çdo 6 apo 12 muaj.
-
Theksojmë se vezët dhe larvat e parazitëve tek qeni dhe macja janë mikroskopike dhe shihen vetëm me anën e mikroskopit.
Për këtë analizë ju nëse dëshironi dhe mund të mos e çoni kafshën tuaj tek veterineri , por të çoni vetëm jashtqitjen e freskët.
-
MËSOJINI FËMIJËT TUAJ QË TI LAJNË DUART SA HERË QË LUAJNË APO PREKIN QENIN OSE MACEN.

Pergatiti materialin MV Egli Ozuni
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare” dhe të shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
si te heqim kepushat tek qente ju lutem me ndihmoni
Eshte e vertete se largimi i rriqnave nga trupi i kafsheve ( apo njeriut) kerkon kujdes ne menyre qe te mos shkaktojme probleme per kafshet por dhe per personin qe operon ( TREGOHUNI TE KUJDESESEHM!) . Per kete kemi pergatitur nje artikull ku sqarohet menyra e duhur per largimin e rriqnave. Ju lutemi lexoni artikullin duke klikuar ne linkun e meposhtem: https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/largimi-i-rriqnave/