Mjekësia Veterinare Shqiptare

PROF. Dr. ALI KUKA

Prof. Dr. Ali KUKA

PROF. Dr. ALI KUKA

(ME RASTIN E 85 VJETORIT TË LINDJES)

Materiali u pergatit nga Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI

Viti 1979, kur u emërova në Institutin e Kërkimeve Veterinare “Bilal GOLEMI”, sot ISUV, rastësia e solli që të parin njeri që takova të ishte Prof. Aliu. Unë nuk e njifja se nuk kisha patur kontakte deri në atë kohë me të, porse emrin e tij e kisha dëgjuar me dhjetra e dhjetra herë, si në Fakultet, por edhe në bazë, një emër ky i respektuar edhe kur nuk ishte prezent. Në çdo bizedë, për probleme pune, kolegët e mi, që e njifnin nga afër jo vetëm si njeri, por edhe personalitetin e tij shkencor, thoshnin: E ka thënë Dr. Aliu dhe mbas kësaj fraze nuk kishte më diskutim për problematikën veterinare përkatëse. Prof. Aliun e pyeta se ku ishte zyra e kuadrit të asaj kohe. Ishte një burrë i qetë, aspak kurioz për tjetrin dhe me fjalë të qeta më drejtoi për atje ku e pyeta. Ky qe takimi im i parë me Prof. Aliun, me të cilin, gjatë gjithë aktivitetin tim shkencor në IKV (sot ISUV) do të bashkëpunoja gjërësisht sidomos për problematikën e dështimeve për të cilën ishte jo vetëm një nga ekspertët më të mirë e më të zotë të atij Institucioni, por dhe një bashkëpunues i shkëlqyer me kolegët e tij, që ishin edhe më shumë të rinj se ai. Kompetenca e tij shkencore dhe argumentat praktike dhe teorike, nuk lenin vend për dyshime. Këtë vit, mbushen plot 85 vjet që nga dita e tij e lindjes. Prof. Aliu tashmë nuk jeton më, por ai ka lënë pas një vepër të tërë, ka lënë pas një jetë të tërë, të mbushur me veprimtari krijuese, studjuese, botuese cilësore dhe shumë rezultative. Ka lënë pas një kontribut të vyer, në fushën e Mjekësisë Veterinare.

Prof. Aliu, apo si i thërisnim të gjithë në Institucionin Kërkimor-IKV, Dr. Aliu, u lind në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, në dhjetor të vitit 1929, në një familje me tradita patriotike. Ai u rrit nga gruaja e Çerçis Topullit, e cila e edukoi dhe i dha shumë nga vetja e vet.

Që në fëmijëri, Prof. Aliu, dallohej për inteligjencën, vullnetin, mënyrën e të studjuarit si dhe këmbënguljen, veti këto që i pasqyroi edhe gjatë gjithë jetës së vet, në institucionin ku studjoi dhe në atë që punoi deri sa doli në pension.

Këto cilësi e bënë Prof. Aliun, që të fillonte ciklin shkollor që në moshën 5 vjecare, të cilën e vazhdoi me gjimnazin, dhe e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vendin e tij të lindjes. Me mbarimin e gjimnazit, Prof. Aliu, vazhdoi studimet per Mjekësinë Veterinare në ish Bashkimin Sovjetik, nga viti 1948-1953. Studimet per Mjekësisnë Veterinare i mbaroi gjithashtu me rezultate të shkëlqyera. Në të njëjtën kohë, Prof. Aliu, mbaroi dhe për Filozofi, po me të njëjtat rezultate, fakt të cilin asnjëherë, së paku unë, gjatë gjithë kohës që kemi punuar në të njëjtin Institucion, nuk e kam dëgjuar edhe një herë të vetme që me të cilin të mburej, cilësi kjo e një njeriu me virtute.

Me mbarimin e studimeve kthehet në atdhe, ku është, një ndër tre punonjësit e laboratorit të parë Veterinar Bakterologjik në Tiranë dhe më vonë, një ndër themeluesit e Institutit të Kërkimeve Veterinare, më vonë me emrin „Bilal Golemi“ (sot ISUV)

Prof. Aliu, përfundoi me rezultate shumë të larta, Doktoraturën në ish B.S. në vitet 1957-1960, duke marë titullin „Kandidat i Shkencave“, për të cilin u vlerësua maksimalisht. Gjatë kohës që ishte për Doktoraturë ai bëri një botim mjaf të rëndësishëm lidhur me shtamin B19 të brucelozës, shtam i cili u shfrytëzua n ëaktivitetin e tij shkencor për përgatitjen e biopreparateve të ndryshëm. Ai ka dhënë dhe mjaft emisione të ndryshme në radio Moska, po për brucelozën.

Prof.Dr.Kuka.foto3Mbas mbarimit të Doktoraturës, Prof. Aliu kthehet, përsëri në atdhe dhe i përkushtohet sëmundjes së Brucelozës, e cila në ato vite, ishte një ndër problemet më shqetësuese të shërbimit veterinar, por njëkohësisht dhe e shërbimit human. Infeksioni në midis kafshëve ishte shumë i lartë dhe i përhapur thuajse në të gjithë vendin, por njëkohësisht ky infeksion ishte problematik e rëndë dhe shqetësuese edhe tek njerzit. Prof. Aliu, gjatë kësaj kohe, në drejtim të luftimit të Brucelozës, u dallua, për kompetencë profesionale e shkencore dhe aftësi organizuese, aftësi këto që vendosën në drejtimin eduhur, strategjinë për çrrënjosjen e saj në vendin tonë. Si rezultat i një punë këmbëngulëse, shkencore dhe të palodhur, infeksioni brucelar në vendin tonë, në fund të viteve 1980, arriti në një nivel të papërfillshëm dhe praktikisht vendi ynë u shpall i pastër nga Bruceloza. Natyrisht, për arritjen e këtij momenti, kontributi i Prof. Aliut ishte vendimtar.

Prof.KukaPor Prof. Aliu, nuk ishte vetëm një ekspert i shkëlqyer i Brucelozë, por ishte edhe një ndër ekspertët, specialistët më në zë dhe me më kompetencë për problematikën e dështimeve, në kafshët bujqësore. Personalisht, duke patur fatin e madh që të bashkëpunoja ngushtë me Prof. Aliun për këtë problematikë të rëndësishme dhe komplekse, natytrisht me orientimin e tij, ndihmesën e pakursyer të tij, me njohuritë e pafundme të tij në këtë fushë, më futi në botën e gjërë të kësaj problematike. Ai ishte i pari që më orientoi dhe që më mbështeti vazhdimisht. Do të theksoja se kjo cilësi e Prof. Aliut, ishte për të gjithë dhe me të gjithë me të cilët ai bashkëpunonte.

Krahas inteligjencës së tij, këmbënguljes dhe vullnetit të tij, në ngritjen e nivelit të aftësive të tij, kanë ndikur dhe njofja ekselente e gjuhëve të huaja si Rusisht, Fërngjisht, Italisht dhe Latinisht.

Prof. Aliu është dalluar jo vetëm si një studjues këmbëngulës dhe kompetent, por ai ka dhënë dhe një kontribuit të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të mjekëve veterinarë, dhe për këtë që në vitin 1960, caktohet si pedagog i jashtëm në fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

Prof.Dr.Kuka.foto2Prof. Aliu, ishte jo vetëm një shkencëtar i zoti, por edhe një drejtues dhe organizator i aftë dhe kompetent. Ai drejtoi, për vite Departamentin e Sëmundjeve Bakteriale dhe Infektive, një nga departamentet më të rëndësishëm të IKV të asaj kohe.

Prof. Aliu, dha një kontribut të rëndësishëm edhe në përgatitjen e produkteve biologjikë (bipreparate) si vaksina, serume, antigen, të cilët ndihmuan jashtëzakonisht shumë në fushatën e madhe të luftimit dhe çrrënjosjes së infeksionit brucelar në vend.

Prof.Dr.Kuka.foto1

Prof. Aliu ka bërë një numër jo të vogël studimesh shkencore, 44; ka përgatitur 11 Monografi, Tekste, Broshura e Manuale, ku në shumicën dërmuese të tyre(mbi 80%) , ishte autor i parë. Po ashtu Dr Kuka është autori i 33 Recensine, Oponenca si dhe Udhëheqës Shkencor.

Prof. Aliu ka qënë aktiv dhe në aktivitete shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, duke prezantuar atje studime me nivel shkencor dhe që janë vlerësuar edhe nga mjaft kolegë të huaj.

Prof. Aliu, tashmë nuk jeton më. Ai ndëroi jetë pranë të shoqes dhe fëmijëve të tij në Toronto-Kanada. Sot, ne, pasardhësit e tij profesionalë e kujtojmë atë me respekt dhe e konsiderojmë humbjen e tij, një humbje për shkencën veterinare të vendit tonë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI

Virolog – Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë –
Shqipëri

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: