Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Plot 460.000 bletë në trupin e bletërritësit!

Plot 460.000 bletë në trupin e bletërritësit!

she pong veterineretNjë fermer kinez u “mbështoll” me 460 mijë bletë duke formuar një kostum prej 45 kilogramësh, të cilin e mbajti veshur për 40 minuta.
Me ndihmën e bashkëshortes së tij dhe 5 mbarështuesve të tjerë bletësh, She Pong arriti t’i bënte reklamën më të mirë punës së tij.
34-vjeçari kërkon që me këtë arritje t’i bëjë reklamë mjaltit që shet: “Është shumë e vështirë, por e bëra për reklamë. Merrem me bletët që në moshën 22-vjeçare dhe jam mësuar me to.”

Për Pong nuk është hera e parë që ndërmerr këtë veprim, në Prill të vitit 2012, ai veshi një kostum bletësh të përbërë nga 331.000 bletë.
“Sekreti është të mos lash trupin me sapun pasi aroma i ngacmon bletët”, thotë kinezi, i cili u pickua 20 herë nga bletët gjatë performancës.

Veterineret/Telegraf

Burimi informacionit : / Top Channel/ Reuters


Na shkruani