Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Tërmetet dhe kafshët

Përgatiti Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

-A i ndjejnë kafshët tërmetet?

Shumë veta besojnë se kafshët mund ta ndiejnë para nesh lëkundjen e tërmetit.
Eshtë e vërtetë se disa kafshë tregojnë shenja stresi minuta para se ne të ndjejmë lekundjet.
Minjtë, gjarpërinjtë apo shumëkëmbësh, janë raportuar si kafshët/insektet që fillojnë të kërkojnë vendstrehim të sigurt para se të ndiehen lëkundjet e para.
Disa studime te tjera thuhet se peshqit, zogjtë, reptilet dhe instektet shfaqin shënja stresi disa orë biles dhe disa javë para se të shfaqen tërmetet.


Po bletët a e ndiejnë tërmetin?
Ja si shkruan për revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare Dr Agim Nelaj:
Tërmeti në Kaliforni nxiti dëmtimin e bletëve. Pas një tërmeti me madhësi 7.1 ball, Reporteri i Teknologjisë Dixhitale dhe Shkencë,më 8 korrik 2019,jep të dhëna për momentin tronditës. Një tërmet i fundit në Luginën e Vdekjes në Kaliforni ka vrarë një numër të madh të bletëve, duke lënë njerëz të habitur ndërsa gjenin insektet e vdekura në tokë.
Kalifornia u trondit nga tërmeti i saj më i madh në 20 vjet. Pati ndërtesa të plasaritura, por, megjithëse nuk raportohej për vdekje njerëzore, bletët e panumërta u bënë viktimat e papritura. Një video në Twitter tregon bletë të panumërta të vdekura që mbushin një rrugë në Kaliforni. Ndikuesi i mediave sociale Khalil Underwood, ka postuar një video ku shihen një tufë bletësh të paralizuara në rrugën e tij në Kaliforni pas tërmetit me madhësi 7.1 ball Në këtë postin ai thotë: “Unë nuk isha duke e ekzagjeruar … pas tërmetit mijëra bletë po dridheshin në dysheme dhe po vdisnin ….”
Disa ekspertë mendojnë se tërmeti mund të ketë prishur fushat magnetike të Tokës, të cilat bletët i përdorin për marrëdhëniet e tyre . Kjo çonte në konfuzion masiv midis popullatës së bletëve me pasoja; paralizë dhe vdekje. Bletët mund të jenë ngatërruar nga ndryshimet në fushën magnetike të Tokës dhe kanë humbur orientimin.
Underwood fillimisht raportoi rreth 70 bletë në dysheme “thjeshte që gumëzhinin dhe me pasoja vdekje”, por më vonë deklaroi se ai kishte gjetur në të vërtetë mijëra…
Shkencëtarët nuk e dinë vërtet me siguri nëse tërmeti është ai që vrau bletët, por kanë qenë të njohura efekte të njëjta të hasen të njëjtat probleme për shkak të tërmeteve të mëparëshme.
Një studim tre vjeçar në Tajvan zbuloi se dy tërmete të mëdha në 1999 dhe 2002 patën një ndikim shkatërrues në popullatën e insekteve. Sidoqoftë, duhet të bëhen më shumë hulumtime për të konfirmuar se si dhe pse preken insektet.
Eksperti i bletëve Felin Honeybees Katie Hayward tha për The Sun: “Bletët janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj dridhjeve dhe mund të pësojnë stres të madh në ato lloj situatash gjithashtu ata mund të lënë kosheren nëse kolonia ndihet e kërcënuar.”


Studiues të ndryshëm japin spjegime të ndryshme. Në vazhdimësi po sjellim pjesë të një artikulli të shkëputur nga gazeta “Si” ku flitet rreth disa të dhënave nga studime në lidhje me këtë temë.
Kafshët mund të ndjejnë ndryshimet kimike në ujërat nëntokësore që ndodhin përpara se të ketë një tërmet. Kjo sipas shkencëtarëve mund të jetë shkaku i sjelljes së çuditshme të kafshëve të lidhura me tërmetet. Kërkuesit kanë filluar të hetojnë këto efekte kimike pasi kanë parë një koloni me zhaba që largoheshin nga pellgu i tyre në L’Aquila në Itali, në vitin 2009, ditë përpara një tërmeti. Ato sugjerojnë që sjellja e kafshëve mund të integrohet në parashikimin e tërmeteve.
Sipas ekspertëve, para rënies së tërmetit, gurët në koren e Tokës lëshojnë thërrmija të ngarkuara që ndërveprojnë me ujin nëntokësor. Kafshët që jetojnë në sipërfaqen e tokës janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve kimike, kështu që ato mund të ndjejnë diçka përpara se gurët të ‘rrëshqasin’ dhe të shkaktojnë tërmetin.
Ekipi i drejtuar nga shkenëtari i NASA-s Friedermann Freund dhe Rachel Grant shpresojnë që hipoteza e tyre do të frymëzojë biologët dhe gjeologët që të punojnë sëbashku, për të kuptuar se si kafshët mund të na ndihmojnë që të njohim disa prej shenjave që na shpëtojnë në rast të tërmeti shkatërrues.
Shkencëtarët kanë studiuar ndryshimet kimike që ndodhin kur gurët janë nën stres ekstrem, duke zbuluar se këto ndryshime janë të lidhura me largimin e kafshëve nga zona e tërmetit.
Friedmann Freund tregoi për BBC, se kur gurët ishin në nivele të larta stresi, përpara një tërmeti, ato lëshojnë thërrmija të ngarkuara.
Këto thërrmija të ngarkuara mund të kalojnë nëpër gurët rreth e përqark, dhe kur ato arrijnë në sipërfaqen e Tokës ato ndërveprojnë me ajrin – duke i kthyer molekulat e ajrit në thërrmija të ngarkuara. Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke dhe përzierje tek njerëzit dhe shtojnë nivelin e serotinenines, një hormon stresi në gjakun e kafshëve”, shpjego shkencëtari i NASA-s, “Ato mundet edhe të ndërveprojnë me ujin, duke e kthyer atë në peroksid hidrogjeni.
Në rastin e zhabave në L’Aquilla, ky zinxhir kimik ngjarjesh mund të ndërhyjë në materialin organik të tretur në ujin e pellgut, duke i kthyer materialet organike të parrezikshme, në substanca që janë toksike për kafshët e ujit.
Freund thotë se sjellja e kafshëve mund të jetë vetëm një prej indiceve që mund të parashikojnë një termet.
Një teori tjetër e mëhershme ka të bëjë edhe me përçimin e valëve. Kur godet një tërmet, vibracionet e ndryshme udhëtojnë nëpër tokë me shpejtësi të ndryshme. Vibracionet fillestare (valët P) udhëtojnë rreth dy herë më shpejt sesa Vibracione dytësore (valët S), që përbëjnë shumicën e tronditjes që përjetohet. Valët P janë në përgjithësi shumë të lehta për t’u ndjerë nga njerëzit, edhe pse sizmografët arrijnë t’i kapin ato. Por disa kafshë mund të jenë të ndjejnë valët P, para se të mbërrijnë valët S .

Përgatiti Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare