Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Kafshët e shoqërimit » Helmimi nga zinku tek kafshët shtëpiake

Helmimi nga zinku tek kafshët shtëpiake

1 lekRast klinik: Një qen tepër i ri në moshë, vetëm 6 muajsh, u paraqit në një prej klinikave veterinare në një gjëndje tepër të rënduar. Disa nga shënjat ishin, të vjella, diarre, një letargji ( dobësim) tepër e theksuar etj. Nga pronari u njoftua se qeni jetonte vetem brenda në apartament dhe nxirrej jashtë vetëm për shëtitje dhe nevojat personale. Kishte disa ditë në këtë gjëndje.

Me gjithë ndërhyrjen e menjëherëshme, fatkeqësisht, qenushi nuk mundi dot të shpëtojë.

Nga kryerja e autopsisë u gjendën 6 monedha 1 Lekë-she në stomak. Konkluzioni i autopsisë “helmim nga zinku” që gjendet në përmbajtjen e këtyre monedhave.

Monedha 1 Lek= Pesha=1 gr, Trashësia= 1.7 mm, Përmbajtja = Cu95Zn5-Viti 1996 ( burimi informacionit: coinz,eu)

qen i semureHelmimi nga zinku tek kafshët shtëpiake:

Toksiciteti nga zinku haset tek kafshët që hanë objekte apo materiale që përmbajnë zink.

Zinku është një nga materialet më të rëndësishme për të mbajtur trupin në formë, por kur paraqitet në sasinë e duhur dhe I përshkruar nga mjeku. C’do tepricë e tij është një rrezik për trupin. Megjithëse është raportuar kryesisht tek qentë e rracave të vogla, toksiciteti nga zinku mund të haset edhe tek kafshët e mëdha.

 

 

Kush janë simtomat që mund të hasim:

 Mungesë oreksi

Vjellje

Diarre

Letargji e përgjithëshme

Depresion

Nivel të lartë të hemoglubinës në gjak dhe urinë

Verdhës ( Ikter) e shfaqur në pjesë të ndryshme të trupit

Fekale me ngjyrë portokalli

Shkaktarët (disa material që përmbajnë zink):

Monedha të ndryshme ( psh monedha 1 Lek)

Tablet zinku

Gozhdë, vidha, butona

Zinxhirë (zippers), varëse , buzulukë dhe stoli të tjera

Lodra të ndryshme

Disa lloje kremrash

Etj etj.

Vendosja e diagnozës:

 

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Mjeku Veteriner ka nevoje për ndihmën tuaj. Në raste të tilla ka shumë rëndësi një histori e detajuar (ajo që ne e quajme Anamnezë) e gjithckaje që ka të bëjë me rutinën e qenit, lodrat që ai luan, c’farë pëlqen të bëjë nëpër shtëpi (Doktor, qeni im i ka shumë qejf materialet që lëshojnë shkëlqim), ndonjë ndryshim në sjellje , kur e vutë re që filluan problemet, etj etj, duke përshkruar kështu c’do incident që mund të ketë ndodhur me qenushin apo macen tuaj?

Mjeku Veteriner do te kryejë një egzaminim fizik të plotë, duke kontrolluar c’do shenjë të mundëshme që mund të ketë lidhje me problemin ( Eh sikur edhe kafshët të flisnin ).

Përvec egzaminimit mund të ketë nevojë dhe përgatitje e disa testeve rutine: ku përfshihen : Profili biokimik, elektrolitet, analizat e urines, si dhe analizat e plota të gjakut.
Në rastet e anemisë, shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut ndodh shumë shpejt.

Shpesh herë radiografitë janë të dobishme pasi mund të tregojnë se qeni juaj ka konsumuar objekte që përmbajnë zink. Një diagnozë e plotë përfundimtare ka nevojë për analizat e gjakut dhe nivelin e zinkut në të.

Trajtimi:

Për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm, heqja e objektit është e domosdoshme. Për të kontrolluar nivelin e lëngjëve në trup si dhe për të stimuluar prodhimin e urinës, është e nevojshme terapia me lëngje në rrugën e serumeve intavenoze (në vena). Duke pasur parasysh se acidoza e stomakut është ajo që kryen lëshimin e zinkut nga materialet që ndodhen ne stomak, është e nevojshme gjithashtu përdorimi I medikamenteve qe ulin aciditetin e stomakut.

Në rastet e rënda kur qelizat e kuqe janë shkatërruar dhë dëmtuar tej mase, transfuzioni i gjakut luan një rol thelbësor për shpëtimin e jetës së pacientit.

Si duhet të ruajmë kafshët shtëpiake që të mos përballemi me situata të tilla:

Shpenzoni sa më shumë kohë me kafshët shtëpiake! Njihuni mirë me temperamentin e tyre! Sidomos, tek këlyshët e vegjël, ashtu sikurse dhe tek fëmjët e vegjël, është tepër e domosdoshme mbajtja në qëndër të vëmndjes përgjatë gjithë kohës. Përpiquni që qënjëherë të mos i lini vetëm. Në rastet kur do të keni nevojë ti lini vetëm ( psh kur shkoni në punë, shkollë etj) , është tepër herë më mirë që ti mbani në një kafaz ( të madhësisë së duhur), vetëm me lodra dhe objekte që nuk janë të rrezikshme (gjithmonë lodra dhe ushqime vetëm për qen).

Sapo të dyshoni se qeni juaj ka konsumuar dicka që nuk duhet ( trup I huaj) , menjëherë kontaktoni me veterinerin tuaj.

Burimi i informacionit:      Coinz.eu

                                                Poisoning in Dogs and Cats by Campbell and Chapman

Artikulli u përgatit nga Dr Atalvin Zhiva

 Nuk lejohet publikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë.

Në c’do rast referimi dhe citimi, përmendni burimin e informacionit që është veterineret.com

 


Na shkruani