Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare


Një ndër racat më të spikatura të dhenve që mbarështohen në vendin tonë e drejtimit: qumësht– mish – lesh, është rraca e deles autoktone “Bardhoke” e cila është e përhapur kryesisht në zonën veri- perëndimore të vendit dhe konkretisht në zonën e Alpeve, në Tropojë, Has, Pukë, Malësia Madhe, Shkodër, Mirditë, Lezhë etj.

Origjina e kësaj race është fshati “Bardhoc” – Kosovë. Kjo racë ka shtrirje të gjerë gjeografike Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni.

Kokë me mandibula të fuqishme, turi të gjerë dhe veshë të mëdhenj. Profil nazal tek meshkujt i harkuar, tek femrat është e drejtë. Këmbë të forta, me kocka të trasha. Tek të dy sekset balli është i zhveshur, qafa është e gjatë dhe muskulore. Barku është i rrumbullakosur, pak voluminoz. Ngjyra e mantelit krjetësisht e bardhë. Bashka e bardhë mbulon gjithë trupin, qafën dhe bishtin. Gjëndra e gjirit e zhvilluar, me volum të konsiderueshme thitha të zhvilluar, të përshtatshme për mjelje. Meshkujt kanë brirë të përdredhur kurse femrat janë pa brirë. Gjatësia e leshit 20-25 cm. Fermat e dhenve me këtë racë arrijnë 50-400 krerë. Populacioni aktual i deleve nuk përbën problem për erozion racor. Në këto zona janë mudësitë për zhvillim numerik nëpërmjet krijimit të fermave konkuruese me produkte tipike tradicionale të njohura nga origjina (djath, mish, etj) për tregun e vendit dhe të jashtëm. Tufa e fermerit Bejto Hasmegaj është një tufë shumëzuese për prodhim qingja meshkuj dhe femra, dhe realizon performanca brënda standartit të racës. Shkëmbimi i materialit racor në formën e kafshëve të gjalla përbën rrugën kryesore të përmirësimit të tufave në të imta, si dhe eliminimin në minimum i bashkëgjaksisë. Sistemi i Prodhimit: Exstensiv dhe gjysëm intensiv. Fermat me më shumë se 50 krerë, gjatë dimrit i shtegtojnë kafshët në zonat fushore. Kullotja në kullotat natyrore Alpine. Shtesa me koncentarte përdoret një muaj para pjelljes dhe 1- 2 muaj pas pjelljes. Prodhim qumështi i cili varion nga 70 – 100 litra në laktacion kurse në disa tufa nukleuse gjenetike arrin 130 – 200 litra.

Prodhimi i qumështit në fermat e monitoruara të projektit luhatet nga 110 – 200 litra për krerë në laktacion, si tek fermerët e zonës së Thethit ku prodhimi mesatar i qumeshtit arrin 120- 140 litra për krerë në laktacion. Ndërsa në fermën e fermerit Bejto Hasmegaj , prodhimi i qumështit arrin deri në 200 litra për krerë – prodhim i lartë për disa vende të zonës së Ballkanit. Periudha e Memëzimit – në mesatare rezulton 60-78 ditë me variacione të theksuara nga njera fermë tek tjetra. Zgjatja e periudhës mëmëzimit varet nga disa faktorë : • Largësia nga qendrat e banuara , mungesa e baxhove apo fabrikat e përpunimit të qumështit; • Kërkesa e lartë për mish qingji në treg, i motivon fermerët të prodhojnë mish qingji duke zgjatur periudhën e mëmëzimit etj. Nga përpunimi i peshës në këputje të qingjave, në fermat e selektuara që mbarështojnë dele të Racës “Bardhoke” dhe kryqëzime të saj realizohen këto performanca në mesatare: • Pesha në këputje e qingjave M është 19.6 ± 1.5 kg ndërsa për qingjat F është 17.3 ± 1.3 në 72 ditë. • Pesha në therje e qingjave është mesatarisht 25.7 ± 4.5 kg.

This image has an empty alt attribute; its file name is bardhoka.png

Në fermat e selektuara pesha në këputje reflekton influencën e racionit ushqimor në periudhën e parë të laktacionit. Kjo periudhë lidhet me kapacitetin prodhues të deles dhe aftësisë së qingjit për ta kthyer në shtesëpeshe.Periudha e këputjes është endryshme në ferma të ndryshme. Ka disa ferma që e zgjasin këtë periudhë nga kriteri teknik që është 60 ditë.

Riprodhimi – Delja e racës autoktone “Bardhoke” në kushte normale të mbarështimit jep një pjellje në vit. Periudha e ndërzimit fillon në fund te muajit qershor dhe përfundon në muajin shtator (zonat malore), në varësi të zonës. Ndërzimi natyral, me desh të seleksionuar që qarkullojnë midis tufave, kjo falëndërhyrjeve të projektit. Sezoni i ndërzimit në mesatare është 35 ditë por në mjaft ferma ky sezon është mjaft i zgjatur.

Në funksion të objektivit për të rritur vlerën ekonomike të tufave të deles autoktone “Bardhoke” që mbarështohen në këto zona janë realizuar disa ndërhyrje me

Burimi informacionit: Autorë: As.Prof.Dr. Fatmira Sula / Atif Dema

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare

Nuk lejohet ribotimi i artikulli pa lejën redaksisë sërevistës Mjekësia Veterinare Shqiptare

Në rast përdorimi i këtij artikulli, lutemi të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës nga veterineret.com