Disa nga simptomat që duhet të kenë kujdes pronarët e maceve.
Për të gjithë dashamirësit e maceve. Çfarë duhet të kenë kujdes tek macja e tyre? Cilat janë simptomat e para të një sëmundje të “rëndëndësishme apo të parëndësishme”. Veterinerët mendojnë se dhe një simptomë e vetme nuk duhet neglizhuar.
Mungesa e oreksit, anoreksia. Shumë kafshë humbasin oreksin, ka shumë shkaqe dhe ky është treguesi i parë i një sëmundjeje. Pamvarsisht nga shkaku, humbja e oreksit nëse zgjat 24 orë ose më shumë tregon se kafsha juaj ka problem. Kujdes duhet të tregohet me kafshët që janë në rritje, mosha me pak se 6 muajshe.
Probleme urinimi. Macja që qëndron në shtëpi ka vendin e saj për urinim. Në disa raste ajo urinon jashtë “tualetit” të saj disa herë, qan kur urinon, disa herë urina e saj mund të jetë me gjak etj. Këto janë raste që duhen biseduar me mjekun tuaj dhe mund të lindi mundësia e trajtimit të tyre.
Humbje në peshë. Humbja në peshë rezulton si humbje në kalori dhe është klinikisht e rëndësishme. Humbja në peshë është rezultat i anoreksisë për disa ditë ose javë.
Probleme të frymëmarrjes.Kur frymëmarrja vështirësohet ne e quajmë dispnia (frymëmarrje me bark). Dispnia mund të lidhet dhe akumulinin e lëngut në mushkëri (edema) ose në zgavrën e kraharorit (dredhje pleurale). Mund të ndodh kur kemi insuficiencë kardiake (pamundësia e zemrës për të funksionuar normalisht). Kjo bëhet e dukshme kur kafsha juaj merr frymë me gojë hapur ose kollitet (pak e pazakonte tek macja).
Verdhëza. Quhet kështu nga ngjyra që marrin indet e trupit ose lëkura. Ajo shkaktohet nga niveli i bilirubinit në gjak dhe ka lidhje me shumë sëmundje.
Urimimi dhe pirja e tepërt e ujit. Shpesh këto simptoma lidhen me sëmundjet e veshkave, gjendrat tiroide, infeksion i mitrës etj.
Dobësi ose përgjumje (pasivitet). Kur kafsha juaj nuk ka dëshirë të luajë, është si e përgjumur në pasivitet, nuk përgjigjet kur ju e thërisni.
Mishrat e zbehtë. Ngjyra e mishrave të zbehtë të mukozës mund të tregojë humbje gjaku ose sëmundje të tjera, të cilat duhen vlerësuar.
Gjendje kome për disa sekonda ose minuta. Kjo shoqërohet me kërcëllim dhëmbësh, urinim, dajle jashtë, sy të fiksuar etj. Kjo ka të bëjë me çregullime, duke përfshirë çregullime metabolike, toksina apo tumore etj.
Syri i kuq. Kjo mund të përfshijë, qepallat e jashtme, qepallën e tretë konjuktivat, kornean dhe skleran. Kjo mund të ndodh dhe nga inflamacione të brendësi te syrit glaukoma (tensioni i lartë brenda syrit) ose me sëmundje të caktuara ne orbitë.
Kollitja. Zakonisht e pazakonshme për macen. Kolla është një refleks mbrojtës që mbron mushkritë. Shkaqet mund të jenë të shumta si laringit, bronkit, pneumoni, tumore në mushkri, insuficiencë e zemrës etj.
Diarre e përgjakshme. Gjaku në fece ose ngjyra e zezë “melena” duhet të vlerësohen nga mjeku juaj veteriner.
Urinim i përgjakshëm. Hematouria është prania e rruazave të kuqe në gjak. Ajo mund të duket me sy të lirë, por shkaqet mund të jenë bakteriale, gurë në traktin urinar etj.
Plagët. Plagët mund të shkatohen kur dy kafshë zihen ndërmjet tyre. Në fillim ajo do të duket si një çarje në lekurë më pas ajo infektohet duke sjellë dëme të rënda në lëkurë dhe indet përeth duke sjellë infeksione të rënda në zonën e demtuar.
Të vjella më gjak. Gjaku mund të jetë i freskët ose me ngyrë kafe. Shkaqet janë të shumta. Disa nga sëmundjet mund të jenë të vogla por disa mund të jenë të rendësishme për jetën e kafshës.
Ethet, temperatura e lartë tregon reagimin e trupit ndaj infeksioneve të ndyshme si bakteriale ose virusale.
Shënim: nëse shihni një nga këto simptoma mos nguroni të lidheni me mjekun tuaj veteriner ai mund t’ju ndihmojë ju dhe kafshën tuaj.
Artikulli u përgatit nga MV Xhilda Roko
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redakisë ose autores !
ca i hepet kur macja ee\shte me tempratur?
Nese ju konstatoni se macja juaj ka temperature mbi norme, atehere duhet ta coni menjehere tek Mjeku Veteriner. Eshte e rendesishme qe fillimisht te gjendet shkaktari. JU LUTEM NE ASNJE MENYRE MOS PERDORNI MEDIKAMENTE HUMANE TEK KAFSHET E SHOQERIMIT PA U KONSULTUAR ME MJEKUN VETERINER.
pershendetje. kam nje macok 1 vjec. han shum pak ushqim ji si normalisht. esht si e keputur nuk ka fuqi. cfar me sygjeroj te bej tlutem me kthe pergjigje. ka disa dit ne ket gjendje
Pershendetje! Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet dhe e kemi te veshtire te japim nje pergjigje te sakte me kaq pak sa dime per macokun tend si dhe online. Coje pa humbur kohe tek Veterineri per nje kontroll te hollesishem dhe mund te na shkruani serisht se cfare gjeti doktori gjate vizites.
cfare mund ti kete ndodhur maces nese vjell vrer dhe cfare mund te behet per ta ndihmuar
Albion Pershendetje. Arsyet mund te jene te ndryshme. Ne na keni shkruar as moshen e maces, as sa here ka ndodhur apo gjendjen e pergjitheshme te maces ( ha ushqim? pi uje? jastiqtje? urinimin?).
Pra sic thame shkaku mund te jete qe nga : ushqim i prishur, vjellja e topave te qimeve, probleme me urinimin,(bllokim), nje tumor ne organet e brendeshme, parazite te brendeshem, etj etj etj. Ju pyesni se cila eshte memyra me e mire per ta ndihmuar ate? Ta coni tek mjeku veteriner per ezgaminim dhe trajtim te metejshem.
Nese macja vjell me shume se 3-4 here ne 24 ore, atehere futet tek emergjencat dhe cdo humbje kohe eshte me pasoja.
macja eshte 2 muajshe dhe nuk ha ushqim dhe urinon shume rralle nuk ka jashteqitje.kotelja e pare na ngordhi.kur kjo e dyta shfaqi te njejtat simptoma e cuam menjehere te veterineri i cili i beri 2 gjilpera.gjithashtu na dha dhe nje kokerr te verdhe per askaridet.por edhe pas gjashte oresh qe beri gjilperat ka pasur vjellje.shpeshhere me disa si krimba te gjate dhe te bardhe.a mund te shpetoje
Albion atehere mendojme se duhet ta coni serisht tek Mjeku Veteriner nese gjendja nuk vazhdon me permisim te dukshem brenda 24 oreve. Nese problemi ishte nga askaridozat apo parazite te tjere te brendeshem, atehere ne oret ne vazhdim do te verehet persimin, nese macja ka nje problem tjeter atehere gjendja nuk do te vazhdoje drejt permsimit. Ne nuk dime se c’fare diagnoze dyshon Mjeku Veteriner, apo se cfare “gjilperash” ju ka dhene, por ajo qe eshte e sigurt eshte se nje kotele peson nje dehidratim shume te shpejte ne rast se nuk merr lengjet e nevojshme, prandaj ne pamudesi te ushqyerjes me luge apo me nje shiringe (ju lutem mos i jeni ne asnje menyre qumesht lope) cojeni serisht tek Veterineri per serum nenlekure, ose ne vena. Perpiqu me cfaredo menyre ta besh macen qe te haje, nese vjell sapo ha ushqimin apo pin uje, atehere nderpre ushqimin dhe shko menjehere (serisht) tek Mjeku Veteriner. I urojme koteles tende sherim te shpejte.
Faleminderit per te gjitha informacionet qe na keni dhene shpresojme te behet mire
prsh,kam nje mace 10 muajshe teshtin dhe i kruan hundet dhe syrin e djathte e ka te kuq dhe i loton
Pergatiti pergjigjen Dr Atalvin Zhiva: Pershendetje, nga shenjat qe pershkruani une mendoj se mund te kemi te bejme me nje infeksion te rrugeve te siperme te frymemarjes. Keto shenja po ashtu kane dhe disa semundje qofshin virale, bakteriale apo akute. Semundjet virale mund te jene : tranko bronkiti infektiv, calciviruset tek macet si dhe herpesvirusi i maceve. po ashtu mund te kemi dhe semundjet bakteriale si chlamydia dhe bordetella. Ne 90 te rasteve ne klinike keto raste i kam hasur te formave virale. Duke qene se jane semundje virale, antibiotiku nuk ben pune , por ne i perdorim antibiotikun per te parandaluar infeksionet sekondare qe mund te jene prezente ( apo mun te shfaqen me vone). Une ju keshilloj ta coni tek nje mjek veteriner per te marre diagnozen e duhur si dhe medikamentin e duhur per trajtim. Na shkruaj ecurine dhe mendimin e kolegut. Nga Dr A.Zhiva
Ne kete rast me Markel Begolli kemi biseduar dhe ne inbox ku kemi pare dhe fotot e rastit ne fjale. Dr Zhiva rekomandoi disa trajtime topikale per syrin si dhe antibiotik ne rruge orale per te kontrolluar infeksione sekondare. Gjithcka eci shume mire dhe macja u sherua plotesisht. Eshte kenaqesi te ndihmosh!
Pershendetje. Kam nje mace te vogel 2 muajshe mashkull. Qe kur lindi verejta se pjesen e barkut afer kembeve te prapme e kishte te fryre dhe i varej. Edhe tani ka te njejten gjendje. E kam prekur vet dhe dalloj qe ka dy si gjendra dhe kur ecen barku gati sa nuk i ze ne toke. Nga kjo gje deri tani nuk ka asnje lloj shqetesimi. Ha normalisht luan, del jashte… Me pak fjale sikur te mos kishte asgje. Nuk e di se cfare mund te jete. Shpresoj te me ktheni pergjigje.
Pershendetje. E kemi te veshtire te japim nje pergjigje pa pasur mundesi te vizites klinike. Ju lutemi cojeni macokun tuaj tek Mjeku Veteriner pte te pasur mundesi te nje kontrolli te plote klinik. Shpresojme ne mirekuptimin tuaj!
macja ime eshte duke ngordhur ka disa dite q nuk konsumon asgje cfare mund te bej eshte shume keqi kam dhene vaj ulliiri dhe shumesht nuk i ka mbushur akoma 2 muaj
Balvin na vjen shume keq per macen tuaj. Ne te gjitha rastet kur shfaqen shenja te semundjeve eshte e vlefshme mos humbisni asnje moment por te shkoni tek mjeku veteriner menjehere. Shpesh here per kafshet (si per njerezit) marrja e medikamenteve ne kohen e duhur eshte shume e rendesishme per shendetin e tyre.
macja ime ju eshte fryre syri cfare mund ti bej?
Përgatiti përgjigjen Dr Atalvin Zhiva:
Pershendetje! Problemet me syrin tek macet (apo kafshe te tjera) mund te jene disa: semundjet virale/bakteriale, demtime mekanike te syrit (gervishtje, goditje etj), mbetje e trupave te huaj ne sy etj etj. Poblemet okulare kane nje variatet te gjere prandaj ne asnje menyre nuk mund te flitet me siguri pa pasur mundesine e egzaminit klinik. Keshtu, qe te lutem gjeje mundesine dhe coje tek Mjeku Veteriner per ti bere nje vizite shume te nevojshme maces suaj. Mjeku Veteriner pas gjetjes se diagnozes mund te flase me siguri rreth trajtimit te mundshem qe do te kete nevoje macja jote.
Ju lutem te gjithe dashamiresve dhe pronareve te kafsheve te na japin sa me shume informacion qe te munden ne ratet qe kerkojne mendimin e Veterinerit online.
Shpesh here dhe nje detaj qe mund te duket i kote, mundet te na ndihmoje shume ne dhenine e keshillave tona.
Anamneza (historiku) qe ne kerkojme ka te beje me : rracen e kafshes, mosha, seksi, gjendja e pergjitheshme ( ku perfshihet konsumimi i ushqimit, ujit, gjendja fizike , e lodhur/aktive etj etj).
Po ashtu dhe fotot apo video te sjella na ndihmojne ne dsyhimet apo percaktimet rreth diagnozes nga ana jone. Ju lutem na shkruani serisht pasi ta coni per vizite tek Mjeku Veteriner.
I uroj maces suaj sherim te shpejte.
Nga Dr A.Zhiva
Pershendetje. Me falni doja tju pyesja per macokun ku mjeku me ka thene qe ka nje viroze per te cilen nuk me ka then nje diagnoze te sakt por pergjigja esht se kte viroze do e ket perher dhe po i bej gjilpera te cilat e ndihmojne ne mbajtjen ne kontroll te saj po sa mbaroi mjekimin ju shfaq prap dhe pasojat jan qe nuk ha pothuajse fare dhe sepse i dhemb goja dhe gjithashtu nuk ka oreks ka jarge ne goje ka dhe ere te keqe. Ja fillova prap kte mjekim tani duke i bere nga 0.3 te gjilperes perdit per 10 dit deri tani i kam bere gati gjysmen e mjekimit sepse ka probleme me frymarrjen dhe i bera dhe 4 dit te tjera kto gjilpera per frymarrjen sepse e ben frymarrjen me bark . I mbaroi gjilperat e frymarrjes nderkoh qe i beja dhe gjilperat e tjera duke ja rralluar cdo 2 dit . Ja kam nderprere tani se skam ca bej dhe mjeku me thot te njejten gje vazhdon dhe tani ne kto momente vazhdon te ket kte frymarrje. Mund te me ktheni nje pergjigje ju lutem se cfar te bej. Ju faleminderit
Pershendetje! Na vjen shume keq per macokun tuaj qe po vuan nga semundja. E kemi te veshtire te te japim nje ide pas qene te qarte per diagnozen. Ka shume rendesi te na shkruani diagnozen qe dyshon kolegu jone si dhe c’fare mjekimesh jep Veterineri ne injeksionet qe ju pershkruani (emrin e tyre dhe dozen). Krahas semundjes qe dyshon Veterineri sugjerojme te kontrollohet dhe goja per te pare nese ka ndonje semundje Stomatit te dhembeve. Shpesh here jargavitja dhe era e keqe e gojes eshte si pasoje e problemeve orale. Ju lutem na shkruani moshen e macokut!
Pershendetje ,
Doja tju pyesja ne lidhje me macen time pasi jam e shqetesuar per gjendjen e saj shendetesore.
Prej 1 dite e shoqeron nje kolle e lehte ,nderkohe qe kollitet,kolla duket pak e ngjirur . Doja te dija sesi mund te veproj ne nje rast te tille dhe a eshte per tu shqetesuar ?!
Ju lutemi te gjitheve sa here qe kerkojne nje mendim nga Mjeku Veteriner te sjellin sa me shume informacion. Kjo quhet Anamneze: Lloji i kafshes, mosha, seksi? Si dhe sa me shume detaje ne lidhje me gjendjen shendetesore te saj (ha ushqim normal, pi uje, kryen jashteqitjet etj etj?) Pra ne rastin konkret ne nuk dime moshen e maces, c’fare vaksinash i keni dhene deri tani, kur i ka filluar problemi, ca shenjash te tjera ka (rrjedhje nga syte, teshtima etj etj?) Gjithsesi me e mire do te jete te cohet per vizite tek nje Mjek Veteriner pasi mund te kemi te probleme te aparatit frymemarjes, demtim mekanik te fytit (gervishtje), viroza te ndryshme, semundje bakteriale apo mundet dhe nga parazitet e brendshem. Pra sic e sheh ka disa probleme qe mund te shkaktojne kollen tek maet. Veterineri do te jete ai/ajo qe do te jape diagnozen e sakte si dhe mjekimin e duhur! I urojme maces suaj sherim te shpejte.
Pershendetje ju lutem me ndihmoni. Sot e cuam macen te veterineri dhe ai i hodhi nj ilac si uj ne shtyllen kurrizore per morrzat dhe ai e lepiu me pas tani ai po dridhet shum keq ju lutem me thoni se cfare te bej ai esht shum keq nuk komandon dot as duart.
Macja dridhet ca ti bej ju lutemmm
Me kaq sa shkruani mendojme se macja ka pesuar helmim nga antiparazitari qe keni perdorur. DUHET PA HUMBUR KOHE TE SHKONI TEK VETERINERI PER TE MARRE NDIHMEN E MENJEHERESHME! Shpresojme se nuk eshte serioze!
Pershendetje. Kam nje mace 5 muajshe. Kontrollin e fundit ja kam bere para 1 jave dhe cdo gje ka qene ne rregull. Macja ushqehet rregullisht dhe po urinon rregullisht. Gjate nates se mbremshme ka vjell rreth 3 here. Ushqimi i fundit qe ka ngrene ka qene salcice dhe qumshti. Mund te me thoni cfare te bej? Faleminderit.
Pershendetje! Arsyet e vjelljeve mund te jene te shumta. Duke filluar qe nga helmimet, infeksionet e ndryshme, parazitet e brendshem, etj , etj. Ajo cka ne sugjerojme eshte qe nese macja juaj vjell duhet te cohet tek Mjeku Veteriner per te gjetur shkakun e vertete si dhe te marre trajtimin e duhur. Shpesh here te vjellat jane emergjenca dhe nuk mund te presin pasi macja mund te kete nevoje per nderhyrje te menjehershme nga Veterineri.
Pershendetje kam nje macok 7 muajsh ka 1 jav qe nuk ha ushqim nxjerr lot kaf nga syt dhe nuk leviz fare. Cfar ti bej ju lutem
Pershendetje! Jane disa semundje qe mund te shfaqen me rrjedhje nga syte (qofshin kto te pastra apo me gjak), si semundjet virale, ato bakteriale , etj. E vetmja menyre per te percaktuar se kush eshte problemi (diagnoza) i vertete eshte te cohet tek Mjeku Veteriner per nje vizite me te plote. Vetem pasi te percaktohet diagnoza e sakte ( apo dyshuese), Veterineri mund te percaktoje trajtimin e macokut tuaj. Ju lutem cojeni tek Veterineri dhe na shkruaj per vazhdimesine e macokut tuaj! Faleminderit
Kame macen 6 muajshe dhe me duket qe i vie era e gojes qfar duhet te beje?
E njohur me emrin Halitosis, aroma e keqe e gojës haset jo rrallë dhe tek kafshët e shoqërimit. Zakonisht tek qente dhe macet e rritura qe kane filluar te krijojne plaque apo tartar (gureza) mes mishrave te dhembeve. Te themi te drejten duke u nisur nga misha e maces suaj mendojme se kemi te bejme me shume me nje infeksion apo ndonje problem tjeter shendetesor (dhembet, prerje apo carje, ulcera te gojes , etj) Cojeni tek Mjeku Veteriner per nje kontroll te hollesishem te kavitet te gojes dhe me pas mund te flisni me te se cfare mjekimi apo perkujdesje ka nevoje macja juaj.
Pershendetje kam nje mace 3muajshe (femer) sot vura re se jashteqitja e saj ishte me gjak kjo gje me shqeteson nk ka ndodhur me pare. Sa i perket ushqimit urinimit gjumit te gjitha jan normale si ditet e tj. A eshte dicka serioze ju lutem me thoni
Pershendetje. Nuk kemi informacion te mjaftueshem qe t’ju japim nje ide te qarte rreth problemit qe mund te kete macja juaj (e vaksinuar apojo? ka marre trajtimet per parazite apo jo? etj..). Po ashtu nuk jemi te qarte se cfare doni te thoni me jashteqitja me gjak (himatokezia)pasi jashteqitja mund te jete ne forme diarreje me gjak te fresket apo dhe me gjak te erret (melena). Gjithsesi keshilla jone me e sakte do te jete ta coni tek Mjeku Veteriner per nje vizite te hollesishme keshtu ne kete menyre do te keni mundesi qe ti vini ne ndihme ne kohe maces suaj. Shpresojme se gjithcka do te normalizohet se shpejti.
Mrmb kam problem me macet Kam 4 mace 2 Jane te semure njera eshte femer. Kan koll Marin frym me goje I dalin lot nga syt. Just lutem cfare mund te bej
Pershendetje. Kemi shume pak informacion qe te japim nje mendim te sakte dhe profesional. Ka shume mundesi qe dhe kolla qe ju permendni te jete me shume teshtima sesa kolle. Po ashtu frymemarrja me goje vjen si pasoje e hundeve te bllokuara. Kur bllokohen rruget e frymemarrjes eshte vertet shqetesuese per macet pasi nese nuk mundet ta nuhasin ushqimin ato nuk hane, gje qe eshte e rrezikeshme dhe me pasoja per shendetin. Nga shenjat qe pershkruani ka mundesi te kemi te bejme me infeksion te rrugeve te siperme te frymemarrjes ose infeksion viral qe kane disa mace. Kini parasysh se ne problemet virale (sic eshte Herpes virus) me antibiotik ne nuk luftojne virusin (pasi eshte epamundur) por luftojme problemet sekondare qe vijne nga ky problem. Duke qene se kane dhe rrjedhje nga syte do te dyshonim akoma me shume per virusin Herpes. Ne ju keshillojme ti coni tek Mjeku Veteriner qe te kete mundesi te kryeje nje vizite te hollesishme ( temperaturen, degjimin e mushkerive me stetoskop etj etj) si dhe te vendose trajtimin e duhur. Ndani me Veterinerin dhe mendimin tone. Na shkruaj ne vazhdimesi.
Pershendetje do te doja te pyesja per macen time e cila esht 1 muajshe eshte me te vjella i dalin lot te syte rrin vetem dhe nuk han buk fare ju lutem me ktheni pergjigjje sa me shpejte.
Pershendetje. Macja jote aq me shume qe eshte vetem 1 kotele aq e vogel ( 1 muajshe) ka nevoje per nje vizite tek Veterineri pa humbur kohe. Ju thoni se ajo eshte 1 muajshe dhe permendni se nuk ha buke.. Ne kete moshe kotelja (nese eshte vertet 1 muajshe) nuk mund te haje por vetem mund te pije qumesht nga nena e saj (theksojme: JO QUMESHT LOPE). Persa i perket lotim te syve, ka nevoje per nje vizite pasi mund te jete infeksion dhe ka nevoje per medikament per trajtim. Pra cojeni per vizite pa humbur kohe.
PERSHENDETJE KAM 1 MACOK GATI 1 VJEC DHE KA ME SHUM SE 24 ORE QE NUK HA ASGJE. DO TE HAJ KUR NDJEN AROMAT PO SA AFROHET E SHEF DHE SE HA EDHE PSE DO. ME DUKET SE EDHE BEN NJE LEVIZJE TE GJUHES DHE RRI SI I KEPUTUR DHE QENDRON POTHUJSE TE GJITH DITEN PRANE NGROHSES. FALEMINDERIT TE LUTEM ME JEPNI NJE PERGJIGJE
Pershendetje. Na vjen keq per macokun tuaj. Ky eshte nje nga rasetet qe ka nevoje per nje vizite tek Mjeku Veteriner. Na vjen keq por nuk mund te japim mendim me keto informacione qe kemi. Kini parasysh se macet (ndryshe nga qeni) pesojne deme shendetesore (kryesisht ne melci) nese kalojne 48-72 ore apome shume pa ngrene. Cojeni macokun per vizite pa humbur kohe dhe na shkruani serisht mendimin e Veterinerit.
Para nje jave kam kastruar macen,dhe e mbajta 2 dite ne te ngrohte,por mbasi doli jasht ne oborr tek plaga i ka hyr nje si gur i vogel dhe se heq dot,plus ka qe dje qe vjell…ndodhem ne shqiperi dhe kam telefonuar disa veteriner..por nuk pergjigjen..jam ne merak…me jeoni nje pergjigje ju lutem..Faleminderit
Na vjen shume keq per situaten. Me keto qe keni shkruar mendojme se ka nevoje qe te kontrollohet nga nje Veteriner, aq me shume qe ka shfaqur te vjella. Ju kuptojme veshtiresite ne situaten qe po kalojme por eshte e vetmja zgjidhje qe mund te ofrojme. Bazuar ne rastin tend theksojme se kastrimet dhe sterilizimet jane nderhyrje qe mund te presin deri ne perfundim te karantines pasi nuk futen tek emergjencat, aq me keq se mund te lindin komplikacione dhe Veterineret nuk kane mundesi te ofrojne ndihmen e tyre.
Pershendetje! Maçoku im 5 vjeç,i vaksinuar dhe i sterilizuar here pas here ka nje kollitje te çuditshme,sikur do te nxjerre diçka nga gryka.Kjo gje me shqeteson.Ju lutem, me jepni mendimin tuaj per kete
Pershendetje, pyetjes suaj i pergjigjet Dr Atalvin Zhiva: Pershendetje! Sigurisht si ne te gjitha rastet e tjera, ne pergjigjen qe jap ju rikujtoj se do te perpiqem te jap mendim vetem bazuar ne shenjat qe ju pershkruani, por kini parasysh se macoku duhet te cohet tek Mjeku Veteriner per te dhene nje diagnoze sa me te sakte. Arsyet e ketij veprimi mund te jene disa, si psh problemet me qimet tek macet, semundje te fytit, demtim i fytit i shkaktuar nga ndonje kocke, apo hale etj. Prandaj te sugjeroj ta coni per nje kontroll tek Veterineri per te kryer viziten e duhur. Me interes do te ishte te gjenit mundesine e nje video ne momentin qe macoku ka shenjat qe pershkruani. Tek revista Mjekesia Veterinare Shqiptare, gjendet nje artikull ku sqarohen mire problemet nga qimet tek macet/macoket. Sherim te shpejte. Na shkruaj ecurine dhe mendimin e Veterinerit pas vizites. Ja dhe link i ketij partikulli: https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/lemshat-e-qimeve-tek-macet/
Pershendetje, macja ime ka te vjella dhe gjakderdhje nga mbrapa ? Te lutem mund te me thoni se cfare probemi ka ? A rezikon jeten ? Faleminderit
Pershendetje! Na vjen keq per kete qe po lexojne por ashtu si dhe ne artikull duket se macja juaj po ju thote” Me coni tek Veterineri pa humbur kohe. Arsyet mund te jene te ndryshme qe nga parazite te brendshem e deri tek tumore apo semundje te transmetueshme. Ju lutemi sapo te mundeni cojeni macen tuaj tek Mjeku Veteriner, me pas na shkruani mendimin e kolegut tone?
Pershendetje…
Maca ime eshte 6 muajshe dhe ishte shum aktive por qe dy dit nuk po ushqehet me asgje vetem qumesht, rrin vetem duke fjetur dhe esht shume e lodhur ska fuqi, ka te vjellura dhe te shkuara barku..
E kam cuar te doktori(veterinari) i ka ber 2 ineksione, dhe me tha se eshte e ftofur ne mushkeri… Por perseri nuk po ushqehet me asgje, a mund te me sygjeroni se cfar mund ti jap per te ngrene?? Faliminderit…
Pershendetje dhe kerkojme falje ne vonesen ne pergjigjen qe po ju japim. Me keto qe lexojme ne e kemi te pamundur te japim nje mendim te sakte se kush mund te jete problemi qe ka macja juaj. Me siguri mund tju themi se nje kotele 6 muajshe eshte ne rrezik per jeten e saj kur nuk ha ushqim, prandaj cojeni pa humbur kohe dhe tek ndonje Veteriner tjeter qe mund ti beje dhe ndonje test laboratorik per semundjet e ndryshme qe preken kotelet .
Përshëndetje kam nje problem me macen ,rastësisht vjell por nuk nxjerr asgje nga goja ka 5 ditë qe bene keshtu eshte 1 vjece , ushqehet si gjithmonë,dhe urinon por papritur fillon dhe vjell shum nuk pushon per 10 min pls mund te me ktheni pergjigje se cfare mund ti beje dhe desha tju pyes a keni ju nje klinikveterinare tuajen
Pershendetje. Kjo eshtenej faqe edukuese dhe nuk ka per detyre te reklamoje klinika veterinare, por te ndihmoje pronaret e kafsheve ne lidhje me pyetjet qe kane. Nuk po te kuptojme nese macja vjell (nxjerr dicka me te vjella) apo nuk vjell (nuk nxjerr asgje me te vjella)? Sigurohuni qe mund ta coni tek nje Veteriner qe te kete mundesine e analizave laboratorike dhe ne rast se eshte e nevojshme te te drejtoje per ndonj eradiografi ose eko, per te kuptuar me mire arsyen pse macja jote eshte ne kete gjendje.