Problemet midis pronarit të një qeni dhe një komshiu hasen shpesh, dhe jo rrall janë produkt i konflikteve të padëshirueshme dhe të gjata midis komshinjsh.
Sigurisht asnjë nuk e dëshiron një konflikt .Disa njerëz përpiqen ti evitojnë këto situate duke e mbajtur përbrenda shqetësimin që kanë , dhe në këtë mënyrë situate bëhet akoma më e vështirë pasi ata nuk e thonë atë c’ka ndjejnë apo duan të thonë.
Disa të tjerë e teprojnë , duke shkaktuar keqkuptime më të mëdha dhe ndonjëherë të padrejta.Kjo zakonisht ndodh me ata njerez që e mbajnë shqetësimin brenda tyre dhe në një moment duke mos mundur më, shpërthejnë .Ka raste kur ata janë të mërzitur me dikë dhe personi tjetër nuk është ne djeni për këtë gjë apo për arsyen.
Mënyra më e mirë për të parandaluar një konflikt me një pronar qeni , kur kemi një shqetësim , është të shkojmë dhe bisedojmë direkt me pronarin dhe ti shprehim shqetësimin që kemi ne me qenin .Përpiquni të kryeni këtë bashkbisedim përpara se gjërat të acarohen më keq.
Që të shkojmë mirë me komshinjtë , është dicka shumë e rëndësishme për të gjithë ne.
Ka shumë situata të zgjidhëshme, që ju dhe pronari i qenit mund ti gjeni shumë lehtë duke biseduar së bashku.
Disa nga mënyrat që duken se kanë më shumë efekt janë : të ushqeni qenin duke u bërë një mik i tij.
Të gjithë e dimë që një qen sado i egër apo jo shumë shoqërueshëm të jetë , përsëri ai/ajo do të ndryshojë sjellje me dikë që e ushqen atë.
Por keni kujdes ; Asnjë komshi nuk duhet ta ushqejë qenin pa djeninë e pronarit.Ka qen qe janë në ushqime te përshkruara nga veterineri , ka qen qe janë alergjike ndaj disa ushqimeve të caktuara , të mos harrojmë që shumë nga ushqimet e njerzve nuk i bëjnë mirë qenit etj.
Herët e para mënyra më e mirë do të jetë ti jepni dicka në praninë e pronarit.Janë disa teknika të cilat nëse zbatohen dhe ndiqen sic duhet mund ta bëjne këtë veprim dhe më të lehtë dhe frytdhënës për një fillim të mirë të miqësisë midis nesh dhe qenit të komshiut.
Fillimisht do të thoshim që nëse pronari na jep disa udhëzime sesi qeni i tij ushqehet nga ai vete , bëjmë mirë të ndjekim këto udhëzime.
Të kihet parasysh që kur ushqejmë një qen të evitojmë kontaktin sy –sy midis nesh dhe qenit , lëshojmë pak ushqim poshtë dhe ecim disa hapa prapa, në këtë mënyrë i japim mundësi qenit të nuhasë dhe shijojë ushqimin .Përsërit këtë hap disa herë me copa të vogla ushqimi.
Fillimisht duhet të shmangni dhënien e ushqimit në atë mënyrë që dhëmbët e qenit të kontaktojnë lëkurën tuaj ( mbani ushqimin midis gishtave kur qeni afrohet ) , gjithashtu shmangni hedhjen e ushqimit në drejtim të qenit ,pasi në këtë mënyrë qeni ndjehet më shumë i sulmuar dhe i kërcënuar.
Asnjëherë nuk duhet të armiqësoheni me qenin e koshiut.
Ka shumë rëndësi që kur një qen për momentin ndjehet i egërsuar, është e këshillueshme QË KY QEN TË LIHET I QETË NGA ANA JONË.
Në asnjë mënyrë nuk duhet ta spërkasni qenin me ujë duke përdorur një kovë, zorrë , apo mënyra të tjera , në asnjë mënyrë mos përplasni gjëra në tokë , për të bërë zhurmë që të trembet qeni , ose të bëni dicka që qeni mund të ndjehet i kërcënuar nga ju.
Mos piskat , bërtit , mo imito zhurmat e maces ,apo mënyra të tjera acarimi .
Kjo nuk është një shaka . Nëse veproni kështu ka mundësi që ky qen asnjëherë nuk do ju harrojë , dhe nëse nuk do ju kafshojë ju , mund të kafshojë dikë tjetër si pasojë e veprimeve tuaja.
Të injorojmë një qen shpesh është zgjedhja më e mirë.
Ose me lejën e fqinjit të mësojmë emrin e qenit dhe duke e përkedhelur atë ( me intonacionin e zërit ) ta thërrasim në mënyrë miqësore ( Hej Balo , shumë mirë Balo , bravo Balo etj ). Kjo do të ndihmojë që qeni të njohë anën miqësire tuajën .
Nëse qeni fillon dhe leh dhe nuk qetësohet pasi ja keni thënë disa herë ,atëhere mos e vazhdoni këtë veprim.Disa qen mund të provokohen nga një gjë e tillë , dhe gjithashtu varet nga aftësia tuaj për ta bërë zërin sa më miqësor.
Nëse ky veprim e qetëson qenin , atëhere ju e kuptoni që është një armë e mirë dhe lehtë për tu përdorur të njëjtën teknike dhe me qen të tjerë në lagjen ku jetoni.
Udhëzoni fëmijët që kurrë të mos përkëdhelin një qen pa lejen dhe prezencën e pronarit.
Ka shumë qen që janë miqësor kur pronarët i ecin nëpër lagje të lidhur me rrip , por mund të jenë shumë agresivë ( mbrojtës ) nëse ndodhen në oborret e shtëpive të tyre.
Fëmijët nuk duhet ASNJËHERË të përkëdhelin një qen nëpërmjet gardhit të oborrit , nuk ka rëndësi nëse fëmijët mendojnë se ky qen është shumë miqësor me ta.
Gjithmonë këshilloni fëmijët të mos hyjnë asnjëherë në oborrin e komshiut pa lejën dhe prezencën e tij.Nuk ka rëndësi që komshiu ju ka dhënë lejën në të shkuarën.duhet pyetur gjithmonë dhe të kërkojmë të na shoqërojnë.
Do të jetë më mirë ta lene në mes futbollin pasi ju ka rënë topi në oborrin e komshiut , sesa të kafshohen prej qenit të tij , apo jo?
Të kihet parasysh se shpesh herë qentë që janë në grup , më shumë se një qen , janë shumë herë më të rrezikshëm .
Po ne si pronarë të qenit si duhet të kujdesemi që të mos ndodhin aksidente ?
Ka shumë gjëra që ne mund të bëjmë për të zvogëluar rrezikun që dikush të lëndohet nga qeni jonë.
Këto masa do të na bëjnë një pronar qeni të mirë , një fqinj akoma më të mirë dhe një qytetar të ndërgjegjshëm.
Të jemi sa më të shoqërueshëm më koshinjtë tanë. Duke folur sa më miqësisht me ta , në këtë mënyrë, jemi më të hapur që ata të bisedojnë problemet që kanë me ne.
Nëse një fqinj ka një shqetësim në lidhje me qenin tonë duhet ta dëgjojmë deri në fund, është më mirë që ta dëgjojmë prej tyre sesa prej dikujt tjetër.Mos harroni që është shumë e rëndësishme qe t’ua bëjmë sa më të lehtë koshijve tanë këtë bashkëbisedim , kështu ata do e kenë më të lehtë të na thonë shqëtësimin në lidhje me problemin në fjalë.
Megjithëse oborri dhe gardhi jonë mund të jenë shumë të sigurt , është rregull që qeni nuk duhet lënë në oborr i lirë dhe pa mbikqyrje.
Shumë gjëra të papëlqyeshme ndodhin c’do ditë tek qentë që lihen në oborre , të lirë dhe pa mbikyqrje.Reziqet më të mëdha janë të qenit.
Gjithashtu rekomandohet që qeni të mos mbahet as i lidhur me litar apo zinxhir. Kjo mund të shkaktojë gjëndje konfuzioni , agresiviteti dhe zakonisht qentë që mbahen në litar janë më pak miqësorë dhe të tolerushëm ndaj njezve dhe qenve të tjerë.
Mbroni qenin tuaj nga situate jo të kënaqëshme, mos lejoni qe dikush ta acarojë atë dhe ta ngacmojë nëpërmjet gardhit .Në asnjë mënyrë mos vraponi duke ju bërtitur fëmijëve të lagjes nëse bëjnë këtë veprim , kjo do të lejë një kujtesë jo të këndëshme tek qeni juaj dhe po ashtu do ti japi atij një mësim të gabuar.
Do të jetë më mirë të rregulloni këtë situatë duke ndryshuar vendmbajtjen e qenit , apo duke vendosur një gardh më të lartë dhe pa hapesirë , etj.
Kryesisht një qen që leh kur ngacmohet nga fëmijët mendohet prej tyre si nje qen i keq që e meriton këtë veprim. Mos e lini qenin tuaj të kalojë një situatë të tillë.
Bisedoni me prindërit e fëmijëve nëse mundeni dhe shoqëroheni këtë veprim duke e mbajtur qenin në një vënd më të sigurt .
Mos harroni që të mbyllet mirë porta e oborrit nëse ju nuk mund të mbikqyrni qenin në oborr, asnjë nuk dëshiron që qeni të dalë nga oborri .Nëse porta lihet aksidentalisht hapur nga dikush , kjo mund të sjellë shumë gjëra të papëlqyeshme.
Mos harrojmë që shpesh punëtorë të shërbimeve , riparimeve tëndryshëm mund të vijnë në oborr .Ta mbajmë qenin brenda në shtëpi në këto raste është një ndihmë e madhe për punëtorët ,gjithashtu të këshillohen punëtorët që të mos përkëdhelin qenin nëse ju nuk jeni aty .Megjithëse e dimë që kemi një qen miqesor mos harrojmë qeni është në shtëpinë e tij dhe mund ta quajë detyrë mbrojtjen e territorit të tij.
Sigurohuni qe qeni të mos dalë jashtë në rrugë , aksidentalisht , kur punëtorët punojnë.
Planifikoni në mënyrë të kujdeshme si do të trajtoni situatën kur një mysafir vjen në shtëpinë tuaj.Nëse mendoni se mund të lind nevoja që qeni juaj të shkojë për atë ditë apo disa ditë në një hotel për qen , veproni në këtë mënyrë.
Në asnjë mënyrë mos lini vetëm për vetëm një fëmijë nënmoshë ( që nuk ka shkuar akoma në shkollë) me qenin tuaj.
Trajnoni qenin tuaj që të mësohet me njerëz të tjerë. Në kohët e sotme ka shumë trajnues që mund të mund të ndihmojnë duke bërë trajnime të ndryshme.
Nëse shihni se qeni juaj ka disa sjellje temperamenti të dyshimta , bisedoni me mjekun veteriner , për të vlersuar temperamentin e qenit dhe për të biseduar opsionet dhe rreziqet e mundëshme.
Asnjëherë mos e lini qenin të vrapojë apo ecë nëpër lagje pa litar , rrip .Mbani gardhin tuaj nënkujdes të vazhdueshëm duke mos leme hapësira nga ku qeni mund të dalë , dhe sa here që qeni leh ta mbajmë në një vënd të mbyllur që të mos shqetësojë komshijtë .Bëni gjithcka që mundeni për të kaluar mirë me fqinjët tuaj pasi nuk ja vlen të lindin mosmarrveshje , as për ju as për qenin tuaj.
Vaksinoni qenin tuaj për të mos pasur asnjë problem as qeni juaj por as qentë e tjerë në lagje .
Sigurohuni që të plotësoni kushtet e duhura për qenin tuaj , me këtë përvec mjetet jetësore, gjithashtu e kemi fjalën dhe për sende të tjera argëtimi dhe nëse është qen pune duhen krijuar kushtet e nevojshme për qenin tuaj.
Mos harrojmë se disa rraca qensh që janë qen roje etj , duhet që tu krijohen ambjentet e sigurta dhe te vihen tabela që njoftojnë njerëzit për të qënë të kujdesshëm.
Ju rikujtojme se qentë që nuk janë bërë sterilizim , është shumë herë më e vështirë për ti pasur në kontroll sesa ata të sterilizuar.
Shpesh qentë që nuk janë steriluzar ndeshen me njëri tjetrin , dhe kjo rrezikon dhe njerzit apo aq me keq fëmijët që mund të ndërhyjnë për ti ndarë.
Mos e nxirr qenin në lagje , në parqe të ndryshme , nëse nuk jeni i sigurt që qeni juaj do të tolerojë kontaktin me njerëz.
Kini parasysh që disa qen që nuk mund të tolerojnë këto kontakte , kanë nevojë për një ambjent privat për të jetuar dhe nuk mund të jetojnë në apartamente ku është e nevojshme që të nxirren për shëtitje c’do dite.
Është e rëndësishme që nëse shihni se qeni shfaq shënja agresiviteti ndaj pjestarëve të familjes apo komshijve , duhet të bisedojmë me mjekun veteriner nëse qeni jon e ka të nevojshme një terapi.
Problemet që mund të duken te vogla si fillim , mund të kthehen në problem më të mëdha nëse nuk marrim masa në kohën e duhur.