Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Faqja e studenteve » Përmbledhje e konferencës me temë “Antibiotikorezistenca”

Përmbledhje e konferencës me temë “Antibiotikorezistenca”

Përmbledhje e konferencës me temë “Antibiotikorezistenca”, me pjesmarrjen e Prof.Dr.Pranvera Çabeli Pedagoge Mikrobiologjie pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Prof.Dr. Betim Byku Mikrobiolog pranë Universiteti Mjekësor Tiranë.

Antibiotikorezistenca3Vetëm në shekullin e XX-të njerëzimi pati rastin të mbrojë më mirë shëndetin e vet, dhe kjo falë zbulimeve të rëndësishme që u arritën në shkencat mjekësore . Duke përmendur zbulimin e penicilinës në 1928 nga Aleksandër Flaming apo zbulimet me natyrë më të gjerë në mikrobiologji te kimistit me emer francez Louis Pasteur duke konfirmuar kështu teorine e shkaktimit te sëmundjeve nga mikroorganizmat, dhe duke krijuar vaksinën e parë kundër tërbimit .

Padyshim këto zbulime e shume vijuese i dhanë nje hov te madh mjekësisë, asaj humane dhe veterinare .Dhe në kulmin ku shoqërite boterore po i gëzonin vlerave kuruese të antibiotikëve , vetem pas 4 vjetesh të zbulimit te penicilines u shfaq e ashtuquajtura “Antibiotiko-Rezistenca” .Por cfarë është “Antibiotiko-Rezistenca” ?Si mund ta cilësojmë situatën e përdorimit të antibiotikëve tek ne?Sa real eshte ky problem ne shoqërine shqiptare ?

Ditën e premte, në sallën e konferencave , tek Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë , Organizata Rinia Studentore (e njohur per trajnimet me tematika te gjera jashte vendit dhe aktivitete te ndryshme brenda vendit ) organizoi konferencë me temë “Antibiotikorezistenca” me qëllim informimin mbi rrezikun që shkaktohet nga kjo rezistencë ndaj antibiotikeve . Na nderuan me ardhjen e tyre në këtë konferencë dy specialist të fushës , Prof.Dr.Pranvera Çabeli(pedagoge mikrobiologjie pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare) dhe Prof.Dr. Betim Byku (mikrobiolog pranë Universiteti Mjekësor Tiranë) .

Pas fjalës përshëndetëse te kryetarit te Organizates, Andi Shkira ,ishte rradha e profesorit të referonte . Profesor Byku trajtoj termin “antibiotiko-rezistencë” ,i cili është atëhere kur bakteret rezistente mbijetojnë në prani të antibiotikut dhe vazhdojnë të shumohen duke shkaktuar sëmundje më të gjatë ose vdekje.Me në vijim u paraqiten disa nga arsyet që mendonte se kanë ndikuar ne krijimin e kësaj situate.

Sipas tij janë disa arsye të cilat kanë ndikuar : Në radhë të parë janë mjekët, të cilët kanë mungesa lidhur me edukimin për përdorimin e antibiotikëve. Nga ana tjetër është shitja pa recetë e tyre nëpër farmaci dhe kultura e ulët qe kam njerëzit për antibiotiket .Problem tjetër është se pacienti nuk zbaton protokolle bashkëkohorë për trajtimin e infeksioneve bakteriale,Ka edhe raste të tilla kur ne nuk kemi një antibiotik të caktuar në spital dhe përdorim një tjetër, pra të ndryshëm nga sa parashikon protokolli i mjekimit.

Arsye te tjera që parashtroi profesori gjate referimit , jane mungesa e mekanizmave të kontrollit të antibiotikëve nëper spitale apo farmacitë veterinare dhe ka një tendencë me zhvillimin e ekonomisë që të përdoret gjithmonë antibiotiku më i shtrenjtë”. Përdorimi i antibiotikëve pa kriter mbetetserish nje problematik tjeter, si rezultat i përdorimit pa recetë të antibiotikëve dhe të gjitha këto janë shkaqe qe sjellin antibiotiko-rezistencën”.

Nga ana tjeter Profesoresha Çabeli trajtoi arsyet pse antibiotikorezistenca është problem për shëndetin dhe zgjidhjet e mundshme për këtë fenomen .

Sipas saj trajtimi i infeksioneve si rezultat i baktereve rezistente është një sfidë per mjekun human dhe atë veteriner ,antibiotikët që përdoren zakonisht nuk janë më të ndjeshëm dhe mjekët duhet të zgjedhin të tjerë antibiotikë. Kjo mund të vonojë dhënien e trajtimit të duhur tek pacienti dhe mund të rezultojë në komplikacione, përfshirë vdekjen. Gjithashtu, një pacient mund të ketë nevojë për më shumë kujdes, si edhe për antibiotikë alternativë më të shtrenjtë, të cilët mund të kenë efekte anësore më të rëndë. Suksesi eshte te kemi shumëllojshmëri antibiotikësh. Ruajtja e cilesisë së antibiotikëve është përgjegjësi e gjithësecilit , ndaj duhet te zgjedhim mënyren më të mirë dhe të përgjegjëshme për marrjen e tyre. Fushë tjetër me rëndesi është ndërgjegjësimi publik , ky ishte edhe nje prej qëllimeve të kesaj konference .Shoqëria shqiptare duhet te kuptoj efektet antagoniste që kanë antibiotikët ,pra efektet pozitive por edhe ato negative . Në vazhdim të dhënies se zgjidhjeve u vazhdua me zbatimin e protokolleve te shoqatave ,duhet te ndodh sanksionimi i çdo fature të mos prere nga farmacistët.Dhe ajo çfare duhet të shmanget është përdorimi i antibiotikut ne mënyre të” papërshtatur” dhe jo korrekte. Tek të cilat zgjidhet :kohëzgjatja e trajtimit, dozat jokorrekte dhe frekuencat jonormale .

Të dy profesorët , si ekspertë te fushës u pajtuan se “antibiotikorezistenca” është një problem i madh dhe sidomos per atë shqiptare dhe shkaqet janë te mirëpermendura me lart .

Disa nga keshillat me praktike që mund te jepen janë:

– Ndjekja e këshillave të mjekut kur merren antibiotikë, në rastet kur është e mundur të parandalohen infeksionet nëpërmjet vaksinimit të përshtatshëm .

-Gjithmone duhet të përdoren antibiotikë me recetë nga mjeku ,në mënyrë që të mos përdorim antibiotikët e mbetur ose pa recetë .

-Duhet krijuar një kulturë e re dhe duhet të hiqet dorë nga kurimi i infeksioneve ambulatore me injeksione.

Diskutimet ishin të shumta , nga shumë të pranishëm u hodh ideja se një bashkëpunim sa me i fortë ndermjet dy institucioneve arsimore Fakultetit te Mjekësisë Veterinare dhe Universitetit Mjekësore te Tiranës por edhe Ministrisë së Shendetesise do forconte edhe do ishte ndihmëse jashtezakonisht e madhe ndaj ketij fenomeni .

Duhet nje formulë që duhet të instalohet ne kete shoqëri Mjekësi Humane+Mjekësi Veterinare = Një Mjekësi

Fushatat ndërgjegjësuese në media, konferenca mjekësore te organizuara nga institucione përkatëse do mundësonin mosplasjen e të ashtuquajturës “Lufta e Tretë Botërore”.

Në perfundim u arrit ne konkluzionin se përdorimi i kujdesshëm i antibiotikëve mund të parandalojë shfaqjen dhe selektimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.

Në vija të përgjithshme keto ishin zhvillimet që ndodhen gjatë kesaj konference . Takohemi në problematika te tjera .

Përgatiti për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare”

Kalem Ymeralaj, student pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare , viti i II.

Drejtor Organizativ i Organizatës Rinia Studentore

Fotografi nga pjesmarresit ne konference:

Konferenca.Antibiotikorezistenca" Antibiotikorezistenca5 Antibiotikorezistenca4 Antibiotikorezistenca2"


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: