Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Bletaria Shqiptare- Informacione të ndryshme » Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (pjesa e nëntë)

Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (pjesa e nëntë)

Nga Dr.Agim Nelaj

Agim Nelaj

 

 

 

 

 

VAJRAT ESENCIALE APIFIT.

nozevit-plus apifit

Shtesë ushqim natyral për të patur bletë të forta dhe të shëndetshme, ka vetëm përbërës natyral. Apifit përdoret për të forcuar familjet në fillim të pranverës, gjatë verës, si dhe përgatitje për dimërim.Përdoret gjatë gjithë vitit, veçanërisht kur ka mungesë nektari. Bletët e pëlqejnë Apifitin për shkak se ajo është një përzierje e përsosur e vajrave të ndryshme natyrore esenciale, polyphenols bimore, saharoze dhe ujë të pastruar. Përfitimet: -Përmirëson rezistencën bletëve ndaj sëmundjeve . -Shërben për qetësimin e bletëve gjatë streseve. -E qetëson familjen kur bletari punon gjatë. -Ndihmon në kontrollin e parazitit Varroa. -Ndihmon në kontrollin e Nozemës. -Nxit mbretëreshën për të shtuar pjelljet në pranverë. – Lehtëson pranimin e futjes të një mbretëreshë të re në zgjua. -Fuqizon efektin e Nozevitit kur shoqërohet.

Si përdore Apifit perdoret në një nga tre mënyrat e mundshme: 1-Në shurup sheqeri: shtoni 5 ml Apifit në 200 ml shurup sheqeri ( 1: 1 ),në pranverë.Në vjeshtë sherbet sheqeri 2:1 2-Në pite: 10 ml Apifit për 1000 g pite, 3.Me spërkatje: 5 ml Apifit në 200 ml shurup sheqeri Përsëriteti trajtimi disa herë në vit. Vajrat Esenciale Siç mund ta kujtoni nga shkrimet e me parshme se “trajtimet natyrore” përbëhen kryesisht nga acidet organike dhe vajra esenciale.Vajra esenciale janë vajra të paqëndrueshme nxjerrë nga bimët mjekësore- aromatike. Bimët prodhojnë vajra aromatike (të tjera nga ato në lule) në mënyrë që të parandalojnë ose insektet helmuese apo kafshë të tjera që përndryshe mund të dëmtojnë dhe i hanë këto bimë( një vetëmbrojtje natyrore), ose për të parandaluar rritjen e baktereve ose kërpudhave. Edhe pse shumë prej tyre kanë erë të mirë për njerëzit, ato janë të qartësisht helme dhe / ose irritues kur janë të përqëndruara. Një shumëllojshmëri të gjerë të vajrave thelbësore (mbi 150) nga bimë të kuzhinës, erëza, aromtike,të mjekësisë tradicionale,biocide natyrore të pranuara si varroacides të mundshëm. Disa prej tyre premtojnë .

Timoli

Timoli është një monoterpene fenolike i nxjerrë nga bima mjaltore trumzë.e njohin këtë si bimë të veçantë mjaltore, për prodhimin cilësor.Por e njohin edhe për erën e saj të veçantë antiseptike ( Listerine)dhe produkteve të ngjashme. Timoli është shitur si një kristal i bardhë, i cili është relativisht i sigurt për të trajtuar bletët, nëse ka ventilim të mirë dhe temperaturë jo të lartë . Doza standarde është 8 – 12g thymol i pastër, përsëritet dy deri në tre herë. Për fat të keq, shkalla e avullimit të kristaleve të pastra gjithëmon varet nga temperatura. Kristalet avullojnë shumë shpejt në mot të ngrohtë, dhe dëmtojnë bletët dhe pjelljet. pasi përqendrimi vdekjeprurëse i thymolit për bletët është vetëm 2-4 herë. Timol ka një përparësi të shtuar i të qënit aktive ndaj kërpudhave (chalkbrood) dhe parazitit trakeal (deri diku). Për fat të keq, ajo gjithashtu lë në mjaltë një shije “Listerine”. Thymoli vepron si një fumigant ( nuk vret shumë varroa në pjellje) . Timol ka kërkesë për një kufizim relativisht të ngushtë të temperaturës rreth 16° – 26 ° C Është relativisht jo toksik, dhe nuk lë mbetje afatgjata.Në të vërtetë ka mbetje, por ato janë përgjithësisht nën pragun shijes.Në dyll eleminohen në disa javë. Një gjë që befason bletarët është se; rënia e parazitëve është e vonuar.Fillimisht nuk ka rënie të madhe, gjë që vrehet në produkte të tjera.Prandaj bletari dyshon në efektin, se nuk e ndjek ecurin e veprimit të tij.vEfekti i thymolit është i kufizuar në saj të temperaturës së përdorimit rreth 16 ° – 26 ° C. Bletët nuk e pëlqejnë shumë. Veç dëmtimit të pjelljeve, ndodh që mbretëresha mund të mos hedh vezë., ose të zëvëndësohet . Në përgjithësi, kjo është goxha shqetësuese për familjen. Kjo mund të jetë një problem në qoftë se ajo ndodh në momente kritike të rëndësishëme, si në fund të verës “bletët dimrit.”Pavarsisht nga nga këto anësi ,këto produkte janë përdorur me sukses dhe kanë shpëtuar shunë bletore nga shfarrosja. Në treg ka dy formulime që përmbajnë thymol: ApiLife Var (vafers) dhe Apiguard (xhel). ApiLife Var(vafer) Ky produkt është prodhim i një kompanie italiane. Ai ka një mbulesë (qese plastike) me dy vafers të përbërë nga; 74% thymol, 16% eukaliptol, dhe 3.7%. Secila nga mente dhe kamfor. Përdoret për çdo rrugë mizë një nga dy pllakat, vendoset mbi folen e pjelljeve, mund të vendoset mbi diafragmë.Pas 10-12 ditë , në vëndin e më parshëm vendoset pllaka tjetër .Vetia kryesore e vajrave eterikë është avullimi .Kujdes me temperaturen mbi 30 gradë C,mund të shkaktoj braktisje të zgjoit.Pas vendosjes,ndihet githëmon një shqetësim në bletë.Bletorja duhet të trajtohet njëkohësisht , për të shmangur grabitjet. Është e pamundur të flitet për ApiLife pa përmendur se ka një erë të fortë. Udhëzimi në paketë sqaron se si duhet të përdoret.Hapet me kujdes mbështjellësja plastike m ( vaferat janë shumë të brishta), dhe për ti hequr të dy vafer duhen doreza . Pastaj thyet secila në katër pjesë të barabarta ,dhe vendoset në katër anët (katror) .Vendoset mbi korniza lartë nën kapak. ApiLife duhet përdorur tri herë në interval 7-10 ditë.Një paketë trajton dy familje.Praktika na mëson të bëjmë një sugjerim të dobishme: “Në rast të temperaturës lartë ,paraprakisht mësohen bletët me aromën, duke vendosur një pjesë të vogël të saj në zgjua, një ditë më parë.” Ky sugjerim mund të ju jap një mundësi.E sigurt është fakti se bletët nuk e pëlqejnë erën! Apiguard(xhel) Ky produkt i prodhuara nga një kompani britanike,.Vlerësohet si një nga trajtimet më të”buta”. Ai përbëhet nga 25% thymol tretur në një xhel ndër-lidhur me acid polyacrylic. Xheli shërben për të rregulluar lirimin e thymolit në temperatura të ndryshme,. Produkti tregtohet në një tabaka të bukur alumini ( një përdorim) Një dozë 50g e Apiguard përmban 12.5g e thymol. Vendoset në krye të kornizave.Apiguard aplikohet dy herë; doza e dytë, dy javë pas .Udhëzimet tregojnë se “Efekti i Apiguard është maksimalisht nëse produkti është përdorur në fund të verës (kur sasia e vezëve është pakësuar).” Ka të dhëna që mund të përdoret Apiguard në pranverë, nëse është e nevojshme , me kusht temperatura ditore të jetë 20 grad C. Timol, i cili është përbërës aktiv në Apiguard, nganjëherë mund të frenojë mbretëreshën për hedhjen e vezëve, për një periudhë të shkurtër. Mund të përdoret në temperaturë maksimale ditore 35°C. Prodhuesi pohon se Apiguard është i sigurt për pjelljet. Ndonëse të dhënat praktike tregojnë se fillimisht ato dëmtohen. Nga verifikimi u vrejt se, bletët kujdestare kishin hequr shumicën e larvave, dhe ishin në procesin e heqjes së pupave.

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!

Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: