Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Pyesni Mjekun Veteriner » Qeni im ka njolla tek sytë

Qeni im ka njolla tek sytë

Pershendetje , desha te pyes reth qenit qe kam i cili tek syte ka disa njolla ngjyre kafe qe krijohen nga syte qe i lotojne vazhdimisht. Qeni eshte i moshes 1 vjecare dhe rraca eshte Maltese.Shpesh i bien dhe dhe ere te keqe.Ju lutem me sqaroni c’fare mund te jete kjo dhe nese eshte problem per qenin apo jo ? faleminderit.

 

 

Dr Atalvin Zhiva

Përshëndetje. Problemi i pershkruar nga ju haset shpesh tek disa rraca te tilla si Shih Tzu, Cocker Spaniel , Maltese , Poodle ( mini apo loder) ndonjehere dhe Pug , Boston etj.

Lotimi i syrit , njollosja e pjesës së syrit , si dhe disa here shfaqja e nje ere të rëndë  e quajtur ndryshe dhe Epiphora , është një nga anomalitw që ne si veterinerë apo qoftë dhe specialistët veterinerë okulistë , nuk kanë mundur ta zhdukin plotësisht këtë si problem

 Epiphora shkaktohet kryesisht nga 2 arsye: nga irritimi i syrit si dhe nga abnormalitë e kullimit të lotëve.

 Disa rraca kanë qerpike dhe qime të gjata rreth syrit dhe megjithatë mund të mos kenë probleme . Por tek disa të tjera qimet mund të ngacmojnë kornean e syrit apo në disa raste qerpikët mund të rriten në drejtime të ndryshme jonormale

Arsye të tjera të problemeve mjekësore mund të jenë: Alergjite , irritimi nga tymrat  apo pluhrat .Kur këto janë arsyet mund të trajtohen nga mjeku veteriner ku ju coni qenin tuaj.

Në këto vende ku kemi rrjedhje të vazhdueshme të lotëve krijohet njolla me ngjyre te kafe  apo kafe të kuqërremte ( diskolorim i qimeve)  e cila duken më shumë tek qentë me gëzof të bardhë. Theksojmë se kjo nuk ka të bejë në asnjëmënyrë me papastërtinë  e qenit.

Era e rëndë që ju përmendni vjen si rezultat i lagështirës së vazhdueshme të qimeve dhe për rrjedhojë shtohen bakteret dhe infeksioni në këtë pjesë  duke shfaqur irritim të lëkurës , erë të keqe etj.

 Hapi i parë që do ju këshilloja është të shkoni tek mjeku veteriner ku coni qenin, për të bërë një egzaminim të hollësisshem të syrit për të bërë të mundur të gjendet shkaku kryesor i anomalisë.

 Duke qënë se syri është një pjesë shumë delikate , që kërkon një kujdes të vecantë për të ms e dëmtuar do të desha të sillja disa këshilla rreth pastrimit të syrit:

  • Para se të veproni vizitoni veterinerin për të marrë aprovimin e tij për të pastruar apo jo syrin .
  • Qimet rreth syrit ti shkurtoni herë pas here dhe ti mbani sa me të shkurtra që të jetë e mundur.
  • Pastroni këtë pjesë  c’do ditë 1-2 herë në ditë , për këtë këshillojmë disa piceta që gjenden në farmacitë humane për pastrimin e lotëve të syrit tek njeriu .
  • Disa antibiotikë që mund të jepen nga veterineri juaj mund të aplikohen si në sy , ashtu dhe në lëkurën e irrituar ( theksoj e dhënë nga veterineri pas vizitës)
  • Në pjesën e acaruar të lëkurës mund të përdorim një picitë me ujë të ngrohtë.

Gjithashtu edhe disa produkte që reduktojnë diskolorimin e qimeve rreth syrit ( lënien e njollave) të cilat mund të jenë të sukseshme disa here si psh :

  • Angel Eyes TM  , që ka në përbërje të tij  antibiotik , tylozine  dhe nuk rekomandohet të përdoret për një kohë të gjatë pasi mund të krijojë rezistence të bakterieve.
  • Missing Link® Nutritional Supplements : Një produkt i cili shitet dhe ofroheet në disa vënde të ndryshme të europës por këshillohet përdorimi i këtij produkti për një periudhë më shumë se 3-4 muaj  dhe pas kësaj periudhe mund të shohim ndryshimet.
  • Douxo Micellar Solution – Ky produkt ndihmon në largimin e erës dhe njollave pasi përdoret për një periudhë të gjatë .Përdoret duke u aplikuar mbi qimet dhe lëkurën e prekur. KY PRODKUT NUK PËRDORETN NË SY POR NË LËKURË.

Desha të theksoj se para se të provoni një nga format e sipërpërmenduara apo ndonjë menyrë apo formë tjetër, është shumë e rëndësishme që të jetë mjeku veteriner ai që të thotë fjalën vedimtare pas një egzaminimi të syve të qenit tuaj .

Përgatiti përgjigjen Dr Atalvin Zhiva


2 Komente

  1. Endrit Uka thotë:

    Pershendetje, Shfrytezoj rastin te ju pys per syrin e qenit tim, pas disa diteve qe syri i kullonte .. ne nje mengjes syri i majte i qenit tim ishe kaltersuar fare, pra ishte nje ngjyre e kalter e mbyllur dhe nuk e lente syrin te dukej fare vetem nganjehere kur qeni bente ndonje levizje te pazakont, mund ta shihnim ne qosh pjesen e syrit normale. A mund te me tregoni a mund te eliminohet kjo gje, dhe a mund te kete pasoja ju lutem.

Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: