Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » “Jo më të lehura”- Paisja që do të na lejojë të kuptojmë sesi mendojnë qentë !

“Jo më të lehura”- Paisja që do të na lejojë të kuptojmë sesi mendojnë qentë !

jo me lehje2Imagjinoni sikur qeni juaj te jetë në gjëndje të flasë?
Në Suedi një grup kërkuesesish, ” Shoqata e zbuluesëve Nordikë” nën slloganin ” Jo më të lehura” po punojnë që të sjellin programin i cili do të mund të bëjë të kuptueshme mendimet e qenve.
Edhe më parë janë bërë përpjekje për të gjetur rrugën e duhur për të kuptuar mikun më të mirë të njeriut, qenin. Por kësaj here duket se ky grup është më afër zbulimit që do të jetë një zbulim padiskutim i madh.
Ata shkruajnë: “Duke përdorur valët që lëshon truri do të kemi mundësi të zbërthejmë disa prej mendimeve, sigurisht këto valë ndryshojnë në rraca dhe qen të ndryshëm, por gjithsesi është e mundur të kapen disa prej mendimeve bazë”.
Grupi i punës po punon me programe të ndryshëm kompjuterike, duke përdorur sensoret EEG(elektroencefalografi), dhe mikrofona speciale.
Jo me lehjePër momentin ky program është vetëm në Anglisht por do të sillet dhe në gjuhë të tjera.
“Tani për tani kemi hasur disa pengesa, por shpresojmë se së shpejti do të jemi në gjëndje të vijmë me një program të kompletuar, por hej, kompjuteri i parë që u prodhua ishte një dështim, apo jo”- shkruan grupi i punës në faqen e tyre.

Sigurisht, kjo shpikje do të jetë një ndihmë e madhe dhe për Ne, Veterinerët në klinikat tona: Kush nuk do të dëshironte që pacienti ti tregojë se në cilën pjese të trupit ka dhimbje, apo përse nuk ndjehet mirë 🙂
Prandaj, ju urojmë suksese grupit të punës!

 

Nga revista elektronike Veterineret/Telegraf
Burimi informacionit: today.com


Na shkruani