Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Tularemia në Shqipëri dhe rajon

Tularemia në Shqipëri dhe rajon

Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare

Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar

Çfarë është Tularemia?

Tularemia, sëmundje ZOONOTIKE, e njohur dhe si  “ethja e lepurit”, është një sëmundje që shkaktohet nga një bakter i quajtur Francisella tularensis. Tularemia  tipike gjëndet vetëm tek kafshët, sidomos tek  brejtësit,  dhe disa lloje lepujsh, duke formuar vatra natyrore të saj.

Infeksioni i Tularemisë  ruhet në këto vatra të egra duke qarkulluar nga kafshët tek riqnat. Ajo herë pas here mund të prekë kafshët shtëpiake, sidomos dhëntë, dhe në disa raste  të veçanta dhe njerëzit, të cilët ose futen në vatrën natyrore ose konsumojnë produkte e ujë të kontaminuar. Njerëzit janë pika fundore e infeksionit të Tularemisë. Ajo nuk kalon asnjëherë nga njeriu tek njeriu ose nga njeriu tek kafsha.

Kliko për të lexuar : A ka patur dhe a ka Tularemi në vendin tonë?

Duke qënë se rastet e tularemisë duket se po vazhdojnë të hasen, forumi Mjekësia Veterinare Shqiptare sjell artikuj të ndryshëm me qëllim që ta rifreskojmë herë pas here këtë problem.

Duhet ti kushtojmë rëndësi dhe lëvizjes së kafshëve nga njëri territor në tjetrin dhe më konkretisht sjellim shembull rastin e dhurimit të një numëri dhensh nga Kosova për zonat e përmbytura.

Qëllimi i artikujve që ne sjellim është të tërheqim vazhdimisht vëmendjen e specialisteve për sëmundjet zoonotike si Tularemia e të tjera…

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë Profesorin Kristaq Bërxholi për artikujt profesionalë që sjell vazhdimisht për specialistat e fushës si dhe opinion e gjërë publik!

Materiale të tjera me interes:

TULAREMIA TEK NJERZIT

Nga tularemia,si sëmundje profesionale, janë të ekspozuar gjuetarët, mbarështuesit e kafshëve të egra, barinjtë e dhënve si dhe punonjësit e bujqësisë, punonjësit e laboratorëve si dhe mjekët veterinerë. Rastet kanë kryesisht karakter rajonal më shumë në vjeshtë , shumë në verën e hershme si pasojë e shtimit të aktivitetit të vektorëve ose gjatë gjithë vitit tek mbarështuesit e kafshëve të egra. Kryesisht preken të rriturit në moshën e periudhës aktive për punë.

Klikoni këtu për të lexuar të plotë materialin në pdf : TULAREMIA TEK NJERZIT

TULAREMIA NË KAFSHË

Tularemia është gjetur tek së paku 110 lloje të ndryshme kafshësh, 25 lloje zogjsh dhe disa lloje peshqish. Eshtë gjetur tek riqnat e gjinis Ixodes , Dermacentor, Haemophysalis spec.., etj, po kështu është parë tek tabanitet, tek morrat dhe tek mizat. Tek morrat , dhe pleshtat ato strehohen dhe transportohen.

Klikoni këtu për të lexuar të plotë materialin në pdf : TULAREMIA NË KAFSHË

Pa lejën e redaksisë ose autorit/autorëve të artikullit nuk lejohet ripublikimi i artikujve të revistës online “Mjekësia Veterinare Shqiptare” !


Na shkruani