Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Nga Dr Agim Nelaj:

Dr.Sejfi Vllamasi hierark i politikës dhe historisë së Shqipërië shekullit XX.

sejfi-vllamasi

U lind në Novoselë 1883 dhe ndroj jetë në Fier në vitin 1975(Në moshën 92 vjeçare). Ai bënë pjesë në polikanët me njohje më të plotë të historisë, filozofisë, sociologjisë dhe natyrës kontraverse të zhvillimeve politike të brëndëshme.Kjo fal kulturës së gjërë,edhe njohjes mirë të zhvillimeve politike në vëndet kryesore europiane.

Ai ishte intelektual me kulturë të gjërë të përgjithëshme.Për të kuptuar më mirë kulturën që zotronte është e mjaftueshme të lexohet libri “Ballafaqime politike në Shqipëri”. Ai zotronte dhe studionte në disa gjuhë si:Turqisht,osmanishte,serbokroatishte,

Bullgarisht ,greqisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht.

Dr.Sejfi Vllamasin e kam njohur personalisht në vitet 60 të shekullit të kaluar kur ai punonte si Mjek Veteriner ndonëse në moshë të thyer, në thertoren e Fierit. Në këto shkrime, ashtu si kam shkruar edhe për profesionist të tjerë të veterinarisë,jam ndalur për të evidentuar kontributin etyre si intelektual të kohës në fusha të tjera , jo profesionale. Një personalitet i shquar i kohës është dhe Sejfi vllamasi. Studiuesit e historisë dhe ngjarjeve të rëndësishme politike të kohës mbështeten në veprën e tij madhore”Ballafaqime politike në Shqipëri”Po të vresh me kujdes të dhënat historike të autorëve të tjerë,i referohen studimeve dhe vlersimeve të Vllamasit.Ata kanë bërë korigjimet enevojshme,së vlerësimet e sejfiut janë orgjinale, reale të panëshme.Ai vlerëson me realizëm edhe ata që kanë pasur marrëdhënie me te, dhe kundërshtarët.Prandaj pa mëdyshje mund të themi se ai ka lënë në politikë , një trashgimi me vlerë edhe për brezat që vijnë .Figura i Vllamasit na tregon rrugën ecjes së një populli,jeta tij përcjell gjithësesi një përvojë me vlera tepër aktuale.Ajo ndër të tjera na transmeton mesazhin shumë të rëndësishëm se intoleranca dhe antagonizmi i skajshëm midis forcave të ndryshme politike, pjellë anarkinë. I hap rrugën diktaturës dhe kërcënon pavarësinë e vëndit. Ai shkruan “Rrethanat e kanë dashur që qysh në vitin 1905 të merret me politikë aktive shqiptare dhe sidomos nga viti 1914 deri në vitin1924 ndodhet në pozit kyçe të organizatës “Krahu Kombëtar”.

Veçanërisht periudha 1920 -1924 ,në kohën e stabilizimit të shtetit shqiptar e të kristalizimimit të popullit shqiptar në një komb,ka qenë i zgjedhur deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të “Partisë Popullore”, që ishte partia e shumicës dhe anatar i kabinetit ministror Dua të shtoi se emri i këtij intelektuali dhe politikani të vjetër ndeshet në morinë e dokumentave arkivore të gjysmës së parë të shekullit XX. Ka mjaft të dhëna nga autor vëndas dhe të huaj nga burime arkivore , që si politikan her herë kanë patur edhe mendime kontradiktore , por të gjithë kanë një të përbashkët:Patriotizëm.. Pikërisht këto pozicione kyçe dhe qënia e vazhdueshme në brëndësi të ngjarjeve të të vogla ose të rëndësishme, fal dhe zgjuarsisë e aftësive individuale ivestigative i dhanë mundsi të njoh mirë ngjarjet, shkaqet e tyre dhe intrigat që janë lozur rreth tyre,,që për fat të keq kanë qënë të fshehura dhe t. mbyllura.Të gjitha këto nuk kanë qënë të botuara as në shtyp e as në arshivat e shtetit.Qëndrimi për një kohë relativisht të gjatë në shtete Europiane,njohja me politikëne kancelarive të tyre,i njohi më në thellësi edhe lojrat politike që bëheshin në shqipëri dhe nga politikanët shqiptar në raport me shtete të tjera.Gjithë këto ngjarje politike të para në dritën e momenteve kyçe historike mundën të dalin në dritë me vërtetësi nëpërmjet librit të Vllamasit me titull”Ballafaqimet politike në Shqipëri” Në libër më tej ai thekson se…Por ato në të njëjtën kohë më kanë imponuar edhe detyrën që t”ja trasmentroj brezit të ri ngjarjet e njërës prej periudhave më interesante të historisë sonë .Ti kuptoi brezi i ri, cilat kanë qenë skrificat ,abnegacionet , toleranca ashtu dhe egoizmi , ambiciet , pasionet dhe tradhtitë, si këto virtyte dhe vese kanë qënë në një përleshje të pamëshirëshme midis tyre dhe si lufa merr fund ,herë me triumfin e njërës palë dhe herë të palës trjetër.Ti kuptoj gabimet e bëra prej nesh për ti evituar vet në të arthmen dhe, me këtë rast të konstatoj se politika duhet të jete bazuar në arsye , ndershëmeri në tolerancë dhe njohje të mirë të shpirtit të popullit, të zakoneve dhe nevojave reale tën tij. Të bindet se se është nevojë e domozdoshme kultura e fituar nga shkolla e madhe e jetës praktike ,sepse nuk mjafton kultura libreske , e cila, pa të parën përfundonë në deziluzione të shpeshta dhe të tëmershme.Dhe më në fund të mësojë efektet e mira të masës të tolerancës , të modestisë dhe efektet e kqija të fanatizmës të çdo lloji pasioni dhe të mëmdjemadhësisë të cilat nga ana tjetër nuk pajtohen kursesi me shpirtine racës sonë”

Dr. Vllamasi, u lind në vitin 1983 në Novosel të Kolonjës. Mbaroi gjimnazin në Edrene(Adrenopojë), në një shkollë moderne për kohën. Midis profesoreve të zgjedhur ishte profesori i fizikës dhe kimisë, patrioti veteran Shahin Kolonja.Profesor Kolonja ishte qëndra më e rëndësishme e kohës për shpërndarje e librave dhe propagandës së gjuhës shqipe.Alfabetin shqip, Sejfiut ja ka mësuar ky patriot.Në vitin 1900 pas përfundimit të gjimnazit, vazhdon studimet e larta për veterinari në Stamboll .Këtu ai u njoh dhe me shumë patriot të tjerë që patën një influencë të rëndësishme në formimin e tij si atdhetar i devotshëm.Në vitin 1904 përfundon studimet. Dhe në korrik të vitit 1905 emrohet me detyrë veteriner në Manastir.Këtu ai u lidh me patriot të trjerë, duke u rradhitur në rrymën e patriotëve revolucionar demokrat, të cilët morën në dorë krijimin për këtë qëllim të një organizate të fshehtë.Ai bënë pjesë përkrahë patriotëveHalit Berzeshta,Fehmi zavalani Gjergj Qirjazi dhe Bajo topulli.Ai bënte pjesë në komitetin drejtues “ Për lirinë e shqipërisë” të krijuar në Manastir.Sejfiu është dalluar gjatë gjithë jetës së tij për ndjenja të forta atdhedashurie, prandaj ai është një nga pjesmarrësit aktiv të lëvizizjes kombtare. Në vitin 1919 shkon me mision vëzhgimi në Paris .Për të vëzhguar konferencën e paqes.Në kongresin e Lushnjës zgjidhet Senator, përfaqsues i Korçës .Zgjedhjet parlamentare të vitit 1921, e nxorrën deputet të kolonjës dhe në vitin 1923, emrohet Ministër i punëve Botore.Nga viti 1924 deri 1940 dhe zgjidhet antar i këshillit të shtetit. Nga mviti 1920 deri në vitin 1940 detyrhet të shkoj në Emigracion politik në Francë dhe Itali.Nëvitin 1940 ri kthehet në atdhe dhe zgjidhet antarë i Këshillit të shtetit. Në vitin 1947 deri në vitin 1956 vuan dënim politik në burgun e burrelit .Në vitin 1956 deri në vitin 1958 punon në Gosë të kavajës dhe nga viti 1958 deri në vitin 1967 në thertoren e fierit.Ku del në pension në moshën 84 vjeçë.Jeta profesionale përmblidheet :Veteriner Manastir në vitet10905 –1906,Punoi si mësues në shkollën e mesme veterinare në Stamboll,Ndërpret punën si arsimar dhe mbobilizohet në ushtrin osmane si kryveteriner i divizionit29.Më vonë punoi si veteriner në Shkoder dhe Kosovë.

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës

Këtë e pëlqejnë %d blogues: