Shpëtoi një mace të pastrehë në Kosovë. Doktoresha ushtarake rrezikon 1 vit burg!
Gazeta “The Guardian” : Dr Barbara Balanzoni është një ushtarake, e cila u detyrua të lejë shërbimin ushtarak që po kryente si Mjeke Oficere pranë forcave të NATO-s dhe të kthehet në punën e saj civile si Mjeke Anesteziste në Toskana, Itali.
Gjithashtu ajo rrezikon denimin minimal prej 1 viti burg.
Arsyeja e vetme ishte; “Ndihma qe ajo i dha një maceje te pastrehe duke i shpetuar jetën e saj në ambjentet e bazës ushtarake” . Ngjarja ka ndodhur në Maj të vitit 2012 në Kosovë. Kjo temë është diskutuar tashmë dhe në parlamentin Italian. Dr Balanzoni në një prej intervistave të saj thotë se nuk kishte si ta braktise macen e quajtur tashmë “Agata” .
Faktikisht ajo jetonte në bazën ushtarake tashmë. Doktoresha u njoftua për një mace që ishte në proces lindjeje por qe nuk mund të kryente lindje normale. Duke qënë se Mjeku Veteriner i bazës nuk ishte prezent, unë ndihmova duke asistuar lindjen e koteleve.
“Nëse unë nuk do të kisha ndihmuar sigurisht që macja do të kishte ngordhur” raporton Dr Balanzoni.
Burimi i informacionit:http://www.theguardian.com